Video tronditëse/ Ishin në lokal, ‘’Shqiponjat’’ futen brenda dhe dhunojnë avokatin Altin Goxhaj dhe analistin Shpend Gashi
Pamje nga një incident në qendër të Tiranës tregojnë efektivë të forcave “Shqiponja” duke hyrë në...
Pamje nga një incident në qendër të Tiranës tregojnë efektivë të forcave “Shqiponja” duke hyrë në...
Sipas informacioneve paraprake, momentet e tensionit janë shoqëruar me ndërhyrjen e efektivëve të policisë, të cilët kan...
Protestuesit janë zhvendosur tashmë pranë Komisariatit numër 3 në Tiranë. Zona është kthyer në një fushë ...
Sheqeri ishte një nga figurat më të ekspozuara që iu përgjigjën urdhrit të Ramës për çlirimin e hapës...
Protesta në Tiranë është përshkallëzuar sërish, këtë herë pranë Kryeministrisë. Protestuesit kan&...
Ish-ministri socialist Arben Malaj mendon se Partia Socialiste duhet t’i heqë Edi Ramës shumicën prej 83 mandatesh në Kuvend, pasi s...
Një telefonatë që paralajmëronte praninë e mundshme e personave të armatosur mes protestuesve ka qenë arsyeja e angazhimit ...
Protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të Partisë Socialiste duke thyer xhamin e derës kryesore të selisë. ...
Një protestues deklaroi se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha duhet të largohen, duke i akuzuar se bashkëpunojnë ba...
Profesori i njohur amerikan i ekonomisë, Steve Hanke, ka reaguar lidhur me revoltën studentore në Shqipëri, duke bërë thirrje t&...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, ka dënuar ashpër sulmin ndaj Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë, ku sipas tij, 10 punonjës policie mbetën të plagosur pas përdorimit të bombave molotov, lëndëve piroteknike, gurëve dhe sendeve të forta.
Ai theksoi se 10 punonjësit e plagosur nuk kishin qenë të angazhuar në veprimet policore gjatë ditëve të mëparshme të protestave, por po kryenin detyrën për ruajtjen dhe sigurinë e komisariatit. Sipas kreut të Policisë së Shtetit, nga sulmi u rrezikua jo vetëm jeta e efektivëve, por edhe siguria e personave të shoqëruar që ndodheshin brenda ambienteve të komisariatit.
“Dua të jem shumë i qartë për të gjithë se sulmi ndaj një komisariati policie nuk është protestë. Goditja e punonjësve të Policisë me bomba molotov dhe mjete të tjera të rrezikshme është dhunë e rëndë, e cila dënohet nga ligji dhe nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë”, deklaroi Hita.
Drejtori i Policisë bëri të ditur se edhe gjatë ditës janë regjistruar sulme të tjera ndaj efektivëve, ku janë përdorur gurë, lëndë piroteknike, sfera metalike dhe bomba molotov, duke shkaktuar plagosjen e disa punonjësve të tjerë. Ai tha se prej gjashtë ditësh strukturat e Policisë së Shtetit po përballen me akte të përsëritura dhune gjatë ushtrimit të detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Hita paralajmëroi se policia po punon për identifikimin e personave të përfshirë në këto ngjarje, dokumentimin e veprimeve të tyre dhe referimin e provave pranë organeve të drejtësisë.
“Çdo person për të cilin provohet përgjegjësia penale do të përballet me pasojat që parashikon ligji”, u shpreh ai.
Kreu i Policisë së Shtetit nënvizoi se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është e garantuar me Kushtetutë dhe se policia ka detyrimin ta mbrojë atë. Megjithatë, ai theksoi se kjo e drejtë nuk mund të përdoret për të justifikuar sulmet ndaj efektivëve apo dëmtimin e pronës publike dhe private.
Hita bëri të ditur se ka udhëzuar të gjitha strukturat policore të vijojnë detyrën me profesionalizëm, vetëpërmbajtje dhe vendosmëri, duke respektuar ligjin, procedurat standarde dhe parimin e proporcionalitetit. Një apel të veçantë ai u drejtoi qytetarëve që marrin pjesë në protesta paqësore, duke u kërkuar të distancohen nga personat që përdorin dhunën.
“Policia e Shtetit nuk është kundërshtare e qytetarëve. Ajo është në shërbim të tyre. Nuk duhet dhe nuk mund të krijohet një klimë armiqësie ndërmjet qytetarëve dhe punonjësve të Policisë”, deklaroi Hita.
Një peticion i nisur nga një grup pedagogësh, në reagim ndaj dhunës së raportuar gjatë protestave studentore, ka mbledhur der...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka shprehur shqetësim serioz për dhunën policore ndaj protestuesve në Tiranë, veçanëri...
Shkrimtarja e njohur shqiptare Lea Ypi ka reaguar për protestën masive të studentëve në Tiranë, që ka hyrë në dit&e...
Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në rrugën "Mine Peza" në Tiranë, ku sipas denoncimit të bërë publik ng...
Sopranoja e njohur Inva Mula ka reaguar në lidhje me protestën masive në Tiranë. Inva Mula shprehet se duhet që të reagojnë i...
Momente të tensionuara janë regjistruar në rrugën "Mine Peza", pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, ku një efektiv polici...
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama ...
Vijojnë përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë në qendër të kryeqytetit. Policia ka përdorur në më...
Një situatë e paprecedentë ka ndodhur gjatë protestës në Tiranë, ku policia ka hedhur gaz lotsjellës në ambienetet ...
Situata në sheshin "Skënderbej" është tensionuar, ku policia ka hedhur sasi të mëdha gazi lotsjellës në drejtim të ...