Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep/ Policët fshihen nga kamera e Piranjave!
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...
Nga Paulin Vilajeti Mirëmbrëma. Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë dy vende që u pre...
Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Po...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Se çfarë po ndodh në Tiranë, është pak të quhet terror policor. Djem dhe vajza që janë rrahur barbarisht dhe d&eu...
Kongresmeni amerikan Jim McGovern ka reaguar me shqetësim për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë të nda...
Kur Edi Rama prezantoi Albana Koçiun si ministre të Brendshme, i kërkoi asaj publikisht që “të mos merrej me policinë”, duke nënkuptuar se për këtë punë ka aty Ilir Prodën.
Dhe deklarata e ministres së Brendshme, Koçiu, për “fundin e vrasjeve mafioze” pak muaj më vonë pas marrjes së detyrës nuk zgjati as sa një mbledhje komisioni.
Më 11 nëntor, ministrja shpalli me siguri se “në Shqipëri nuk ka më vrasje mafioze”, por vetëm pak minuta më pas plumbat në hyrje të aeroportit të Rinasit treguan të kundërtën.
Valë atentatesh ndërsa Policia flet për “siguri”
Teksa ministrja fliste në Kuvend, në një nga zonat më të mbrojtura të vendit u vra Gilmando Dani, ndërsa miku i tij ndërroi jetë pak ditë më vonë në spital. Autorët e maskuar u zhdukën, duke djegur automjetin në Fushë-Krujë dhe duke mos lënë gjurmë.
Por kjo nuk ishte ngjarja e vetme:
- 25 nëntor – Lushnjë: u qëllua drejt Julian Sulos (“Juli i Pashakos”), i cili u plagos lehtë. Autorët dogjën mjetin dhe armët.
- Kukës: një biznes u sulmua me armë nga persona ende të paidentifikuar.
- 15 nëntor – Kamëz: një shpërthim tritoli goditi biznesin e dy vëllezërve që sipas policisë ishin nën presion për gjobë të majme.
- 30 nëntor – Vlorë: tritol në banesën e familjes së Gentjan Zotos, një ngjarje e lidhur me përplasje mes grupeve kriminale, sipas të dhënave paraprake.
Vrasja mafioze e radhës erdhi mbrëmjen e së dielës 30 nëntor, në Elbasan, ku biznesmeni Edmond Hyka (Mondi Mëhalla) u ekzekutua sapo u fut në makinën e tij.
Autorët u larguan me një automjet të zi dhe shuan gjurmët në drejtim juglindjes.
Për të gjitha këto ngjarje, Policia e Shtetit ka përsëritur të njëjtën deklaratë standarde: “Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve”.
Ndryshojnë vendngjarjet e atentateve dhe emrat e viktimave, por ajo nuk ndryshon është Ilir Proda – nga drejtimi i Policisë së Shtetit.
Emërimi i Ilir Prodës në krye të Policisë së Shtetit është shoqëruar me akuza të forta nga mediat dhe opozita e vendit si emërim i influencuar nga grupet kriminale.
LEXO EDHE: Bandat e Durrësit e zgjodhën, Rama e miraton: Ilir Proda kreu i ri i Policisë së Shtetit
Menjëherë pas marrjes së detyrës ai mori disa vendime që ngritën dyshime të forta mbi drejtimin e policisë:
Emërimi i Ulian Shpatarakut në krye të Policisë së Korçës, ndonëse ishte një ish-efektiv i pezulluar më herët për çështje hetimore. Ky ishte preludi i parë se cila do ishte puna e Prodës si kryepolic i vendit.
Më pas nën drejtimin e Ilir Prodës u forcuan brenda radhëve të Policisë së Shtetit pozitat e personave të lidhur me çështje të dyshimta, gjë që minoi luftën ndaj krimit të organizuar. Janë me dhjetra rastet e operacioneve të dekonspiruara nga brenda redhëve të policisë, gjë kjo e deklaruar edhe publikisht në disa raste edhe nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Rasti më i fundit është oficeri i policisë së Prodës që i shërbente organizatës së Visit të Pojës, rast që u evidentua nga organet e sigurisë italiane të Breshias pak ditë më parë.
Këto veprime krijojnë ndjesinë se në krye të Policisë së Shtetit nuk është një drejtues i pavarur dhe operativ, por një figurë që mban pozicionin si “garant i sistemit”, jo si udhëheqës i luftës kundër krimit.
Kur krimi marshon lirshëm, policia duket e mpirë
Valët e atentateve dhe shpërthimeve, të kryera me autorë që zhduken brenda pak minutash, tregojnë:
- strukturat e hetimit nuk funksionojnë;
- informacioni operacional është i dobët;
- grupet kriminale lëvizin të pashqetësuar në zona strategjike të vendit.
Ndërkohë, institucioni që duhet të mbajë barrën e sigurisë — Policia e drejtuar nga Ilir Proda — jep pak prova se e kontrollon situatën.
Në terren, krimi bën kërdinë.
Në krye të Policisë së Shtetit, Ilir Proda shfaqet gjithnjë e më shumë si garant i s’dihet se kujt, sesa si kryepolic i vendit.
Çmimet e kafesë dhe kakaos po rriten me ritme të shpejta dhe dalëngadalë po e nxjerrin vendin tonë nga lista e destinacioneve ...
Edmond Hyka alias Mond Mëhalla, rezulton të jetë hetuar nga prokuroria dhe policia e Elbasanit për akuzën e “Pastrimit të ...
Personi që shihni në foto është biznesmeni Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka, i cili mbrëmjen e sotme u gjet i vdekur në auto...
Shëndeti dhe stili i jetesës së adoleshentëve të sotëm është shumë i rëndësishëm për të ...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet të jet&...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një autobus ka përplasur një person me biçikletë. ...
Një aksident raportohet në rrugën e “Kavajës” në Tiranës. Mësohet se një autobus është për...
Familjarë të binesmenit Mond Hyka i cili u ekzekutua me armë mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit kanë shkuar në vendin ...
Biznesmeni Edmond Mahalla u ekzekutua në automjetin e tij sapo ka dalë nga biznesi i tij mbrëmjen e sotme. Pista në të cilat po heto...
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin e regjistruar këtë të diel në Elbasan, ku u vra me ...