Emisioni investigativ Plug u transmetua në Syri TV më 7 tetor 2026.
Jo pa qëllim e risollëm këtë përshkrim të biznesmenit izraelit Ron Yeffet. Pasi edhe në audiopërgjim ai deklaron se është kontraktuar nga qeveria e Edi Ramës për “punët e këqija” në tregtinë e armëve, ku nëse nuk është tregti, mbetet të jetë trafik. Dhe nga CV-ja e tij, duket se plotëson të gjitha kushtet për këto punë.
Por nga njëra anë biznesmeni izraelit e kryen siç duhet punën e tij, e për pjesën tjetër mendon qeveria dhe vetë kryeministri Edi Rama.
Në vijim do t’ju tregojmë, se si edhe Edi Rama e kryen me shpejtësi rekord punën e tij, me ligje e VKM të posaçme, me qëllim që të mos i krijohet asnjë pengesë Ron Yeffet në “punët e këqija”.
Emisioni Plug që në sezonin e kaluar ju tregoj shpejtësinë me të cilën Edi Rama miratoi ligjet dhe hartoi VKM-të për t'i hapur rrugë biznesit të Ron Yeffet dhe tregtisë së armëve.
Por me detajet e reja që dalin në dritë dhe deklaratat që Ardi Veliu dha në intervistën e tij në emisionin 'Opinion' faktohet se nuk kemi të bëjmë vetëm me nxitim, por këto ligje dhe VKM, kanë qenë vetëm kapaku i një procesi që kishte ndodhur më herët, pa VKM e ligje, fiks si “punët e këqija” të Ron Yeffet, por këtë herë me firmë e vulë të Edi Ramës.
I gjithë operacioni, nisi në shtator të vitit 2024 me themelimin e Shoqërisë KAYO, edhe pse sipas dokumenteve, rezulton se në këtë periudhë është konkretizuar veç kopsitja e dokumeteve, pasi gjithçka ka qenë mirëmenduar që kohë më parë. Kjo shoqëri është themeluar menjëherë pas miratimit të ligjit 88/2024.Sipas këtij ligji kjo shoqëri ka si qëllim:
Neni 1
“KAYO” sh.a., shoqëri shtetërore për prodhimin, demilitarizimin dhe tregtimin e armëve, të municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake (në vijim “Shoqëria”), si dhe përcaktimin e rregullave për organizimin dhe funksionimin e veprimtarisë së saj.
Neni 2
Objekti i veprimtarisë 1. Shoqëria ka objekt veprimtarie projektimin, prodhimin, riparimin, demilitarizimin, asgjësimin dhe tregtimin, brenda dhe jashtë vendit, të të gjitha llojeve të armëve ose pjesëve të armëve, përfshirë edhe armët ushtarake, të municioneve, të teknologjive dhe pajisjeve ushtarake, si dhe çdo aktivitet të lidhur me këtë veprimtari, në funksion të politikave kombëtare të sigurisë e mbrojtjes dhe rritjes së kapaciteteve ushtarake. 2. Përgjatë zhvillimit të veprimtarisë së saj, Shoqëria ndjek gjithashtu interesa ekonomikë dhe tregtarë.
Neni 4
Objektivat e Shoqërisë Shoqëria ka këta objektiva kryesorë:
1. Zhvillon me eficiencë aktivitetin e saj, duke kontribuuar në ngritjen, zhvillimin dhe forcimin e industrisë së prodhimit e të tregtimit të armëve, me qëllim sigurimin e nevojave të Forcave të Armatosura dhe ato të sigurisë në Republikën e Shqipërisë, si dhe të realizimit të fitimit ekonomik.
2. Prodhon dhe furnizon me pajisje të nevojshme Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera përgjegjëse të sigurisë për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e interesave kombëtarë.
3. Ndërton, zhvillon dhe përmirëson kapacitetet vendase për të prodhuar e furnizuar Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera përgjegjëse të sigurisë me pajisje të nevojshme për operacionet e tyre.
4. Mobilizon kapital shtetëror dhe/ose privat në funksion të zhvillimit të aktivitetit të saj.
5. Nxit investimet në teknologji dhe inovacion për prodhimin, përdorimin, tregtimin e armëve brenda dhe jashtë vendit.
6. Bashkëpunon me subjekte të ndryshme shtetërore e private, kombëtare dhe ndërkombëtare, për zhvillimin e objektit të veprimtarisë së saj.
