'Arrestoni Ramën, lironi qytetarët'/ Protestuesit qëndresë para Drejtorisë së Policisë ku ka të arrestuar
Me thirrjet 'polici këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne' protestuesit po protestojnë para Drejtorisë së Policisë së Ti...
Me thirrjet 'polici këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne' protestuesit po protestojnë para Drejtorisë së Policisë së Ti...
Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, pas protestës së zhvilluar para Kuvendit. Protestuesit janë nisur në...
Situata vijon të jetë e tensionuar në qendër të Tiranës, ku protestuesit janë përqendruar pranë ambienteve të ...
Që prej gushtit 2025, shteti shqiptar i ka paguar mesatarisht më shumë se tre milionë euro në muaj një kompanie që ...
Vetëm me votat e saj, mazhoranca miratoi programin dhe kalendarin e punimeve të sesionit të ri parlamentar, ndërsa opozita votoi kundër...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Real Madridi po e shqyrton gjithnjë e më seriozisht mundësinë e transferimit të Declan Rice, me disa figura me ndikim brenda klubit q...

Fitimi i sektorit bankar paraqitet në rënie edhe gjatë pjesës së parë të vitit 2026. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për katër muajt e parë të vitit, fitimi neto i sektorit kishte vlerën e 9.5 miliardë lekëve, në rënie me 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kthimi nga kapitali aksionar ka pësuar gjithashtu rënie në nivelin 12.17%, nga 15.28% që kishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa kthimi nga aktivet zbriti në 1.25%, nga 1.58% që kishte qenë një vit më parë.
Rënia e normave të interesit bëri që fitimet e sektorit bankar të pësonin një korrigjim në rënie qysh vitin e kaluar. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se për vitin 2025 fitimi neto i sektorit zbriti në vlerën e 35.6 miliardë lekëve, në rënie me 5% krahasuar me një vit më parë.
Këto tendenca duket se kanë vazhduar të shfaqen edhe gjatë muajve të parë të këtij viti. Rezultati neto nga interesat i sektorit është shfaqur pothuajse në stanjacion, për shkak se rritja e të ardhurave nga interesat nuk po e tejkalon më rritjen e shpenzimeve për interesa.
Por, ndërkohë, një faktor tjetër që e ka ndikuar përfitueshmërinë e sektorit është edhe ngadalësimi i rritjes së të ardhurave nga komisionet.
Në këtë pikë, vlerësohet se një ndikim të ndjeshëm kanë dhënë ndryshimet rregullatorë të miratuara nga Banka e Shqipërisë vitin e kaluar, që i kufizuan më tej të ardhurat nga transfertat kombëtare, por sidomos anëtarësimi në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA). Prej tetorit të kaluar, bankat shqiptare nisën operacionet në sistemet e SEPA. Kjo ka sjellë një ulje drastike të komisioneve për transfertat ndërkombëtare. Ulja ka filluar të japë efekte edhe në bazën e të ardhurave të bankave tregtare.
Nga ana tjetër, presionet mbi kostot e bankave ngelen të larta. Shpenzimet për personelin janë në rritje vit pas viti, duke reflektuar rritjen e numrit të punonjësve, por edhe tendencën e vazhdueshme në rritje të pagave.
Edhe shpenzimet e tjera operacionale kanë vazhduar të rriten, të përcaktuara sidomos nga nevojat në rritje për investime në teknologjinë e inovacionit dhe komunikimit, duke përfshirë sigurinë kibernetike. Ndërkohë, projektet madhore në sektorin e pagesave, siç ishte SEPA apo adoptimi i afërt i pagesave të çastit (instant payments), gjithashtu kanë sjellë nevojën për investime të reja në sistemet e bankave.
Në muajt e parë të këtij viti po shënohet edhe një rritje në vlerën e fondit rezervë për humbjet nga kreditë e këqija. Megjithëse raporti i kreidve me probleme vazhdon të jetë në rënie të ngadaltë me bazë vjetore, provigjionet janë rritur, duke sinjalizuar kryesisht një rritje të peshës së nëngrupeve të kredive të dyshimta dhe të humbura, që kërkojnë vlera më të larta mbulimi me fonde rezervë./ Monitor
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me 82.5 lekë. Euro do të blihet me 93...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillimin e kapitalit njerëzor, ndërsa Agjenda Kombëtare p&eum...
Teksa hapësira për të parkuar në kryeqytet sa vjen e po zvogëlohet, me ndërtimet e shumta dhe mbylljen e parkimeve të Bashk...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik U...
Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka reaguar në mbështetje të gazetarit Osman Stafa, duke dënuar ashpër sulmet dhe përpjekjet për ...
Protestuesit nisën marshimin masiv me ngjyra kuqezi në rrugët e kryeqytetit, pas dy orëve tubim para Kryeministrisë. Turma e madhe e ...
Një grup shqiptarësh në Bazel të Zvicrës po protestojnë këtë të diel kundër qeverisë shqiptare. Me pan...
Ka përfunduar pjesa e fjalimeve dhe tubimit përpara godinës së Kryeministrisë në këtë ditë të 22-të t&e...
Një protestuese deklaroi nga protesta kundër Ramës se qytetarët janë lodhur nga padrejtësitë dhe nga premtimet boshe. Ajo ...
Thirrjet kundër korrupsionit qeveritar kanë qenë në qendër të fjalimeve të mbajtura nga qytetarët përpara Kryemin...