Protesta masive në Francë, afro 1 mijë të arrestuar pas përplasjeve me policinë
Franca është përfshirë nga një tjetër valë protestash masive kundër shtrenjtimit të jetesës dhe kushteve t&e...
Franca është përfshirë nga një tjetër valë protestash masive kundër shtrenjtimit të jetesës dhe kushteve t&e...
Studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas tubimit të djes...
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka denoncuar publikisht presione të dyshuara të policisë n...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar shpërbërjen e strukturave policore “Shqiponjat” dhe RENEA, si dhe n...
Italia mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kryeministrja Giorgia Meloni po shqyrton mundësinë e dorëheq...
Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi i është bashkuar reagimeve të shumta publike pas ngjarjes së ndodhur gjatë protestës...
Revista gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar vëmendje protestave në Shqipëri, duke i përfshirë ato në një panor...
Një goditje, dy hapa dhe më pas rrëzimi në tokë. Kështu e përshkruan Erjon Vishkulli momentin kur u plagos në sy nga n...
Kryeministri Edi Rama vijon të fajësojë Sali Berishën dhe Partinë Demokratike si nxitës dhe organizatorë të protestave...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka publikuar një raport shqetësues mbi sulmet dhe incidentet ndaj gazetarëve ...

Një pamje e pazakontë dhe thellësisht frymëzuese na erdhi nga qyteti i Prrenjasit, ku një qytetar i vetëm mori guximin të ngrihet në protestë, ndërkohë që bashkëqytetarët e tij e vëzhgonin të qetë nga kafenetë. Eduard Shebeku, një qytetar që e siguron jetesën përmes punës në ndërtim dhe me origjinë nga fshati Nënmoj, doli i vetëm në shesh për të kërkuar reagim qytetar ndaj problematikave të përditshme.
Gjatë fjalimit të tij në sheshin e zbrazët, protestuesi ironizoi heshtjen e njerëzve, duke theksuar me keqardhje se me sa duket ata nuk paskan halle.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me moderatorin Flavio Qarri në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv, Shebeku shpjegoi se nisma për këtë protestë nisi si një ide e përbashkët me dy miqtë e tij nga Pogradeci, aktivistin Arbër Male dhe gazetarin Armand Braho. Pavarësisht se ai e priste që qytetarët e Prrenjasit të ishin të ndrydhur për shkak të presioneve, ai vendosi të mos hiqte dorë. Edhe pse lokalet ishin plot dhe pas tij vëzhgonin eksponentë të partisë në pushtet, asgjë nuk e ndali të mbante fjalën e tij deri në fund.
Ky veprim ka ngjallur interes të gjerë, ndërkohë që vala e protestave po vijon të shtrihet edhe në qytete të tjera të rajonit juglindor, si Pogradeci dhe Korça.
Flavio Qarri: Sapo transmetuam të plotë protestën e Prrenjasit dhe më besoni pavarësisht pamjes së shkretë dhe të një individi të vetëm, nuk e di pse mua ajo ma jep një lloj entuziazmi. Ai qytetari aty quhej Eduard Shebeku është me ne në këto momente nëpërmjet një lidhje video.
Eduard Shebeku: Unë jam me origjinë nga një fshat i Prrenjasit që ndodhet midis Quksit dhe Pishkashit, quhet Nënmoj.
Flavio Qarri: Pse vendose ta organizosh atë protestë? A kishe komunikuar me dikë?
Eduard Shebeku: Atëherë, unë bashkë me dy miqtë e mi që dua t'i përshëndes nga ky rast për ndihmën që më kanë dhënë në realizimin e asaj proteste. I pari është Arbër Male, aktivist i shoqërisë civile këtu në Pogradec, po ashtu dhe këshilltar i pavarur i Bashkisë Pogradec, dhe Armand Braho, një gazetar profesionist për mua.
Neve jemi organizatorë të protestës këtu në Pogradec, dhe nisur si në formë shakaje, që do shkojmë ta organizojmë në Prrenjas. Megjithatë unë e mbajta fjalën me ata djemtë. Pak a shumë unë e prisja rezultatin. E prisja rezultatin se e di se sa i ndrydhur, sa i vuajtur është ai popull aty. Por thashë pse jo, të shkojmë në qytetin tim dhe ta organizojmë. Qoftë sikur do jetë 1, 5, 10 apo 15. Në fakt për ironi, lokalet aty përballë ishin plot. Edhe askush nuk ngrihej nga kafja të vinte, po t'i bësh re mbrapa shpinës time aty ka qenë sekretari organizativ i Partisë Socialiste, ai tipi me atë blunë, që bënte me duar kështu.
Po ne nuk u ndikuam fare nga ajo. Dhe në një moment që do t'i mbyllnim pajisjet, mua mu kujtua Vilson Blloshmi dhe Genc Leka dhe thashë: 'Jo. Unë nuk do t'i lë ata të shuhen kështu, do dal t'i them dy fjalë', dhe kështu filloi, çdo gjë doli.
Flavio Qarri: Çfarë ndodhi më pas, a pate komente nga banorë aty, apo pati kuriozitet?
Eduard Shebeku: Kisha shumë mesazhe. Kisha mesazhe dhe nga ashtu miq që kishin katër a pesë vjet që s'më kishin kujtuar. U çmalla dhe me ta. Se duhet të bësh diçka që të të kujtojnë njerëzit. Çdo gjë ka qenë mirë, nuk është se kemi pasur probleme apo ndonjë gjë shqetësuese.
Por populli duhet të reagojë, njerëzit duhet të ngrihen, pavarësisht presioneve dhe çdo gjëje tjetër, njerëzit duhet të ngrihen, të reagojnë. Unë punoj në ndërtim, nuk jam as agjent nga Irani, as nga Greqia, as nga Serbia, ku di unë se çfarë thotë kryeministri jonë. Unë jam qytetar i thjeshtë i asaj ane. Dhe e ndjeva të arsyeshme që duhet dikush të reagojë.
Flavio Qarri: Po, ndërkohë, duket sikur epiqendra e protestave për qarkun ka qenë Korça. E cila ka pasur një goxha paraqitje në shesh. Nuk e di në Pogradec çfarë ka ndodhur në këto dy javësh?
Eduard Shebeku: Në Pogradec kemi organizuar dy protesta. Shumë shpejt kemi dhe protestën e tretë...
Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar autorët dhe i ka sh...
Një aksident i rëndë detar është regjistruar mbrëmjen e sotme në Gjirin e Ksamilit, ku sipas informacioneve paraprake nj&eu...
Dy shtetase kolumbiane kanë rënë në prangat e Policisë së Fierit për prostitucion. Bëhet fjalë për shtetaset...
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e së hënës në zonën e Repsit, në Mird...
Sot mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin sot i nënshtrohen testit të Matematikës. Ky është provimi i tret&eu...
Sot zhvillohet seanca e parë e gjyqit në themel për kryebashkiakun Erion Veliaj në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO). ...
Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 37-vjeçarit, i cili dyshohet se u mbyt ditën e djeshme në Liqenin e Ulzës...
Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër dhe neonatolog, Edi Tushe. Lajmi i trishtë &eum...
Një apartament në katin e tetë të një pallati në lagjen "Pavarësia" në Vlorë është përfshirë ...
Tenderi me vlerë rreth 3.9 milionë euro për modernizimin e infrastrukturës IT të Doganave është ankimuar së fundmi n&e...