7. Financon ose bashkëfinancon projekte në fushën e mbrojtjes e të sigurisë kombëtare ose shoqëri të themeluara në bashkëpunim me subjekte private dhe/ose publike të ngritura për realizimin e tyre.
Pra shihet qartë që kjo kompani ka objektiva të qarta për zhvillimin e industrisë për prodhimin dhe tregëtimin e armëve, si dhe prodhimin e pajisjeve të tjera që u duhen institucioneve të sigurisë.
Por në nenin 10, të këtij ligji krijohet edhe shtegu i kalimit të fondeve tek private, pa patur nevojën e tenderave dhe garave publike, por sipas dëshirës dhe vullnetit të Ardi Veliut, apo kujtëdo tjetër që do të vihej për kopertinën e “punëve të këqija”. Sipas këtij Neni, KAYO ka të drejtë të krijojë edhe shoqëri të tjera në bashkëpunim me subjekte të tjera private:
NENI 10
Marrëdhëniet me palët e treta
1. Shoqëria ka të drejtë të hyjë në marrëdhënie me palët e treta, subjekte shtetërore ose private, vendase apo të huaja, në të gjitha fazat e zhvillimit të veprimtarisë së saj, në përputhje me kriteret dhe procedurat e caktuara me këtë ligj.
2. Shoqëria, vetë ose me kërkesë të palëve të treta, bashkëpunon me subjekte private nëpërmjet pjesëmarrjes në bashkim operatorësh ekonomikë, në partneritet publik, privat, sipas legjislacionit tregtar në fuqi dhe/ose nëpërmjet marrëveshjeve të ndryshme kontraktore të lejuara nga legjislacioni civil e tregtar.
3. Kushtet e negocimit të Shoqërisë me subjekte private miratohen, rast pas rasti, me vendim të Këshillit të Ministrave, sipas propozimit të Shoqërisë, nëpërmjet ministrit përgjegjës për mbrojtjen. Pas këtij miratimi, Shoqëria vijon procedurat sipas pikave 4, 5 dhe 6 të këtij neni.
4. Në rastet kur Shoqëria kërkon të bashkëpunojë me partnerë privatë, procedurat e përzgjedhjes së bashkëpunëtorit privat janë procedura konkurruese të zhvilluara nga Shoqëria në përputhje me parimet e transparencës, të proporcionalitetit, efikasitetit, ruajtjes së informacionit të klasifikuar, përfitueshmërisë, fizibilitetit ekonomik dhe tregtar të projekteve, trajtimit të barabartë, reciprocitetit dhe të sigurisë ligjore, si dhe sipas përcaktimeve në këtë ligj e aktet e brendshme rregullatore të Shoqërisë.
5. Në rastet kur Shoqërisë i paraqiten kërkesa për bashkëpunim nga palë të tjera shtetërore ose private, Këshilli Mbikëqyrës autorizon administratorin të ngrejë grupin e negocimit të ofertës, i cili ngarkohet për vlerësimin dhe negocimin e kërkesës së paraqitur, në përputhje me strategjinë e zhvillimit të Shoqërisë. Raporti i grupit të negocimit i paraqitet Këshillit Mbikëqyrës të Shoqërisë, i cili miraton ose jo bashkëpunimin në rastin konkret.
Ky ishte ligji që do t'i hapte rrugë asaj që sot cilësohet si ringritja e ushtrisë, por në fakt është shtegu ligjor që të gjitha fondet e ushtrisë, edhe në bazë të kërkesave të NATO-s, do të kanalizoheshin në një dorë, në dorën e Ron Yeffet. Për operacionin e nisur në skutat e errëta na vjen në ndihmë vetë Ardi Veliu që deklaron se negociatat apo interesi i TIMAK shpk për krijimin e Timak Defence ka nisur që në janar 2025, kur ligjit ende nuk i ishte tharë boja e firmës dhe vulave të vendosura.
Ardi Veliu në emisionin 'Opinion' deklaroi se Timak SHPK dhe Arjeta Puca shprehën interesin në Janar 2025, e këtë e shpreh me siguri, edhe për shkak të përgatitjes paraprake për këtë emision, në kuadër të propagandës për të justifikuar skandalin e audiopërgjimit të denoncuar nga Arben Ahmetaj në emisionin 'Çim Peka Live'.
Por në këtë rast, Ardi Veliu ka lënë një tjetër provë të paligjshmërisë, apo mungesës së procedurës në atë kohë, apo nëse vërtetë ka patur një kërkesë ligjore nga ana e TIMAK SHPK. Nëse do të kishte patur një kërkesë për një procedurë kaq të rëndësishme, që deri më sot u ka kushtuar shqiptarëve 32 milionë euro, e aq më tepër kur është procedura e parë e puna e parë e Ardi Veliut, minimalisht do të dinte kohën se kur kjo kërkesë është bërë.
Emisioni 'Plug' pak muaj më kur denobncoi aferën KAYO, iu drejtua këtij institucioni me një kërkesë për informacion, mbi kohën e nisjes së kësaj procedure. Dhe përgjigjja e marrë në atë kohë ishte se kompania TIMAK shpk ka bërë kërkesën e saj në dhjetor 2024.
Kush e ka inicuar procesin e bashkëpunimit, ka pasur një ofertë nga shoqëria TIMAK?
Ju bëjmë me dije se nga ana e shoqërisë Timak shpk kanë ardhur dy kërkesa për bashkëpunim në Dhjetor 2024.
Pra edhe në këtë rast, konfirmohet që nëse do të kishte një kërkesë zyrtare e ligjore nga ana e TIMAK, minimalisht Ardi Veliu do e dinte datën e sakt, për shkak të procedurës dhe protokollimit të kësaj kërkese, por me këtë kontraditë, dyshimet shtohen edhe më shumë nëse Arjeta Puca si administratore e kësaj kompanie i ka pas shkuar ndonjëherë në mend për të marrë në dorë të gjithë fondet e ushtirsë.
Jo vetëm kaq! Ajo çfarë do tju tregojmë në vijim është edhe më skandaloze, për mënyrën se si ka vepruar i gjithë shteti shqiptar në shërbim të Ron Yeffet, e në krye të këtij operacioni shtetëror qëndron vetë Edi Rama.
Më 11 qershor 2025, pak kohë pasi ishte bërë hapi i parë me bazë ligjore vjen edhe VKM-ja e parë, që i hap rrugë zhdukjes së tenderave dhe garës për kompanitë private që do me ligj do të merrnin fondet e ushtrisë. Vlen të theksohet që i gjithë ky operacion qeveritar kryhet në një kohë rekord e me vendime fiks për kostumin e Ron Yeffet. Edhe në kërë rast, Ardi Veliu në emisionin 'Opinion' jep të tjera deklarata që e bëjnë kandidat për në godinën e qelqtë të SPAK.
Nëse Ardi Veliut do ti kërkohej për ti lexuar të gjitha shkresat e kësaj procedure, me siguri që do ti duheshin netë e muaj të gjata dimri, pasi vetë procedura që ai thotë kërkon periudhë të gjatë kohore. E për shkak të rekordit të kohës me të cilat janë kryer të gjitha këto procedura, përfshirë edhe vendimet e qeverisë, ngrënë pikpyetje edhe më të mëdha që e gjitha ishte fiktive, pasi procedura ishte mbyllur që kohë më parë, e kjo konfirmohet si nga vendimet e qeverisë, por paralelisht edhe nga vendimet e kompanisë TIMAK shpk, kur Ron Yeffet do të bëhej pjesë me duar në xhepa.
Siç e theksuam më sipër në 11 qershor 2025 vjen Vendimi i parë i qeverisë së Edi Ramës.
VENDIM Nr. 322, datë 11.6.2025
PËR MIRATIMIN E KUSHTEVE TË NEGOCIIMIT TË SHOQËRISË SHTETËRORE “KAYO” SHA, ME SHOQËRI TREGTARE PRIVATE PËR PRODHIMIN OSE PËRSHTATJEN E MJETEVE MOTORIKE TË POSAÇME
VENDOSI:
Ky vendim ka përobjekt miratimin e kushteve të negociimit të shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a., me shoqëri tregtare private, me qëllim krijimin e një shoqërie aksionare të përbashkët, të regjistruar në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për shoqëritë tregtare dhe sipas kushteve të përcaktuara në këtë vendim, me qëllim, mes të tjerave, prodhimin ose përshtatjen e mjeteve motorike të posaçme për t’u përdorur nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, strukturat e sigurisë dhe të emergjencave civile.
Shoqëria “KAYO” sh.a. do të ketë një pjesëmarrje jo më të ulët se 45% të aksioneve në shoqërinë e përbashkët, që do të krijojë me shoqëri private, sipas këtij vendimi.
Shoqëria “KAYO” sh.a. do të kontribuojë në entitetin e ri tregtar, me pasuri të paluajtshme, në masën jo më pak se 20 000 m2 , që do t’i vihen në përdorim shoqërisë së përbashkët, në një nga format e parashikuara nga Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, pa të drejtë tjetërsimi.
Shoqëria “KAYO” sh.a., gjatë procesit të negociimit, në çdo rast, siguron nga subjekti me të cilin negocion, minimalisht:
a) një vlerë investimi jo më të ulët se 15 milionë euro në harkun kohor të 3 (tre) vjetëve;
b) punësimin e jo më pak se 150 (njëqind e pesëdhjetë) punonjësve në harkun kohor të 3 (tre) vjetëve;
c) ofrimin e linjave teknologjike të prodhimit të mjeteve të blinduara, sipas nevojave operacionale të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe të standardeve të NATO-s;
ç) sigurimin e rrjetit të shpërndarjes së produkteve, në rast eksporti.
Shoqëria “KAYO” sh.a., siguron nga pala tjetër, gjatë negociatave, se, përpos parashikimeve të tjera, objekti i aktivitetit të shoqërisë tregtare, që do të krijohet, do të përmbajë prodhimin dhe tregtimin e mjeteve ushtarake dhe mjeteve për përdorim nga strukturat e sigurisë e të emergjencave civile.
Pra me këtë vendim Këshilli i Ministrave Autorizon KAYO dhe Administratorin Ardi Veliu të krijojë një shoqëri tregtare me një kompani private për prodhimin OSE PËRSHTATJEN e mjeteve motorike, fiks sipas kostumit të Timak shpk dhe Ron Yeffet, që deri në atë ditë kishte krijuar eksperiencën e përshtatjes me rilyerjen e mjeteve të markave të ndryshme të makinave.
Sipas VKM, KAYO do të kishte jo më pak se 45% të aksioneve në këtë kompani dhe do të kontribuonte në këtë shoqëri me një pronë publike 20.000 m2.
Kurse pala private do duhet të garantonte një investim 15 milion euro në 3 vite, punësimin e jo më pak se 150 punonjësve në 3 vite si dhe ofrimin e linjave tekologjike për prodhimin e mjeteve të blinduara sipas nevojave operacionale të Forcave të Armatosura.
Siç do ju tregojmë edhe në vijim, jo vetëm që nga ana e kompanisë deri më sot nuk është konfirmuar në asnjë moment plotësimi i kriterit të investimit 15 milionë euro, por për tu ndihmuar në këtë aspekt Edi Rama me zemërgjerësinë e tij ka kontribuuar duke i kaluar nga xhepat e shqiptarëve në xhepat e Ron Yeffet plot 32 milionë euro.
Por të mbetemi te procedura urgjente ligjore, pasi edhe me këtë VKM, duket se Ron yeffet ishte i pakënaqur me sasinë e përfitimit që do të merrte, e këtë e konfirmon sërish Ardi Veliu.
Pra një kompani që as kapital e as xhiro nuk i kishte deri në atë moment atë fond, sipas Ardi Veliut trefishoi kapitalin, fakt ky që mund të evidentohet shume lehtë nga ana e SPAK, nëse ndonjëherë do të hetojë procedurat për këtë marrëveshje. KAYO dhe vetë Edi Rama në vend që të hapte një procedurë publike apo të priste interesin e kompanive të tjera nëse do të plotësonin kushtet e vendosura me VKM, ndërmerr një tjetër hap, duke qepur një kostum edhe më të madh për Ron Yeffet, ku shteti nga 45 % aksione do të zbriste në 20 %.
