
Mbrëmjen e djeshme, një 29-vjeçar është paraqitur në urgjencën e spitalit të Korçës me dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.
Sipas informacioneve të konfirmuara nga policia, mësohet se i riu është dhunuar rreth 13 ditë më parë në qytetin e Kalkidhës, në Greqi, nga efektivë të policisë greke.
Burime bëjnë me dije se 29-vjeçari, banues në Maliq, është ndaluar dhe më pas dhunuar, pasi është ngatërruar si autor i një vepre penale. Pas verifikimeve të kryera nga autoritetet greke, ai ka rezultuar i pafajshëm.
I riu, i identifikuar si Maldin Maxhari, ka bërë kallëzim pranë policisë greke për dhunën e ushtruar ndaj tij. Më pas, ai është dëbuar nga territori grek dhe është kthyer në Shqipëri përmes pikës kufitare të Kakavijës.
Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe dëmtimeve të marra, ai është paraqitur në spitalin e Korçës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Dyshohet se 29-vjeçari ka pësuar dëmtime në brinjë dhe në shpretkë.
Ndërkohë, policia e juglindjes ka marrë deklarimet e të riut, ndërsa pritet të përcaktohen procedurat që do të ndiqen më tej, duke qenë se ngjarja ka ndodhur jashtë territorit shqiptar.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
13 Qershor08:12
Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe vranë...
AKTUALITET
12 Qershor22:30
"Rama jepe dorëheqjen’, të rinjtë e kthejnë koncertin e Ylli Limanit në protestë kundër qeverisë
Një koncert i zhvilluar mbrëmjen e sotme në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës me këngëtarin Ylli Limani, ësht&e...
AKTUALITET
12 Qershor21:57
“Shqipëria është e jona”/ Vijon marshimi i mijëra protestuesve në Tiranë: O Erion o legen, prite Ramën se po vjen
Qyetarët po vijojnë marshimin e tyre kilometrik në Tiranë, ndërsa kanë përsëritur thirrjen: “O Erion o legen, prit...
AKTUALITET
12 Qershor21:09
FOTO-LAJM/ Një krevat bosh me flamurin kuqezi, simbolika e fortë te dyert e kryeministrisë
Protesta qytetare kundër kryeministrit Edi Rama është e mbushur edhe me elementë të fuqishëm simbolikë.
Sot protestuesit sol...
AKTUALITET
12 Qershor21:01
Përfundojë fjalimet para kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin
Pas mbylljes së fjalimeve protestuesit kanë nisur marshmin ashtu siç kanë bërë gjatë këtyre gjatë 12-ditëve....
AKTUALITET
12 Qershor20:27
VIDEO/ Grupi i motoristëve italianë “Free Chapter”, i bashkohen tubimit kundër Ramës. Duartrokiten nga protestuesit
Në tubimin e 13-të në kryeqytet shqiptarët kërkojnë largimin e kryeministrit, ndërsa shprehen të vendosur se do të ...
AKTUALITET
12 Qershor20:36
Plagosje me thikë në Vlorë-Skelë, një person përfundon në spital
Një konflikt me motive ende të paqarta ka ndodhur në Vlorë-Skelë që ka rezultuar në plagosjen me mjet prerës të...
AKTUALITET
12 Qershor20:21
Florjan Binaj: Rama tentoi të na përçajë me mitingun e tij! Ne protestojmë edhe për administratën
Aktori dhe aktivisti i njohur, Florjan Binaj, ka mbajtur një fjalim mjaft të fuqishëm dhe elektrizues përpara mijëra protestuesve t&eum...