Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që u raportua këtë të premte ku një 12-vjeçar është dhunuar jashtë ambienteve të shkollës nga një grup djemsh dhe videot e të miturit janë publikuar në rrjetin social TikTok.
Prindërit e djalit të mitur të ftuar në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, kanë treguar se si zbuluan dhunën barbare që i biri përjetonte nga disa adoleshentë. Sipas tyre, ata që rrahin fëmijën e tyre janë të moshës 16-18 vjeç. Denoncimi i prindërve në polici nuk ka dhënë rezultat, pasi Prokuroria ka pushuar çështjen me motivin se dhunuesit janë nën moshë dhe nuk mund të mbajnë përgjegjësi ligjore.
Nëna e 12-vjeçarit ka rrëfyer se i biri është dhunuar edhe herë të tjera, por sipas tij, adoleshentët e kanë kërcënuar që të mos tregonin. Sipas saj, dhuna ndaj të birit ka qenë e vazhdueshme, ndërsa ata duken të pafuqishëm për ta ndaluar.
Nëna e 12-vjeçarit: Mesazhe kërcënuese në telefonin e djalit
Prindërit flasin për kërcënimet që merr i biri në telefon përmes mesazheve.
“Djali që kur u rrah në mënyrë barbare nga 5-6 vetë, nuk është në gjendje të mirë. Ky grup e ka rrahur besoj më shumë se njëherë. Djali nuk tregonte, sepse e kërcënonin. Më përpara se të ndodhte ngjarja, djali ka thyer këmbën në orën e fiskulturës. Këta djem pretendojnë se i ka sharë. Arsyeja e vërtetë ka qenë se ata djem kërkonin lekë nga 10 mijë lekë për secilin, ku do i gjenim ne këta lekë. Ne kemi gjetur mesazhe të tilla. Ata djem janë problematikë në lagje e në shkollë.
Jam e zhgënjyer nga Prokuroria. Unë jetën e djalit tim nuk e kam të sigurt, sepse ata djem çdo pasdite vijnë si grup. Policia ka vepruar mirë, jam e zhgënjyer nga Prokuroria. Drejtoresha dhe zv/drejtoresha na janë gjendur pranë, sepse kemi pësuar traumë. Asnjë prind i dhunuesve nuk ishte në mbledhje, edhe pse u kërkua. Kërcënimet kanë vazhduar nëpërmjet mesazheve te celulari i djalit”, tregoi nëna e të miturit.
Babai: Djali erdhi në shtëpi me shenja dhe u mbyll në tualet
Babai i 12-vjeçarit të dhunuar barbarisht tregon si e zbuloi ngjarje: “Ne e mësuam ngjarjen vonë. Djali erdhi në shtëpi i enjtur, ishte me shenja gjithandej dhe ishte mbyllur në tualet. Na e tregoi vajza. Kur i thamë se çfarë ke, djali edhe nuk tregoi. Vajza i gjeti video në Tik Tok, ku shihej se rrihej në mënyrë barbare. Ne bëmë denoncim dhe pritëm sa pritëm dhe çështja është pushuar. Janë 6-7 djem që e rrahin djalin. Njëri nga dhunuesit është mbi 18 vjeç. Ai e ka grushtuar më shumë. Aty ka pasur edhe sende të forta. Shumica e atyre djemve janë në shkollë, janë më të rritur, janë në klasa të larta.”
Videot e dhunës janë të rënda madje prindërit e 12 vjeçarit rrëfejnë se djali i tyre ka probleme shëndetesore nga kjo dhunë.
Eraldo Nevruzi VLORA- Trupi i pajetë e Eraldo Nevruzit është dërguar për në morgun e Spitalit Rajonal të Vlorës tek...
Foto ilustruese GREQI- Autoritetet greke kanë vënë në pranga një 30-vjeçar shqiptar. Mësohet se arrestimi i t&eum...
Aksidenti ELBASAN- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin Elbasan-Cërrik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur m...
Foto ilustruese BELGJIKË- Një 23-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet belge. Raportohet se&n...
Foto ilustruese TIRANË- Inspektimi në tregje të ndryshme nga ana e Inspektorateve duket se në disa raste kufizohet edhe nga aspekte ele...
Në Ekuador, vrasjet u rritën tetëfish midis 2018 dhe 2023. Huffington Post shkruan se autorët pothuajse nuk sillen para drejtësis&eum...
foto ilustruese TIRANË- Arrestohet dhe ekstradohet nga Italia një shqiptar i shpallur në kërkim. Mësohet se Armando Sulaj &eu...
foto ilustruese TIRANË- Një skandal ka ndodhur lidhur me tenderin e trajtimit të mbetjeve të rrezikshme spitalore në spitalin e Be...
foto ilustruese DHËRMI- Arrestohen dy turistë anglezë në Dhërmi. Mësohet se gjatë kontrollit u janë gjetur doz...
Dritan Dajti TIRANË- Gjykata e Lartë ditën e sotme ka marrë vendimin për rrëzimin e kërkesës së Dritan Dajtit...