Një ditë më parë, Monika Lubonja zbuloi përmes një postimi në “Instagram” se ka bërë kallëzim kundrejt kompozitorit, Adrian Hila, për videot intime të publikuara në rrjet. Aktorja e ka denoncuar atë për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private.
I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, avokati Kujtim Cakrani u shpreh se me këtë denoncim, Adi Hila nuk rrezikon asgjë dhe nuk mund të dënohet me burg.
“Nuk rrezikon asgjë. Kjo akuzë që ajo ka ndërtuar dhe drejtuar Gjykatës së Dhomës Penale Tiranë, përbën kundravajtje penale. Që do të thotë që mund të dënohet me gjobë. Pra është vetëm dëmtim imazhi, zonja mund t’a kishte ndjekur këtë edhe në çështje civile për të kërkuar një dëmshpërblim moral. Kjo pasi është dëmtuar imazhi i saj. Ai mund të dënohet pas 10 vitesh kur të përfundojë procesi gjyqësor me një gjobë, deri në 3 milionë lekë, por nuk ka faj penal që të rrezikojë burg”, tha avokati.
Sipas Cakranit, Adi Hila që në vitin 2025 ka hapur një rrjet të vetin ku ka publikuar video të shkurtra intime me pagesë.
“E thashë këtë për të kuptuar që të gjithë ne mos të na bëjnë për budallenj. Ai e ka ditur shumë mirë që po regjistrohej, ka bërë prerje të atyre videove për arsye përfitimi. Askush nuk ia ka vjedhur, ai ka të gjithë të drejtën e tij të mbrohet, dhe do bëjë çdo gjë të mbrohet, por ne që jemi brenda këtij sistemi e dimë se si funksionon. Ai duhet të hetohet në bashkëpunim. Ai që ka bërë regjistrimet, prerjet. Kush janë bashkëpunëtorët, duhet ta gjejë Prokuroria.
Problemi qëndron se ai e ka ditur shumë mirë se çfarë ka ndodhur. Kjo është e organizuar dhe është shpërndarë në site të faqeve pornografike, janë shitur me para. I ka shitur për përfitime. Nuk parashikohet asnjë ditë me burg, mbase nuk është ky qëllimi, por problemi është se duhet hetuar se kush kanë qenë personat që e kanë ndihmuar, kush ka patur dijeni”, tha avokati.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
7 Tetor15:15
I akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar paraqitet sërish në SPAK
Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, është paraqitur sërish sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). M&eum...
AKTUALITET
7 Tetor14:10
Dy aksidente brenda pak minutash në autostradën Lushnje-Fier, një i plagosur rëndë
Dy aksidente kanë ndodhur njëkohësisht në autostradën Lushnje-Fier. Një automjet tip “Ford” që udhëtonte n&e...
AKTUALITET
7 Tetor13:44
Shoqata e të zgjedhurve vendorë i drejtohet KE: Ndaloni ndryshimin e njëanshëm të kufijve të bashkive
Shoqata e të zgjedhurve vendorë i ka drejtuar një letër Këshillit të Europës dhe Kongresit të Autoriteteve Vendore, duke...
AKTUALITET
7 Tetor13:32
Shiste kokainë dhe kanabis pranë shkollave, arrestohet 27-vjeçari në Librazhd
Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pa...
AKTUALITET
7 Tetor13:14
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës
Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia. Dyshohet se i ka vjedhur me dhunë varëset e floririt 2 shtetasve në rrugë.
...
AKTUALITET
7 Tetor12:58
Alibia e Ulian Shpatarakut/ Nuk e njoh Ergys Agasin, e mora në rrugë, se më bëri…
Ulian Shpataraku, një ish-drejtues i lartë i Policisë, i cili u arrestua në drejtimin e mjetit ku udhëtonte, Ergys Agasi, thotë se...
AKTUALITET
7 Tetor12:51
Videot intime me artistet, tjetër kallëzim për Adi Hilën. Akuzë e re për kompozitorin, dëmtoi hard-diskun e sekuestruar si prove materiale
Një prej grave që shfaqej në videot intime të publikuara ditët e fundit ka ngritur padi në Gjykatën e Tiranës kundë...
AKTUALITET
7 Tetor12:15
Itali/ Vdekja e shqiptarit pas një aksidenti në punë, nisin hetimet për vrasje nga pakujdesia
Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella të Riminit. Mediat italiane shkruajn&e...
AKTUALITET
7 Tetor11:54
“Na kanë mbyllur rrugën e shtëpisë”/ Skandali në Shijak, toka rezulton shtetërore, por familjet nuk lejohen të kalojnë
Disa familje në Shijak prej vitesh pretendojnë se janë lënë pa rrugë për të shkuar në banesat e tyre.
Sipas denonc...