
Grupi hetimor pritet të marrë sërish në pyetje 24-vjeçaren Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi, pasi ky i fundit vrau babanë e saj dhe plagosi rëndë nënën, e cila humbi jetën disa orë më vonë.
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se dëshmia e parë e së resë nuk ka hedhur dritë mbi motivet që çuan 35-vjeçarin të kryente krimin e rëndë dhe më pas të vetëvritej, pas rreth 10 orësh negociata me Policinë dhe forcat RENEA për t’u dorëzuar.
Sipas të njëjtave burime, Rozalinda Plaka, menjëherë pasi u la e lirë nga autori, ka rrëfyer vetëm ngjarjet që ndodhën brenda banesës mëngjesin e 24 korrikut.
Në gjendje të rënduar psikologjike, ajo ka deklaruar se ishte në gjumë kur dëgjoi zhurma në shtëpi. Kur u zgjua, pa Refit Buzin brenda dhomës së saj, të armatosur me një armë gjahu.
“Më kërcënoi të shkoja në makinë me të dhe ta ndiqja nga pas”, ka deklaruar ajo para hetuesve. 24-vjeçarja ka treguar se në ato momente nuk e kuptonte çfarë kishte ndodhur në banesë. “Pashë vetëm babanë të shtrirë në kuzhinë, ndërsa nënën nuk arrita ta shihja”, mësohet të ketë dëshmuar ajo.
Sa i përket motiveve të krimit, përfundimit të marrëdhënies me Refit Buzin, si edhe pretendimeve të këtij të fundit se i kishte dërguar nga Anglia 830 mijë paund për t’ia ruajtur dhe që nuk i ishin kthyer, e reja nuk ka dhënë shpjegime.
Për këtë arsye, grupi hetimor pritet ta marrë sërish në pyetje në vijim të hetimeve.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 24 korrikut në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku mbeti i vrarë Kosta Plaka dhe u plagos rëndë bashkëshortja e tij, Belere Plaka e cila ndërroi jetë disa orë më pas. Ndërsa autori 35-vjeçar Refit Buzi kreu vetëvrasje brenda mjetit të tij duke mos iu bindur negociatave për vetëdorëzim, pas afro 10 orësh.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
26 Korrik14:21
Pengmarrja e Nertil Buzit në Londër/ Grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca
“Ai ishte një djalë që kishte bërë shumë gola”, kështu shprehen në Londër disa shqiptarë, të...
AKTUALITET
26 Korrik14:02
"Molla e sherrit" një vajzë, zbardhet plagosja e 22-vjeçarit
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e së shtunës, 25 korrik, në fshatin Gjorm t&eu...
AKTUALITET
26 Korrik13:11
Donacionet, fondet publike dhe akuzat për keqmenaxhim: Çfarë po ndodh në QSUNT?
Në shkurt të këtij viti, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” publikoi në faqen e saj zyrtare një list&e...
AKTUALITET
26 Korrik12:50
Mbushte makinën me naftë dhe paguante me euro false, kapet 'mat' 24-vjeçari
Një 24-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Durrës pasi dyshohet se përdorte kartëmonedha të falsif...
AKTUALITET
26 Korrik12:39
Të shtëna me armë, në pranga një 38-vjeçar, procedohen 9 persona
Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia në Dibër pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër p&eu...
AKTUALITET
26 Korrik12:26
VIDEO/ Denoncimi i qytetarit: Përsëri digjen mbetjet në landfillin e Fushë-Krujës, kamionët vazhdojnë të shkarkojnë plehrat!
Një qytetar i është drejtuar redaksisë së Piranjat News për të denoncuar djegien e mbetjeve në landfillin e fshatit Ha...
AKTUALITET
26 Korrik12:09
Pogradec/ Kishte pikasur defektin dje dhe u kthye për ta rregulluar, detaje nga vdekja e elektricistit
Policia e Korçës po heton ngjarjen e rëndë të ndodhur sot (26 korrik) në Pogradec.
Sipas informacioneve dhe banorëve jas...
AKTUALITET
26 Korrik11:51
Dy zjarre alarmojnë Vlorën, zjarrfikësit ndërhyjnë njëkohësisht në dy zona të qytetit
Dy zjarre kanë rënë pothuajse në të njëjtën kohë në qytetin e Vlorës, duke angazhuar forcat zjarrfikëse...
AKTUALITET
26 Korrik11:12
Elektriçisti ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën në punë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gështenjas të Pogradecit, ku një elektrist ka humbur jetën ...
AKTUALITET
26 Korrik10:56
Abuzimet me çmimet/ Qendra për Mbrojtjen e Konsumatorit ngre alarmin për rritjen e pajustifikuar të tarifave
Rritja e numrit të turistëve gjatë sezonit veror është shoqëruar edhe me shqetësime për abuzimet me çmimet n&eu...