AKTUALITET

Humbi kontaktet me familjen, çfarë dihet për fatin e Olimbi Kapllanit?

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Maj 2026, 21:50
Humbi kontaktet me familjen, çfarë dihet për fatin e Olimbi

Në vitin 1999, familja Kapllani humbi çdo gjurmë të vajzës së tyre, Olimbi Kapllanit.  Ajo u largua me skaf drejt Italisë, së bashku me një djalë. Pak ditë më vonë, familja u përballe me një lajm tragjik: skafi ishte mbytur.

Nga ngjarja u gjet vetëm trupi i djalit, i cili u soll në portin e Vlorës. Arkivoli u vulos nga autoritetet dhe nuk u hap kurrë dhe që prej asaj dite, fati i Olimbi Kapllanit mbetet i panjohur.

Vitet kaluan, por misteri vetëm u thellua. Familja ka marrë shpesh informacione të shpërndara dhe të pakonfirmuara, dikush thotë se e ka parë në Berat, një tjetër pretendon se e ka parë në Itali, në shoqërinë e një personi të huaj, ndërsa një tjetër dëshmi e vendos në Athinë. Asnjë gjurmë nuk është verifikuar, por shpresa ka mbetur gjallë.

Sot, kunata e Olimbis kërkon sërish ndihmë, për hir të bashkëshortit të saj, vëllait të Olimbis  që pas më shumë se 25 vitesh ende kërkon motrën.

Sipas pretendimeve të familjes, para largimit, jeta e Olimbis nuk ka qenë e lehtë. Familjarët tregojnë se fillimisht nena e saj e kishte fejuar me një person, më pas fejesa u prish, dhe marrëdhëniet në shtëpi u tensionuan rëndë.

Po sipas pretendimeve të tyre, në vitin 1999, Olimbia u nxor fillimisht në rrugë dhe pastaj u shit nga nena për 30 mije leke.

Të afërmit kërkojnë informacion që mund të ndihmojë për ta mbyllur këtë plagë të hapur prej gati tri dekadash.

“E fejoi më përpara me një djalë në Tiranë, e ndau dhe e nxori në rrugë dhe e Shiti. U fejua në moshën 14-15 vjeç pa dëshirën e saj, sepse vendoste nëna. Olimbia ishte më e vogla nga të gjitha fëmijët.

Dhe me motrën tjetër po të njëjtën gjë ka bërë. Fejesën e prishi po e ëma. Vjehrri jeton, babai i Oimbisë thotë se nuk pata mundësi që ta merrja në shtëpi sepse ishte me njerkë dhe nuk donte që të merrte një fëmijë në shtëpi.

Djalin e mori në Vlorë, të fejuar ishin atje dhe jetonin me qera, qëndroi e fejuar rreth një vit. Dhe nëna e nxiti të ndahej. Nga sa më kanë treguar sepse nuk isha nuse ende në atë kohë në familje, siç më kanë thënë ishin një grup trafikantësh, me këtë çunin.. Nëna e shiti për 30 mijë lekë të vjetra për një thes miell”, treguar ajo.

Gjithashtu ajo ka rrëfyer momente tronditëse të asaj ngjarjeje të 30-31 dhjetorit të vitit 1999, ku ishin nisur drejt Italisë me gomone.

“Është nisur drejt Italisë me gomone, ishin dy gomone që trafikonin dhe këta e kanë marrë vesh në 2 janar të vitit 2000 kur u dha si lajm  që u mbytën dy gomone në Otranto. Një polic i thotë vjehrrit, të të rrojnë fëmijët që ke sepse janë mbytur.

Dhe pas një 1-2 ditësh u gjet trupi i djalit, arkivoli i atij djalit nuk u hap. Në gomone mund të kenë qenë rreth 15 persona tek njëra dhe 15 tek tjetra…Polici, vjehrrin e përcolli me këto fjalë, të të rrojnë fëmijët që ke sepse të tjerët janë mbytur. Vjehrra kishte shkuar dhe ata të djalit e kishin përzënë”, rrëfen kunata.

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 22 Maj21:47

Aksident me vdekje në Lezhë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë–Rrilë. Sipas raportimeve në medi...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?