E rëndë në Morinë/ Efektivi vret veten me armë zjarri në varrezat e fshatit
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
TIRANË- Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) ra me 0.4 pikë në nëntor. Megjithatë, sipas bankës së Shqipërisë, ky tregues vijon të qëndrojë në nivele të larta historike, rreth 13 pikë mbi mesataren afatgjatë. Rënia u përcaktua kryesisht nga dobësimi i besimit në sektorin e shërbimeve.
Në një masë më të vogël rënëse ndikoi edhe rënia e besimit në sektorin e industrisë. Nga ana tjetër, rritja e besimit në sektorët e ndërtimit, të tregtisë dhe e besimit konsumator kontribuuan pozitivisht, duke zbutur rënien në treguesin agregat.
Treguesi i besimit të industrisë ra me 0.9 pikë përqindje në muajin nëntor. Niveli i tij qëndron rreth 10 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rënia u ndikua nga vlerësimet më pesimiste për kontratat porositës të bizneseve. Situata e prodhimit industrial aktual u vlerësua më pozitivisht duke zbutur ndikimin rënës të komponentit të parë. Bizneset vlerësojnë në rritje gjendjen e inventarëve. Pritjet për çmimet në të ardhmen nuk kanë ndryshuar krahasuar me muajin e kaluar.
Treguesi i besimit në shërbime ra me 6.1 pikë përqindje në nëntor, por niveli i tij qëndron ndjeshëm mbi mesataren historike me rreth 17 pikë përqindje. Në rënie kontribuuan vlerësimet në rënie të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe për nivelin aktual të kërkesës. Gjithashtu, pritjet për nivelin e punësimit dhe ecurinë e çmimeve në të ardhmen janë rishikuar për poshtë.
Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 5.1 pikë përqindje në nëntor. Niveli i tij vijon të qëndrojë rreth 28 pikë mbi mesataren historike. Rritja u drejtua kryesisht nga vlerësimet më optimiste për aktivitetin aktual ndërtues. Gjithashtu, kontratat porositëse u vlerësuan me rritje këtë muaj. Pritjet për punësimin u rritën lehtë, ndërsa pritjet për çmimet në të ardhmen vijuan prirjen rënëse.
Treguesi i besimit në tregti u rrit me 2 pikë përqindje në muajin nëntor, duke qëndruar rreth 13 pikë mbi mesataren historike. Në rritje ndikoi kryesisht vlerësimi më optimist për ecurinë aktuale të biznesit. Pritjet për nivelin e punësimit në të ardhmen kanë vijuar të qëndrojnë shumë pranë nivelit të muajit të kaluar. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë rishikuar me rënie këtë muaj.
Treguesi i besimit konsumator u rrit me 2.3 pikë përqindje në muajin nëntor, duke e çuar nivelin e treguesit 4.3 pikë mbi mesataren historike. Përmirësimi i treguesit ka reflektuar kryesisht pritjet më optimiste për situatën e përgjithshme të ekonomisë në të ardhmen dhe për blerjet në shuma të mëdha. Edhe pritjet për gjendjen e tyre financiare janë vlerësuar me rritje të lehtë këtë muaj. Pritjet e konsumatorëve për çmimet në të ardhmen janë rritur në muajin nëntor./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Një sërë biznesesh në Tiranë ngrenë shqetësimin se bllokimi i llogarive nga Drejtoria ...
foto ilustruese TIRANË- Vendi ynë pritet të ndikohet nga masa ajrore të ftohta e të thata kryesisht. Më pas në mesjav&e...
autori i vjedhjes DURRËS- Një 41-vjeçar, i dyshuar për vjedhje është arrestuar sot nga policia e Durrësit. Sipas njoft...
TIRANA- Gazetari Artan Hoxha, ka folur sot për akuzat e SPAK ndaj tij për lidhje me bandën e Suel Çelës. I ftuar në studi...
Vjosa VLORË- BBC i ka kushtuar një shkrim të detajuar një prej lumenjve të fundit të egër të Evropës, Vjos&eum...
TIRANA- Familja e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij, përmes një letre ka falënde...
GREQI- Një 37-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në burgun e Malandrinos në Greqi. Siç raportohet nga mediat gr...
PUKË- Një servis makinash është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Pukës. Mësohet se fl...
TIRANA- Atmosfera e festave të fundvitit duke se ka nisur sot "zyrtarisht" edhe në Tiranë. Këtë mbrëmjen në shesh...
TIRANA- 26-vjeçari Julian Gjoshi, autori i dyshuar i vrasjes së djeshme të 50-vjeçarit Alfred Dedja, është vetëdor...