10 vjet burgim Millorad Gjokoviçit për krime lufte ndaj popullsisë civile
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
TIRANË- Investimet shqiptare jashtë vendit pësuan një rënie të lehtë vitin e kaluar, por duke qëndruar pranë niveleve më të larta në 15 vitet e fundit.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për vitin 2024, vlera e investimeve të kompanive shqiptare jashtë vendit ishte 241 milionë euro, dy milionë euro më pak krahasuar me një vit më parë.
Në pjesën më të madhe, investimet shqiptare janë kanalizuar në kontribute direkte në kapitalin e shoqërive të kontrolluara jashtë vendit. 58% e vlerës totale të investimeve të huaja direkte në 2024 ishin injektime të reja kapitali, ndërsa pjesa e mbetur ishin kryesisht fitime të riinvestuara të shoqërive të kontrolluara jashtë vendit. Një pjesë shumë e vogël e investimeve (6 milionë euro ose 2.5% e totalit) konsistonte në hua të dhëna për kompanitë bija jashtë vendit.
Investimet direkte dalëse sidoqoftë kanë ende një peshë të ulët në raport me investimet e huaja hyrëse në Shqipëri, me rreth 15% të tyre. Bilanci neto i investimeve të huaja direkte ishte negativ (investimet hyrëse tejkalojnë ndjeshëm ato dalëse), për një vlerë të përgjithshme prej 1.34 miliardë eurosh, në rritje me 7% krahasuar me vitin 2023.
Informacioni statistikor për investimet e sipërmarrjes tonë jashtë vendit kufizohen vetëm në të dhënat e Bilancit të Pagesave dhe nuk ekzistojnë të dhëna më të detajuara për shpërndarjen e tyre gjeografike apo sektoriale. Megjithatë, dihet që një pjesë e grupeve të mëdha të biznesit në Shqipëri i kanë shtrirë një pjesë të aktiviteteve të tyre edhe jashtë vendit, si pjesë e strategjisë së zgjerimit dhe diversifikimit të tregjeve.
Grupi Balfin, grupi Kastrati, grupi Union, Gener 2, etj zotërojnë aktivitete jashtë vendit në sektorët e tregtisë, shërbimeve financiare, pasurive të paluajtshme apo akomodimit/hotelerisë. Gjithashtu, disa prej distributorëve të mëdhenj të artikujve të konsumit në Shqipëri kanë shtrirë aktivitetin e tyre edhe në vendet fqinje, kryesisht në Kosovë.
Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës japin një informacion për investimet shqiptare në Kosovë, që vlerësohet se është shteti me përqendrimin më të madh të investimeve shqiptare.
Shifrat e BQK-së tregojnë se deri në fund të vitit 2024, stoku i investimeve shqiptare në Kosovë kishte vlerën e 468 milionë eurove. Me këtë shifër, Shqipëria është investitori i pestë më i madh në Kosovë.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, në ndarjen sektoriale, investimet shqiptare janë të përqendruara kryesisht në ndërtim, pasuri të paluajtshme, tregti dhe prodhim./MONITOR
TIRANA- Vitin e kaluar, shpenzimet e pushtetit vendor arritën gjithsej në 74 miliardë lekë, nga të cilat pjesën më të ...
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave...
TIRANË- Pamje nga vendi ku u plagosën 4 persona janë publikuar së fundmi. Të shtëna me armë zjarri u regjistruar ...
foto ilustruese TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Lundrës në Tiranë. ...
foto ilustruese TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Lundër të...
foto ilustruese TIRANË- Janë zbardhur emrat e katër personave të plagosur mbrëmjen e sotme në Lundër. Sipas inform...
foto ilustruese TIRANË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Dyshohet se ës...
foto ilustruese TIRANË- Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Dyshohet se ës...
LEZHË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Pllanë në Lezhë. Nga t&eu...
vendngjarja LEZHË- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Pllanë të Lezhës. Gjovalin Pren...