AKTUALITET

Humbi jetën duke punuar në guroren në Brataj, gjyshja dhe e ëma e Jurgen Veshit: Nuk besojmë për ngjarjen, na gënjyen! I kemi sytë me gjak dhe duam drejtësi

n.f Përditësimi i fundit 27 Maj 2024, 17:11
Humbi jetën duke punuar në guroren në Brataj, gjyshja dhe e
Jurgen Veshi

VLORË- Jurgen Veshi ishte vetëm 24-vjeç kur humbi jetën në vendin e punës në një gurore në fshatin Brataj. I riu bënte punë të rëndë në gurore për të mbajtur familjen me 6 anëtarë ndërsa humbi jetën tragjikisht pasditen e së martës së 22 majit, kur një masiv guri u shkëput nga mali dhe e zuri poshtë. 

Në lidhje me ngjarjen e rëndë kanë folur familjratët për emisionin me “Zemër të Hapur”. Në një intervistë ekskluzive në emisioni ” Me Zemër të Hapur” gjyshja dhe e ëma e të ndjerit kanë rrëfyer detaje për jetën e vështirë që kishte kaluar i riu. Gjyshja e tij shprehet se janë mosbesues ndaj deklaratave që janë bërë lidhur me vdekjen e Jurgenit, madje vëllai i tij është kthyer sërish në vendin e ngjarjes dhe ka fotografuar çdo gjë me detaje.

"I kemi syt me gjak për atë djal se është rritur me shumë sakrifica, por ne duam të vërtetën," shprehet gjyshja e Jurgenit.

Më tej edhe nëna e të ndjerit rrëfen me lot në sy dhe shumë dhimbje se si u braktis nga bashkëshorti i saj i parë (babai i Jurgenit). Ajo tregon se djalin e ka rritur me të afërmit e saj dhe që i vogël Jurgeni ka punuar për të ndihmuar familjen e tij.

"Ditën e fundit që e përcolla për në punë, mezi po prisja të kthehej. Ora kaloi dhe unë u bëra merak e thirra disa herë në telefon thotë ajo, por më pas më komunikuan se ndodhet në spital në Vlorë në gjendje kome," rrëfen e ëma e Jurgen Veshit.

Pjesë nga deklarata e gjyshes së Jurgen Veshit:


Ne nuk i besojmë deklaratev që janë dhënë, ai që e ka bërë të vij e të na thojë. Edhe nëse ishte gabim apo nëse dikush e ka bërë gabimisht. Ne nuk e pranojmë dhe nuk e besojmë atë që thuhet.
Djali i madh ka shkuar dhe ka bërë fotografi të gjitha, i ka bërë nga e para skemat foto sepse ne i kemi syt me gjak, ne duam drejtësi dhe të vërtetën. Jurgeni ka qenë një djal i rritur me shumë sakrifica e shumë i rregullt.

Pjesë nga deklarata e të ëmës së Jurgenit:


E kam rritur me shuëm halle, e kam rritur me njerkun. Babai i Jurgenit na ka braktisur, e kam rritur me njerëzit e mi, më pas erdha në Brataj. Këtu u martova sërish. Kushtet e vështira ekonomike e detyruan Jurgenin të dilte në punë çdo ditë, e të punonte shumë për të na blerë ilaçet. E përcolla në punë e po prisja orarin të vinte, atë dit u bëra merak se kaloi ora e pastaj mora vesh që është në gjendje kome në Vlorë në spital.

jurgen veshi gurore

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan