Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar mbi protestat në Shqipëri, duke theksuar se ato nuk bien ndesh me rrugën e vendit drejt...
AKTUALITET
“Jemi në terror nga qentë”/ Banorët e Uznovës kërkojnë zgjidhje nga autoritetet: Nuk hapim dot as dritaret
PiranjatPërditësimi i fundit 9 Mars 2026, 20:45
Banorë të lagjes Uznovë në Berat, kanë ngritur shqetësimin pranë redaksisë së Piranjat news për një situatë që sipas tyre po u prish qetësinë dhe sigurinë në lagje. Ata thonë se gjatë natës përballen me zhurma dhe shqetësime nga disa qen që mbahen në zonë.
Sipas banorëve, lehjet e qenve gjatë natës kanë krijuar frikë dhe pasiguri, duke bërë që shumë familje të mos ndihen të qeta në shtëpitë e tyre. Ata shprehen se shpesh nuk arrijnë të flenë dhe madje shmangin edhe hapjen e dritareve për shkak të situatës.
Banorët theksojnë se për këtë problem janë ankuar disa herë në institucionet përkatëse, por deri tani thonë se nuk është marrë një zgjidhje përfundimtare.
“Ju lutemi hajdeni dhe investigoni si vend. Jemi ankuar edhe në bashki dhe në polici, por deri tani kanë ardhur vetëm për të parë situatën,” shprehet një banor i zonës për Piranjat news.
Ata kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë dhe të autoriteteve përkatëse për të verifikuar rastin dhe për të marrë masa.
Sipas banorëve, personi që lidhet me këtë situatë quhet Edmond Hoxha, ndërsa ata kërkojnë që rasti të hetohet dhe të zgjidhet sa më shpejt për të rikthyer qetësinë në lagje./Piranjat.news