SPAK i zbuloi dy vila luksoze, si justifikohej Balluku kur nisi hetimi: Nuk kam as 300 as 3 apartamente!
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka sekuestruar dy vila luksoze në jug të vendit ish z&eu...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka sekuestruar dy vila luksoze në jug të vendit ish z&eu...
Mëngjesi i 11 shtatorit 2001 ishte i kthjellët në New York City. Në orën 8:46 të mëngjesit, Fluturimi 11 i A...
Këtë të premte, qytetarët do të mblidhen sërish në sheshin përpara Kryeministrisë, ndërsa shënojnë...
Dy reparte ushtarake, konkretisht ai 3001 dhe 1001 kanë një plan investimesh prej 25.7 miliardë lekësh ose 271 milionë eurosh nga bux...
Shqipëria po humbet popullsi dhe veçanërisht të rinj, por tkurrja e kësaj grup-moshe nuk po shoqërohet me një lehtës...
Një banor nga fshati Geghysen i Tropojës ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në fshatin e tij që e lidh atë m...
Nëntë familje në Vorarlberg, Austri u përballën me një situatë kaotike pas kthimit nga pushimet, pasi banesat e tyre ishin gr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar rikthimin e tij në Shtetet e Bashkuara si një goditje ndaj asaj që ai e qua...
Banorë të zonës së Durrësit të Ri, e njohur ndryshe si Ish-Këneta, kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Durr&eu...
Drejtor sportiv i AC Milan për dy vjet, deri në majin e kaluar, ish-sulmuesi i kombëtares Igli Tare dyshohet për pastrim parash në Shqi...

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjat News për një 30-vjeçar të zhdukur, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e një përroi më 9 janar në Klos, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Familjarët pretendojnë se policia nuk po kryen detyrën që i takon, ka neglizhuar rastin dhe ka ndërprerë kërkimet, duke i lënë të vetëm në përpjekjet për ta gjetur.
Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë nga Jurgen Karaj i zhdukur prej 3 ditësh. Kërkimet sipas tyre po bëhen vetëm prej familjarëve dhe jo nga autoritetet përgjegjëse që natyrisht kanë mjetet e nevojshme në dispozicion dhe polumbarë.
Familjarët thonë se deri të dielën, kërkimet kanë qenë intensive nga autoritetet, por më pas kanë ndaluar. Ata bëjnë apel për gjetjen e trupit të të dashurit të tyre.
"...Përshëndetje, jam familjari i Jurgen Karajt. Po ju shkruaj në emër të vëllait dhe babait të Jurgenit Nuk është normale që vëllai i Jurgenit të dalë vetë për të kërkuar trupin e të vëllait në një gjendje të rëndë psikologjike..."
Edhe pse Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaronte një ditë më parë se vijojnë kërkimet ‘intensive’, fati i të riu vijon të jetë mister.
30-vjeçari, dyshohet se u mor nga rrjedha e përroit të fshatit Dars në Klos dhe ka përfunduar në lumin Mat. Ai ishte duke udhëtuar me një mjet tip “Audi” me drejtues 24 vjeçarin Andi Losha, kur ky i fundit humbi kontrollin dhe ranë në përrua.
Karaj dyshohet të jetë marrë nga rrjedha, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij. Ndërkohë Andi Losha u arrestua nga policia, pasi dyshohet se nuk e ka ndihmuar 30-vjeçarin.
Denoncimi:
“Përshëndetje, jam familjari i Jurgen Karajt. Po ju shkruaj në emër të vëllait dhe babait të Jurgenit. Deri dje kërkimet kanë qenë masive, ndërsa sot kanë kërkuar vetëm familjarët dhe disa persona që duken jo aq të interesuar. Nuk është normale që vëllai i Jurgenit të dalë vetë për të kërkuar trupin e të vëllait në një gjendje të rëndë psikologjike.
Kemi marrë vesh se po bëhen padrejtësi dhe shkelje me ligjin dhe duket që situata është e korruptuar. Do t’ju bashkëngjis edhe një video që tregon se nuk ka asnjë person në kërkim dhe të gjithë sillen të painteresuar, thjesht duke qëndruar larg. Ju lutem, kërkojmë ndihmën tuaj për drejtësi. Faleminderit.”

Gazetari Artan Hoxha, ka deklaruar ditën e sotme se Emiljano Shullazi, i cili do të merret në pyetje mbi atentatin e Rinasit ku u vra...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka folur sërish për amnistinë penale që pritet të miratohet. Ai tha në një...
Rreth orës 19:30, shtetasi F. K., 24 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin në rrugën “Josif Budo”, dyshoh...
Reshjet e dendura të shiut gjatë javës së parë të janarit pushtuan mbi 13 mijë ha tokë bujqësore, kurse më shu...
Rreth orës 18:00, në bulevardin kryesor të qytetit të Kavajës, është regjistruar një aksident rrugor, ku janë p&eum...
Drogë dhe zhvatje në Romë, dënohen 14 persona, mes tyre edhe bosi shqiptar, figurë e spikatur e narkotrafikut në kryeqytet dhe n&e...
Një zjarr ka rënë në një apartament në katin e parë të një pallati, në lagjen “18 Shtatori” në...
Gazetari Artan Hoxha, ka deklaruar ditën e sotme se Emiljano Shullazi, i cili do të merret në pyetje mbi atentatin e Rinasit ku u vra Gilmando Da...
Komisioni Qendror i dha dritën jeshile mbledhjes së firmave për zhvillimin e një referendumi ku në pyetja që do të shtrohet, ...
Tetë masa të tjera paraprake (shtatë arrestime dhe një ndalim qëndrimi) si pjesë e operacionit të madh "Termine" kundër ...