Denoncim i emigrantit: Vij një herë në vit në vendlindje, por nuk kemi as ujë për t'u larë në Dibër
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës ...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...

Një parcelë me drogë është bërë shkaku kryesor për vrasjen me dy plumba pistolete të Piro Prronit, në fshatit Abat të njësisës Administrative në Shkodër.
Vrasja është kryer nga kryeplaku i fshatit Abat, Ndoc Macaj, i cili më pas është vetëdorëzuar tek strukturat policore me ndërmjetësimin e Drejtorit të Qarkut Shkodër. Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se Macaj ka pranuar autorësinë e krimit por ka argumentuar se një veprim të tillë e ka kryer për tu vetëmbrojtur, pasi viktima Piro Prroni po e sulmonte me një hanxhar që kishte me vetë dhe thikë. Gjithçka ka ndodhur për kultivimin e disa rrënje me drogë në zonën e quajtur “Pushime”, tokë e cila i përket autorit të krimit Ndoc Macaj,i cili rezulton të jetë dhe kryeplaku i fshatit.
Pas hetimeve të kryera lidhur me zbardhjen e vrasjes, policia paralelisht ka zbuluar dhe parcelën me drogë duke asgjësuar me zjarr të gjitha rrënjët. Ndërsa 5 prej tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale më qëllim ekzaminimin në laborator.
Në dëshminë e plotë, autori i krimit, ndër të tjera ka sqaruar se:
”…unë jam kryeplaku i fshatit Abat prej dy vitesh. Duke qënë se për shkak të funksionit dhe përgjegjësive që kam mbi kontrollin e teritorit të fshatit më datën 28 Gusht 2025, rreth orës 17:00, kam dalë duke kontrolluar zonën në vendin e quajtur"
"Pushime", pasi ditët e fundit kisha parë lëvizje të dyshimta në këtë zonë dhe kisha merak nëse ndokush mund të jetë duke bërë ndonjë paligjshmëri, në tokën time, pasi kam bjeshkët e mia në këtë vend apo në vende të tjera, pasi ligji më ka ngarkuar për të kontrolluar brenda fshatit. Në momentin që kam arritur në vendin e quajtur "Pushime", kam parë një parcelë, të kultivuar me rreth 70-80 bimë narkotike Cannabis Sativa…”.
Më tej autori i krimit shprehet se:
“…në këtë moment ka ardhur një bashkëfshatar të cilin e njoh me emrin Spiro Prroni (Piro Prroni) dhe mu drejtua me fjalët:"…Ça lyp këtu…?".
I thashë: "…kjo është toka jeme dhe kam dalë për ta kontrolluar dhe ç'farë bëhet këtu dhe kush është…?".
Ai më tha: "…Jena tek për tek, po të myti…". Dhe në këtë moment ka nxjerrë kmesën(mjet prerës) dhe më është afruar, unë kam ecur 2 (dy) hapa pas dhe i thashë: “…Mos mu afro…".
Por ai prap është afruar dhe më tha: "..Jemi vetëm për vetëm…". Në këtë moment kam nxjerrë pistoletën dhe i kam thënë sërish: "…Mos mu afro…". Ndërsa ai është afruar sërish.
“…unë vazhdoja të tërhiqesha, ndërsa ai më afrohej gjithmonë e më shumë. Në këtë moment kam qitur një fishek në ajër, për ta trembur por ai u afrua sërish, çoi kmesën për të më vrarë.I gjendur në këto kushte, i kam drejtuar armën dhe i kam rënë në krahun e majtë, në shpatull…”-tregon autori I krimit.
Aty më tha: "Më vrave…".
Ka ecur disa hapa pas, dhe u ul në tokë. Nga ai moment nuk ka lëvizur më. Më pas kam zbritur deri tek banesa ime dhe kam njoftuar disa përsona ndër ta Kushëririn e Piros dhe punonjësin e Policise që është kushëri i Piros dhe ju kam treguar për ngjarjen e ndodhur. Më pas më kanë telefonuar nga Policia dhe i kam pritur në banesë deri sa kanë ardhur, ku i kam dorëzuar armën, me të cilin kam kryer krimin dhe më kanë shoqëruar në ambjente e Policisë.
“…Unë jetoj gjatë gjith kohës në Dukagjin dhe gjatë dimrit jemi vetëm dy shtëpi që jetojme atje, prandaj dhe kam mbajt armën por në asnjë rast për këtë qëllim. Sot më zuri rreziku me të dhe nuk kam dashur të ndodhë kjo punë. Piro Prroni, e kam kushëri të largët por nuk është se kam patur kontakt me të. Nuk ka patur njeri-tjetër, kemi qenë vetëm ne të dy. Unë pashë që përvec kmesës në dorë kishte dhe thikë në brez, sipër bluzën, pasi e kishte vendosur në pozicion të dukshëm.
Mu afrua aq afër sa çoi kmesën dhe tentoi të më godasë me të, në këtë moment menjëherë kam nxjerrë pistoletën, të cilën e kisha me vete dhe kam qëlluar në ajër, tek qitje si fillim vetëm për ta trembur dhe për ta larguar."
Por Prroni nuk u tërhoq dhe vazhdoi të më afrohet sërish, përsëri ka çuar kmesën dhe tentoi të më godasë, në këtë moment e kam qëlluar drejt, ku plumbi e ka kapur në pjesën e gjoksit. Aty me tha:"…Më vrave…".
Pas këtij momenti ka ecur 2-3 hapa pas, është ulur në tokë dhe ka humbur ndjenjat, ku më pas ka humbur jetën./Ora News/
Eriselda Karriqi është një nuse e zakonshme, por për vjehrrin e saj Xhevair Dashi ajo është shtyllë kryesore e shtëpis...
Ndërsa shumë shqiptarë po e festonin Vitin e Ri në mjerim, kryeministri i tyre i përshëndeti me një gotë shampanjë...
Një fqinj i tij është nën hetim për vrasjen e Fatos Cenajt, i cili u qëllua në kokë mëngjesin e 8 qershorit. &Cce...
Historia e Niko Kitës, 70-vjeçari nga Korça që u gjet i vdekur në banesë, është sa e trishtueshme, por edhe dhe nj...
Qeveria ka vendosur shkarkimin e Ceno Klosit nga posti i zv.ministrit të Infrastrukturës. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes q...
Një 70-vjeçar është gjendur i vdekur në banesë pasditen e së martës në qytetin e Korçës. Në k...
Është zbardhur vendimi i gjyqtarit Ligoraq Toshi që sipas kryeministrit Edi Rama ka shkelur rëndë detyrën duke u vendosur në...
Agjencia për Media dhe Informim bën me dije se në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblimin me 1...
Qeveria e kryeministrit Edi Rama ka marrë disa vendime para nisjes së sezonit parlamentar, ku bëhet me dije se janë liruar nga detyra 3 zy...
I shumëkërkuari nga SPAK, Denis Matoshi allias Eldi Dizdari ndodhet aktualisht në paraburgim në Dubai, me kërkes&...