AKTUALITET

Huaja për bizneset e mëdha i dha shtysën kryesore rritjes së kredisë në 2024

n.f Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2025, 15:59

Huaja për bizneset e mëdha i dha shtysën kryesore rritjes së

TIRANË- Financimi i bizneseve të mëdha i dha shtysën kryesore rritjes së kreditimit të ekonomisë shqiptare vitin e kaluar. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2024 portofoli i kredisë për biznesin e madh ishte në rritje vjetore me 27.7%, normë rritjeje afërsisht dy herë më e lartë se ajo e shënuar në pjesën e parë të vitit 2024.

Rritja e kredisë për biznesin e madh ishte gjithashtu dukshëm më e lartë se rritja mesatare prej 16% e kredisë për sektorin privat të ekonomisë vitin e kaluar. Zgjerimi i portofolit të biznesit të madh portofoli ka qenë i lartë, si në lekë ashtu edhe në valutë, por teksa në segmentin në lekë, rritja ka qenë e ngjashme me gjashtëmujorin e parë, ajo në valutë ka shfaqur një zgjerim tre herë më të forte, e ndikuar edhe nga ulja e kostos së kredisë në euro, në përgjigje të zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare.

Kredia për biznesin e madh po rritet me ritmet më të larta në më shumë se 15 vjet. Muajin e kaluar, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) kërkoi nga sektori bankar shqiptar një kujdes më të madh lidhur me ekspozimet te huamarrësit e mëdhenj. Në raportin e muajit janar për Shqipërinë, stafi i FMN-në e ilustronte këtë shqetësim me rezultatet e provave të rezistencës (stres-testeve).

Sipas FMN-së, një bankë tregtare në vend nuk do të përmbushte kërkesat minimale të kapitalit rregullator, në skenarin e falimentimit të huamarrësit më të madh të çdo banke. Në një skenar më të rënduar, që mbështetet në supozimin e falimentimit të dy huamarrësve më të mëdhenj, disa prej bankave të sektorit do të binin poshtë nivelit minimal të kërkuar të kapitalit rregullator.

Nga ana tjetër, kredia për biznesin e vogël shënoi një rritje mesatare prej 12% ose 4 pikë përqindje më shumë se gjashtë muaj më parë, ndërsa ajo për biznesin e mesëm shfaqi ngadalësim në 3.8%, si norma më e ulët e rritjes e tre viteve të fundit.

Këto dinamika brenda segmenteve të kredisë për biznesin kanë përcaktuar edhe zhvendosjen e strukturës së kredisë drejt biznesit të madh, i cili përfaqëson 53.7% të totalit, ose 5.4 pikë përqindje më shumë se një vit më parë.

Bankat kanë rritur financimin e bizneseve në të gjithë sektorët e ekonomisë, dhe rritja vjetore e portofolit është dyshifrore për të pesta kategoritë kryesore, por më e fortë ajo ka qenë për sektorin e hoteleri – turizmit. Zgjerimi vjetor i këtij portofoli me 25%, ishte 5 pikë përqindje më i lartë se norma e shënuar në periudhën paraardhëse.

Gjithashtu, përshpejtim të ndjeshëm shënoi edhe kredia për sektorin e industrisë dhe tregtisë me norma të larta rritjeje përkatësisht me 20% dhe 15.8%. Ndërkohë, kredia për sektorin e ndërtimit dhe për bujqësinë shënoi një rritje me mesatarisht 16.5% dhe 11.4%.

Sipas Bankës së Shqipërisë, këto zhvillime konfirmojnë se kërkesa e lartë për financim vjen nga bizneset e të gjithë sektorëve ekonomikë. Më e theksuar kjo kërkesë ka qenë për investime të lidhura si me sektorin energjetik- projekte për energjinë e rinovueshme; ashtu edhe me sektorin e hotelerisë, si dhe me sektorët që lidhen me hallka të tjera të zinxhirit ekonomik dhe që reflektojnë interesin e shtuar për turizëm në vendin tonë.

Në fund të vitit, shpërndarja sektoriale ka mbetur përgjithësisht e njëjtë me atë të qershorit 2024, ku sektori i tregtisë dominon portofolin me 43.8% të totalit, më pas renditet ai i industrisë që zë 20.8%, sektori i ndërtimeve dhe shërbimeve të tjera përfaqësojnë secili rreth 16.5% ndaj totalit, dhe sektori i bujqësisë me një peshë minimale prej 1.3%. Banka e Shqipërisë vlerëson se këto zhvillime janë në linjë me kontributin sektorial të tyre në rritjen e aktivitetit ekonomik në vend./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan