AKTUALITET

Investime çdo vit dhe asfalt për fasadë, Durrësi me rrugë të shkatërruara

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Prill 2026, 18:27
Investime çdo vit dhe asfalt për fasadë, Durrësi me

Rruga Aleksandër Goga, një nga akset kryesore që lidh Mauzoleumin e Dëshmorëve me Spitalin Rajonal në Durrës, në disa segmente paraqet vështirësi në qarkullimin e automjeteve për shkak të dëmtimit të shtresës asfaltike, e cila ka krijuar gropa dhe deformime në rrugë.

Kjo nuk është e vetmja rrugë në qytetin bregdetar që përballet me problematika të tilla. Edhe rruga në zonën e ish-Sektorit Rinia paraqet dëmtime të ngjashme, ndërsa rrugët dytësore ofrojnë një panoramë edhe më problematike të gjendjes së infrastrukturës rrugore.

“Gjendja është shumë e vështirë në kuptimin e sigurisë rrugore, si për makinat ashtu edhe për këmbësorët”, tha Artan Kacani, urbanist dhe planifikues.

Sipas të dhënave të Bashkisë Durrës, rrjeti rrugor urban në qytet ka një gjatësi totale prej 177 kilometrash, nga të cilat rreth 35 kilometra paraqesin problematika të ndryshme dhe kërkojnë ndërhyrje. Kjo përkthehet në rreth një në çdo pesë kilometra rrugë që rezulton e dëmtuar.

Bashkia e qytetit ia atribuon problematikat e rrugëve kryesisht faktorëve të jashtëm, si trafiku, reshjet dhe ndërhyrjet nga subjekte të treta, duke e paraqitur dëmtimin si pasojë të kushteve të vazhdueshme dhe jo të menaxhimit të infrastrukturës. Në këtë kontekst, institucioni e vlerëson gjendjen e rrugëve si të mirë.

“Përgjithsisht gjendja e rrugëve është e mirë, duke patur parasysh amortizimin e vazhdueshëm të tyre prej trafikut të rënduar, erozionit prej rreshjeve dhe përmbytjeve të shpeshta, dëmtimeve që vijnë prej subjekteve të treta gjatë çarjeve që u bëjnë rrugëve për kalim të linjave të tubacioneve dhe kalimin e rrjeteve”, tha Bashkia Durrës në një përgjigje zyrtare.

Megjithatë, ndonëse Bashkia Durrës e vlerëson gjendjen e rrugëve si të mirë, vetë të dhënat e saj tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e rrjetit kërkon ndërhyrje. Sipas planifikimit për vitin 2026, rreth 35.6 kilometra rrugë paraqesin problematika të lidhura me gropëzime dhe amortizim të shtresës asfaltike, ndërsa ndërhyrjet e planifikuara për sistemim dhe asfaltim janë dukshëm më të kufizuara.

“Parashikohet që të ndërhyet në problematika si gropëzime, amortizim shtresë asfalti në 35.6 km rrugë, sistemim, shtrim, asfaltim në 2.32 km, ndërsa si më emergjente sistemim, shtrim dhe asfaltim 0.8 km dhe gropëzime, amortizim shtresë asfalti 2 km”, shpjegoi institucioni vendor.

Ndërhyrjet në sipërfaqe probleme në thellësi

Përmbytjet e herëpashershme në Durrës nxjerrin në pah një problem të hershëm të infrastrukturës rrugore në qytet. Dëmtimi i Rrugës së Currilave pas përmbytjes së 6 janarit tregoi qartë këtë realitet. Edhe pse situata u lidh me reshjet e shiut, ekspertët theksuan se përmbytjet nuk krijojnë probleme të reja, por zbulojnë dobësitë ekzistuese në strukturën e rrugëve.

Në këtë linjë, Artan Kacani theksoi se problemet kryesore me rrugët nuk qëndrojnë në sipërfaqe, por në strukturën nën tokë.

“Asfaltimi është vetëm fasada, ndërsa problemi kryesor qëndron në shtresat nën tokë”, tha Kacani.

Sipas tij, dëmtimet e vazhdueshme të rrugëve lidhen drejtpërdrejt me mungesën e sistemeve efektive të kullimit dhe qëndrueshmërinë e dobët të bazës mbi të cilën ndërtohen ato. Në kushte të tilla, uji depërton në shtresat e poshtme të rrugës, duke dobësuar strukturën mbajtëse dhe duke krijuar plasaritje e deformime të vazhdueshme. Kjo bën që ndërhyrjet në asfalt të kenë efekt të përkohshëm, pasi problemet rikthehen në një kohë të shkurtër, veçanërisht pas reshjeve apo ndryshimeve të temperaturës.

“Uji depërton poshtë asfaltit, qëndron aty dhe me kalimin e kohës e çan atë, duke krijuar gropa të reja”, shtoi Artan Kacani.

Bashkia Durrës përshkruan për vitin aktual ndërhyrje që variojnë nga riparime të shtresës asfaltike deri te rikonstruksione më të thelluara të trupit të rrugës, në varësi të nivelit të dëmtimit. Megjithatë, nuk jepen të dhëna konkrete mbi shtrirjen e këtyre ndërhyrjeve, duke e bërë të paqartë nëse proceset e thelluara të rikonstruksionit realizohen në praktikë apo mbeten në nivel përshkrimi teknik.

“Në rastet kur dëmtimet dhe deformimet e trupit të rrugës janë të konsiderueshme, ndërhyrja konsiston në një proces më të thelluar rikonstruksioni, me shtresa të shtuara për të garantuar qëndrueshmëri dhe jetëgjatësi më të madhe të segmentit rrugor”, thuhet në përgjigjen e institucionit.

Megjithatë, realiteti në terren tregon se problematika nuk kufizohet vetëm në raste të veçuara. Dëmtime në rrugë janë raportuar gjatë këtij viti edhe në segmente të tjera të qytetit, përfshirë investime të përfunduara vetëm pak muaj më parë, të cilat janë degraduar pas reshjeve të para. Në zonën e Plazhit të Madh, shëtitorja bregdetare u dëmtua disa muaj pas përfundimit të investimit, ndërsa në lagjen nr. 8 një rrugë e asfaltuar në fund të dhjetorit u degradua menjëherë pas reshjeve të janarit.

Këto raste tregojnë se, pavarësisht ndërhyrjeve, dëmtimet vijojnë të shfaqen edhe në segmente të reja të rrjetit rrugor.

Miliona të shpenzuara, rrugët ende problematike

Përballë faktit që rreth një nga pesë rrugë në Durrës ka nevojë për ndërhyrje, investimet përgjatë viteve nuk kanë munguar. Bashkia ka deklaruar një total prej rreth 455 milionë lekësh për periudhën 2021- 2025. Çdo vit, njësitë administrative kanë pasur fonde të dedikuara, teksa janë aplikuar edhe financime shtesë. Ndërhyrjet, sipas bashkisë, janë fokusuar në rikonstruksionin e rrugëve të amortizuara, me synimin për qëndrueshmëri afatgjatë.

Investimet që Bashkia Durrës ka realizuar nëpërmjet Ndërmarrjes Rruga për rrugët urbane gjatë viteve 2021-2025 janë të ndara në 94.5 milionë lekë (2021), 111.3 milionë lekë (2022), 111.2 milionë lekë (2023), 67 milionë lekë (2024) dhe 71.1 milionë lekë (2025), duke arritur një total prej rreth 455 milionë lekësh.

“Gjatë periudhës 2021-2025, investimet në infrastrukturën rrugore janë realizuar përmes një zëri të dedikuar në buxhetin e Bashkisë Durrës, ku për çdo njësi administrative është parashikuar fondi prej 20,000,000 lekësh në vit, si dhe janë ndërmarrë ndërhyrje të ngjashme edhe në rrugët urbane,” tha institucioni. Bashkia shtoi se “për vitin aktual, planifikimi buxhetor parashikon ndërhyrje të fokusuara në rikonstruksionin e rrugëve të amortizuara, duke synuar qëndrueshmëri afatgjatë”.

Megjithëse investimet nuk mungojnë, sipas Kacanit, problemi nuk lidhet vetëm me nivelin e fondeve. “Nuk kemi të bëjmë vetëm me rrugë kryesore e dytësore, por me një infrastrukturë shumë më komplekse, e cila kërkon plane mobiliteti dhe qartësi të statusit të rrugëve”, shpjegoi ai. Kacani nënvizon se mungesa e planeve të integruara dhe e vendimeve të qarta bën që efektet e investimeve të mbeten të fragmentuara dhe të pamatura.

Në këtë kontekst, ndërsa Bashkia Durrës paraqet investimet dhe ndërhyrjet si pjesë të një procesi të vazhdueshëm, të dhënat dhe rastet në terren tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e rrjetit vijon të paraqesë problematika. Sipas ekspertëve, kjo lidhet me mungesën e trajtimit të plotë të strukturës së rrugëve dhe të një qasjeje të integruar në planifikimin e tyre./Amfora.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan