Stamboll, diplomatët e Evropës dhe Lindjes së Mesme mblidhen për të diskutuar konfliktet, në fokus Irani dhe Jemeni
Diplomatë të nivelit të lartë nga Evropa dhe Lindja e Mesme pritet të takohen sot në Stamboll për të diskutuar një...
Diplomatë të nivelit të lartë nga Evropa dhe Lindja e Mesme pritet të takohen sot në Stamboll për të diskutuar një...
Edi Rama ka përsëritur për të katërtën ditë radhazi ftesën për dialog për protestuesit. Këtë m&eu...
Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e automjetit t...
Pedagogët kanë njoftuar një tjetër protestë ditën e sotme në mbështetje të studentëve, të cilët vi...
Në fund të shtatorit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se telefoni celular nuk mund të trajtohej më si një derë e hapur p...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të...
Banka Botërore e vlerëson si mesatarisht të pakënaqshme ecurinë e projektit për qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve ...
Dashi Klima në jetën tuaj në çift do jetë shumë e ngrohtë gjatë gjithë kësaj dite. Do ndiheni mirë p...
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se prindërit e studentëve duhet të paguajn&...
Furtuna e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama në administratën shtetërore ka nisur të marrë formë konkrete. Pas ultimatum...

Investimet shqiptare jashtë vendit këtë vit po rriten për të pestin vit radhazi, madje me ritme më të shpejta se investimet e huaja në Shqipëri.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për 6-mujorin 2025 vlera e investimeve të kompanive shqiptare jashtë vendit arriti në 160 milionë euro, 12.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ky është niveli më i lartë historik i investimeve shqiptare jashtë vendit. Në pjesën më të madhe, investimet shqiptare janë kontribute direkte në kapitalin e shoqërive të kontrolluara jashtë vendit. Këto injektime kapitali përbënin më shumë se 60% e fluksit të ri të investimeve shqiptare jashtë vendit për 6-mujorin 2025. Pjesa tjetër konsiston në fitime të riinvestuara të kompanive shqiptare në filialet e tyre të vendosura jashtë vendit ose huadhënie të aksionarëve shqiptarë për to.
Bilanci neto i investimeve të huaja direkte për 6-mujorin 2025 ishte negativ, për një vlerë të përgjithshme prej 599 milionë eurosh. Bilanci negativ në llogarinë e investimeve të huaja nënkupton se investimet e huaja direkte hyrëse në Shqipëri ngelen shumë më të larta krahasuar me investimet shqiptare jashtë vendit. Por, ky bilanc negativ është ngushtuar lehtë me 1.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo ka ndodhur sepse për këtë vit investimet shqiptare jashtë vendit janë rritur më shumë se investimet e huaja direkte në Shqipëri.
Të dhënat statistikore për investimet e sipërmarrjeve shqiptare jashtë vendit nuk janë të detajuara për shpërndarjen e tyre gjeografike apo sektoriale. Megjithatë, është e ditur se disa prej grupeve më të rëndësishme shqiptare të biznesit prej vitesh janë të vendosura jashtë vendit dhe në vitet e fundit kjo prani duket se po zgjerohet, edhe si pjesë strategjisë së diversifikimit të biznesit.

Nëse deri para pak vitesh investimet shkonin kryesisht në tregjet fqinje, tashmë ka grupe shqiptare që po investojnë shuma të konsiderueshme edhe në tregjet e Europës Perëndimore dhe SHBA.
Grupi Balfin prej vitesh po investon në sektorin e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme në Austri. Sipas të dhënave të vetë grupit, deri në maj të këtij viti portofoli i investimeve në Austri llogaritej në rreth 100 milionë euro, ndërsa synon të rrisë më tej atë deri në 200 milionë euro, kryesisht në sektorin e pasurive të paluajtshme. Prej vitit 2022 grupi Balfin ka nisur aktivitet edhe në Zvicër, ndërsa është e pranishme tashmë edhe në tregun amerikan, me fokus kryesor gjithmonë zhvillimin ose blerjen e pasurive të paluajtshme në SHBA dhe Kanada, në modelin që ka ndjekur edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Edhe grupi Kastrati ka shtrirë investimet në tregun amerikan, me blerjen e DUA Hotel Miami.
Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) japin një informacion për investimet shqiptare në Kosovë, që vlerësohet të jetë shteti me përqendrimin më të madh të investimeve tona jashtë.
Shifrat e BQK-së tregojnë se deri në fund të marsit 2025, stoku i investimeve shqiptare në Kosovë kishte vlerën e 490 milionë eurove. Me këtë shifër, Shqipëria është investitori i pestë më i madh në Kosovë./Monitor
Paga minimale pritet të arrijë në nivelin 50 mijë lekë nga 1 janari i vitit 2026 sipas programit të qeverisë. Të dh&e...
Kjo e premte do të sjellë mot të qëndrueshëm dhe të kthjellët në të gjithë territorin e Shqipërisë. ...
Gazetari Eraldo Harlicaj ka treguar detaje nga hetimet për vrasjen e Kristian Kolës në Shkodër. Sipas tij, policia dyshon se Ragip Gila mu...
Projekti i radhës i Korporatës së Investimeve Shqiptare prek edhe fëmijët jetimë, ku në truallin e Shtëpisë s&eum...
Pak kohë më parë një prej mediave lokale për herë të parë paralajmëroi për rastin e abuzimit të 16-vje&...
16-vjeçarja në Këlcyrë është abuzuar nga katër persona, përfshirë njerkun dhe partnerin e saj për tre vite...
Një vatër zjarri është shënuar pasditen e sotme në fshatin Poro, njësia administrative Novoselë, bashkia Vlor&eum...
Sot u publikuan për herë të parë pamjet ekskluzive të vrasjes së Kristian Kolës disa ditë më parë në me...
Detaje të reja kanë dalë në dritë pas helmimit të tre fëmijëve në Korçë. Mësohet se fëmij&eum...
Të tjera detaje janë bërë publike, pas helmimit të tre fëmijëve në Korçë mbrëmjen e kësaj të ...