pamje nga protesta
TIRANË- Një nga qytetarët ka lexuar në protestë mesazhin e mamasë së 14-vjeçarit, Martin Cani që u godit për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari i tij. Ajo shprehet se nuk ka fjalë për ta përshkruar dhimbjen dhe boshllëkun që iu ka lënë pas humbja e djalit të tyre. E ëma tregon se i mituri ishte plot ëndrra dhe jetë, ndërsa uron që askush mos ta provojë një dhimbje të tillë.
"Nuk mendoj që ka fjalë që e përshkruan dhimbjen që na ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet asnjëherë. Falenderoj popullin shqiptar dhe FSHF për praninë dhe mbështetjen në këto momente të vështira. Sdi sa mirënjohëse mund të jem për ata që iu gjendën aty Martinit në momentet e fundit. Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë. Ja morën të dyja. Si nënë që jam uroj nga thellësia e shpirtit që askush mos e provoftë më një dhimbje të tillë. Respekte Florina dhe Angel Cani.", thuhej në mesazhin e nënës së 14-vjeçarit.
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Prelleshaj. Ngjrja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Prelleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.
Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili dyshohet se ka dëmtuar ligamentet e dorës dhe po trajtohet në një klinikë private.
Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin "Snapchat", kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer. Në foto si për të demonstruar forcën mbante grushtin lart. Po ashtu nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera.
proteste per martin canin
Artikuj te sugjeruar
r.ll
AKTUALITET
21 Nëntor12:47
"Duam drejtësi, asgjë tjetër"/ Tezja e Martin Canit mes lotësh në protestë: E çuam në shkollë nuk e çuam në luftë
foto nga protesta
TIRANË- Në gjendje të rënduar emocionale dhe psikologjike në protestë ka marrë pjesë edhe tezja e...
I.A
AKTUALITET
21 Nëntor12:02
Kapet 13-vjeçari me thikë me vete në një shkollë të Devollit
DEVOLL- Një 13-vjeçar është kapur me thikë me vete në një shkollë të Devollit. Mësohet se i mituri ki...
n.f
AKTUALITET
21 Nëntor11:58
Vrasja e Martin Canit/ Mario Perlleshaj del nesër para gjykatës, do njihet me masën e sigurisë
Cani
TIRANË- Mario Perlleshaj, autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani do të dalë nesër para gjykat&eum...
r.ll
AKTUALITET
21 Nëntor11:57
Shoku i klasës së Martin Canit në protestë: Ishte djalë i urtë, të hënën më tha që ishte zënë me atë
pamje nga protesta
TIRANË- Në protestën e organizuar nga prindërit për vrasjen e Martin Canit në Tiranë, ka qenë i ...
n.f
AKTUALITET
21 Nëntor11:57
27-vjeçari u rrëzua nga kati i katërt i pallatit ku po punonte, në pranga administratori i firmës, procedohet inxhinieri në Vlorë
Foto ilustruese
VLORË- Një ditë pasi një punëtor 37-vjeçar u rrëzua nga kati i katërt i pallatit ku po punonte &e...
n.f
AKTUALITET
21 Nëntor11:56
E rëndë në Itali/ Shqiptari plagoset nga mjeti i punës, vdes 41-vjeçari, luftoi me jetën dy ditë në spital (EMRI)
Pamje nga vendi i ngjarjes
ITALI- Një aksident tragjik është regjistruar në Itali ku një shqiptarë ka gjetur vdekjen dy ...
n.f
AKTUALITET
21 Nëntor11:55
Reshjet e shiut në Dibër/ Rrëshqitje gurësh në aksin Skuraj-Burrel, bllokohet qarkullimi në segmentin e Shkopetit
Diber
DIBËR- Moti i keq ka përfshirë edhe qarkun e Dibrës. Reshjet e shiut dhe erërat e forta kanë krijuar probleme edh&...
n.f
AKTUALITET
21 Nëntor11:54
Reshjet e borës mbulojnë akset Bogë-Theth dhe Hani i Hotit-Tamarë, ARRSH: Tregoni kujdes gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë!
Foto ilustruese
THETH- Reshjet e borës kanë zbardhur akset Bogë-Theth dhe në Hani i Hotit-Tamarë. Autoriteti Rrugor...