AKTUALITET

I dënuar përjetë për vrasjen e Devi Kasmit, dalin pamjet e arrestimit të Aurel Hoxhallarit në Rumani

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Gusht 2026, 17:49

I dënuar përjetë për vrasjen e Devi Kasmit, dalin pamjet e

Janë publikuar pamjet e arrestimit në Rumani të Aurel Hoxhallarit, i njohur edhe si Altin Hoxhallari, një prej personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare. 49-vjeçari ishte shpallur në kërkim prej vitit 2018 dhe është dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm nga GJKKO, për rolin si organizator dhe porositës i vrasjes së Devi Kasmit.

Hoxhallari u lokalizua dhe u arrestua nga autoritetet rumune në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar me Policinë e Shtetit. Ai pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare.

Vrasja e Devi Kasmit ndodhi më 29 janar 2018, në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë. Kasmi u qëllua me armë zjarri pranë banesës së tij, në një atentat të planifikuar dhe organizuar prej kohësh, sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme.

Si u organizua ekzekutimi

Sipas vendimit të GJKKO-së, rolin e ekzekutorit e kishte ish-komandoja grek Efthimios Eftimiu, i cili u dënua gjithashtu me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë, Elton Halipaj u konsiderua personi që siguroi mjetet e nevojshme për realizimin e atentatit, përfshirë furgonin e bardhë me të cilin autorët u larguan nga vendi i ngjarjes. Ai u dënua me 33 vite burgim.

Një prej provave kryesore në zbardhjen e vrasjes ishte ADN-ja e shtetasit grek, e gjetur në furgon. Hetuesit arritën më pas të gjurmonin edhe kontratën e shitjes së automjetit, e cila çoi në identifikimin e Halipajt.Sipas aktakuzës dhe vendimit të GJKKO-së të majit 2023, Aurel Hoxhallari kishte rolin e organizatorit dhe porositësit të vrasjes së Kasmit.

Ai u shpall fajtor për vrasje me paramendim për interes, të kryer në bashkëpunim dhe në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe për vepra të tjera penale që lidhen me armët, narkotikët dhe grupin kriminal.

Dënimi përfundimtar i bashkuar ndaj tij ishte burgim i përjetshëm. Në korrik 2024, GJKKO vendosi gjithashtu konfiskimin e disa pasurive të lidhura me Hoxhallarin dhe persona të tjerë të lidhur me të.

Ndërkohë, viktima e atentatit, Devi Kasmi, kishte precedentë kriminalë dhe dyshohej për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës. Pas vrasjes, në banesën e tij policia gjeti rreth 2.8 kilogramë kokainë dhe një armë zjarri.

Arrestimi i Hoxhallarit në Rumani i jep fund disa viteve arrati të një prej personave të dënuar me burgim të përjetshëm në dosjet e krimit të organizuar në Shqipëri.

 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

SOCIALE 6 Gusht17:27

Tre vite pa fondet IPARD në bujqësi

Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...