VENDIM Nr. 387, datë 10.7.2025
PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 322, DATË 11.6.2025, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E KUSHTEVE TË NEGOCIMIT TË SHOQËRISË SHTETËRORE 'KAYO' SHA, ME SHOQËRI TREGTARE PRIVATE PËR PRODHIMIN OSE PËRSHTATJEN E MJETEVE MOTORIKE TË POSAÇME”
VENDOSI:
Në pikën 2 të vendimit nr. 322, datë 11.6.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kushteve të negocimit të shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a., me shoqëri tregtare private për prodhimin ose përshtatjen e mjeteve motorike të posaçme”, numri 45 zëvendësohet me numrin 20.
Më këtë ndryshim brenda muajit tashmë KAYO në shoqerinë e re të krijuar do të ketë jo 45% të aksioneve por 20%. Me ndryshimin final për të minimizuar interesin të shtetit te kompanitë e reja, duket se ishte gati edhe krijimi i kompanisë së parë. Nga investigimi i emisionit Plug rezultoi se në datën 4 Gusht 2025, vetëm 20 ditë pas hyrjes në fuqi të VKM themelohet shoqëria TIMAK DEFENCE. Pra sipas përcaktimeve ligjore brenda 20 ditëve janë kryer procedurat e mëposhtëme: Hyn në fuqi VKM që krijon kuadrin ligjor për krijimin e një shoqerie të tillë; Merret vendimi nga Asambleja e KAYO për të krijuar një shoqëri të tillë; Hapet dhe mbyllet procedura konkuruese nga KAYO apo shqyrtimi nëse ka patur ofertë nga subjekti privat; Autorizohet Ardi Veliu për ngritjen e grupit të negocimit, negociohet dhe përmbyllen me sukses si dhe firmoset marrëveshja e bashkëpunimit.
Pra shihet qartë se kjo VKM ishte thjesht hapja e rrugës për një pazar të përcaktuar më parë dhe kjo kuptohet kur analizojmë shoqërinë TIMAK. E për më tepër është e pamjaftueshme që brenda 20 ditëve të ideohet, projektohet, analizohet dhe konkretizohet një marrëveshje e till, e aq më shumë për tëparë interesat e shtetit, siç shprehet kryeministri Edi Rama.
Paralel me vendimet që gatuheshin në zyrën e Edi Ramës, lëvizjet në kompaninë TIMAK shpk, shtojnë edhe më shumë dyshimet për një marrëveshje dhe aferë të parapërgatitur. TIMAK DEFENCE u themelua në 4 gusht të vitit 2025 me aksion 80 % kompaninë TIMAK dhe 20% KAYO. Administratore e kësaj kompanie do të jetë ARJETA PUCA.
Kompania private TIMAK shpk sot në pronësi të Ron Yeffet dhe Arjeta Pucës është themeluar në vitin 2016 me aksioner 50% APOSTOL PAPA dhe 50% ARJETA PUCA. Edhe pse një kompani e suksesshme në vitin 2021 Apostol Papa i shet aksionet ortakes Ajeta PUCA. Kompania vazhdon të ushtroj aktivitet të suksësshëm sidomos në tenderat publik.
Në javën e dytë të qershorit 2025, kohë kur Edi Rama firmosi VKM-në e parë për ti hapur rrugë themelimit të TIMAK Defenc me ortakë TIMAK shpk dhe Kayo, në kompninë TIMAK shpk kryeht edhe akti vendimtar, kur Arjeta Puca vendos të shes 49% të aksioneve shtetasit RON YEFFET. Pikërisht këtu del në skenë edhe qëllimi dhe personazhet kryesorë të kësaj skeme.
Sipas kontratës së datës 19.06.2025, Ron YEFFET blen 49 % të aksioneve të shoqërisë TIMAK për vlerën qesharake të 490 euro, edhe pse vetë Arjeta Puca i kishte blerë nga ortaku në vlerën 1000 euro. Kujtojmë se TIMAK ishte një kompani e konsoliduar dhe vetëm fitimi i vitit 2024 ishte 1.3 milion euro. Pra në pamje të parë një kompani e konsoliduar në treg, me eksperiencë 9 vjeçare, me një xhiro vjetore miliona euro, Arjeta Puca shet gati gjysmën e aksioneve me një vlerë qesharake.
Për më tepër, në vitin 2025, kur Ron Yeffet u bë aksioner zyrtarisht, TIMAK regjistron një xhiro totale prej 94 milion lekësh, apo rreth 1 milion euro. Intersant është fakti, se shoqëria rezulton me rreth 20 mijë euro fitim, ndërsa fitimi i pashpërndarë duke përfshirë edhe periudhat paraardhëse shkon në vlerën e 60 milion lekëve apo më shumë se 600 mijë euro.
Sipas statutit, nëse ky fitim do të shpërndahet një ditë, do të shkojë 51% për Arjeta Pucën dhe 49% për Ron Yeffet. Pra, me rregull Ron Yeffet bleu për vetëm 490 euro një fitim 300 mijë euro, pa kryer asnjë punë e investim. Cila do të ishte arsyeja për një bashkëpunim biznesi pa asnjë logjikë financiare në pamje të parë? Cila ishte arsyeja që Arjeta Puca do të lidhte ortakërinë me Ron Yeffet? Efektet e para do të nisnin vetëm 2 muaj pas kësaj ortakërie të re, kur Edi Rama di jepte frymëmarrjen e parë Timak Defence dhe Ron Yeffet me disbursimin e një fondi mbi 3 milionë euro. /Plug
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
7 Tetor22:52
“Epsteini shqiptar”/ Cakrani nuk përmbahet ndaj Adi Hilës: Shpifësirë, 150 kile! Duhet të bëjë burg
Një debat i fortë televiziv ka shpërthyer pas skandalit që përfshin kompozitorin Adrian Hila, i cili po hetohet nga policia lidhur me d...
AKTUALITET
7 Tetor22:44
Në 1 vit Rama i dha 32 mln euro Ron Yeffet! Ja si përdoren paratë
Ron Yeffet, një personazh kontravers, i dëbuar edhe nga vendet afrikane me dyshimet për përfshirje në afera korruptive, i akuzur në...
AKTUALITET
7 Tetor22:27
Dibër/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 7 të plagosurit drejt Traumës
Dy makina janë përplasur në vendin e quajtur "Shkolla e Dovolanit" në aksin Peshkopi - Maqellarë.
Ngjarja ka ndodhur në orën...
AKTUALITET
7 Tetor22:22
Përfshihet nga flakët një banesë në Lezhë, nuk ka të lënduar
Një banesë në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë është përfshirë nga flakët.
Zjarri i ...
AKTUALITET
7 Tetor22:14
Protesta te Kryeministria/ Arrestohet aktivisti Edison Lika, goditi me vezë makinën që doli nga godina
Policia ka arrestuar aktivistin, Edison Lika pasi ka goditur me vezë makinën që ka dalë nga godina e Kryeministrisë.
Protestuesit u ve...
AKTUALITET
7 Tetor21:48
EMRI/ U mor përpara nga një automjet, kush është 18-vjeçari që ndërroi jetë në Korçë
Një 18-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u përplas nga një 'Benz' në afërsi të fshatit Bulgarec të Kor&ccedi...
AKTUALITET
7 Tetor21:43
Gruaja më e vjetër në Shqipëri, 117-vjeçares i dhjetëfishohet pensioni
Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë një vendim për një shtesë pensioni për personin më...
AKTUALITET
7 Tetor21:05
Prangat për Llukën dhe vendimi i Apelit/ Si po bie skema që nxori Pacollin nga Aeroporti i Vlorës
Arrestimi në Kosovë i Valon Llukës dhe vendimi i gjykatës së Apelit në Tiranë që rrëzoi një vendim të m&e...
AKTUALITET
7 Tetor20:58
E rëndë në Kurbin/ Babai përplas për vdekje vajzën e mitur
Rreth orës 19:50, në fshatin Malbardh, Kurbin, në oborrin e banesës së tij, shtetasi B. A., 45 vjeç, duke manovruar me një ...
AKTUALITET
7 Tetor20:39
Artan Hoxha analizon punën e SPAK-ut: Është më i avancuar te dosjet që kanë ardhur nga jashtë
Artan Hoxha ka folur për punën SPAK teksa u shpreh se pritshmëritë ndaj institucionit për goditjen e korrupsionit në nivelet e lar...