AKTUALITET

Kalaja: Irena Gjoka gënjen sërish, dënimi i saj në Greqi nuk është amnistuar, por arkivuar

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Janar 2026, 19:05
Kalaja: Irena Gjoka gënjen sërish, dënimi i saj në Greqi

Avokatja Adriana Kalaja, e ftuar në emisionin ‘SYRI DIGJITAL’ me Bled Markun në SYRI TV, ka publikuar dokumente që sipas saj vërtetojnë se Irena Gjoka (Maneku–Shpata) ka qenë e dënuar në Greqi dhe se ky vendim nuk është amnistuar, por vetëm është arkivuar për shkak të një ligji grek që synonte uljen e numrit të dosjeve në sistemin gjyqësor.

Sipas Kalasë, arkivimi nuk e shfuqizon dënimin penal dhe nuk e ndryshon faktin juridik se personi është i dënuar. Ajo theksoi se pretendimi për amnisti është i pavërtetë dhe se, edhe në rast amnistie, kjo duhej të ishte deklaruar qartazi në formularët përkatës.

Kalaja deklaroi se Irena Gjoka ka gënjyer katër herë në formularin e dekriminalizimit, çka sipas saj përbën vepër penale. Ajo theksoi se kjo nuk lidhet vetëm me vitin 2019, por edhe me vitin 2022, kur Gjoka mori mandatin si drejtuese e Gjykatës së Posaçme.

‘Fakti që gënjen katër herë në formularin e dekriminalizimit, tregon që ti ke kryer vepër penale. Këtu fillon dhe mbaron historia dhe jo vetëm në 2019-ën, por dhe në 2022-shin kur ka marrë mandatin e drejtueses së Gjykatës së Posaçme. Të vazhdojmë te pjesa tjetër. Shikoni çfarë thotë. Me shkresën numër protokolli 216 fraksion 7, datë 15.07.2025, duhet të qëndrojë këtu. Datë 15.07.2025. Ministria e Drejtësisë ka përcjellë përgjigjen e autoriteteve gjyqsore greke në lidhje me kërkesën tonë datë 07.05.2025, pra, këtë që unë sapo ju citova, ku thuhet se vendimi është autentik dhe nuk është ekzekutuar për shkak të aktit të prokurorit. Bashkëlidhur thotë, është dërguar një kopje e njësuar me origjinalin e këtij vendimi.

Pra, jemi në 15.07.2025. Përgjigja që unë ngre, pyetja që unë ngre dhe që ka mbetur pa përgjigje dhe sot e kësaj dite është, çfarë kanë bërë institucionet tona nga data 15 korrik 2025? Po i quajmë nul të gjithë problematikën përpara kësaj date. Pra, ka ardhur një përgjigje, thuhet që kjo shtetase që mban në mënyrë të padrejtë dhe antikushtetuese postin e gjyqtares, është e dënuar me vendim, vendim i cili thotë, nuk është ekzekutuar për shkak të aktit të prokurorit. Atëherë, unë do të dëshiroja në mënyrë ekskluzive të paraqes në emisionin tuaj, kush është ky vendimi? Pra, çfarë ka ndodhur? Sepse ëh, çfarë kemi provuar ne, që edhe parashtrimet, pra, po pretendojmë se për të gjitha këto, ëh, këtë ta mbajmë pak në në sfond, sepse ka shumë rëndësi për ta analizuar.

Dhe, dhe siç e citova, sipas këtij vendimi të prokurorit, thuhet, për shkak të ligjit numër datë, ky, ky vendim, pra, është vendim i formës së prerë i nderuar për sa shkon ëh për të ekzekutim tek prokurori. Por, në shtetin grek ka dalur një ligj që këtu citohet me numër 3346 i vitit.

Thotë, ‘Urdhërojmë mos ekzekutimin e vendimit të me tre anëtarë të, u dënua Irena Maneku me të dhënat dhe pika dy e vendosim vendimin e mësipërm në arkiv në përputhje me nenin 32’. Çfarë do të thotë kjo? Sepse rrëzon pretendimet e Irenës me tre mbiemra që ky vendim është amnistuar. Jo. Ky vendim e shikoni qartazi fare, thotë ka kaluar në arkiv për shkak se ky ligji doli në shtetin grek për të ulur numrin e dosjeve të cilat ishin në sistemin gjyqësor dhe me këtë rast, kjo dosje jo se amnistohej, po kalonte në arkiv dhe kjo nuk e bënte çështjen që Irena Gjoka nuk është e dënuar.

Pra, Irena Gjoka jo vetëm është e dënuar, është e qartë fare. Por Irena Gjoka nuk mund të fshihet mbas amnistisë, sepse dhe në do të kishim amnisti, duhet ta shënonte, jam e dënuar dhe kam fituar amnistinë me këtë ligj.

Po pra, është kontradiktore, pra e fillon, e fillon, ja prandaj jua dhashë këtë vendimin. E fillon ëh parashtrimet me faktin që nuk është vënë në dijeni. Shikojeni pak çfarë date ka ky vendim gjykate. Ky vendim gjykate është i 2004-ës dhe shikoni pak aty. Irena Maneku Irena, sepse kështu e ka. Unë e kam dhe shqipen po të doni jua jap. Ja, ja ku e keni, shikoni poshtë, është e përkthyer në shqip dhe me vulë apostile. Atëherë çfarë thotë? Thotë, përkuese është Irena Maneku. Atëherë si nuk paska dijeni kjo gjyqtare kur ka bërë kërkesë?

Ka vënë, po ka vënë avokat. Po ja se kemi një provë shumë të rëndësishme që Irena Maneku vazhdon të gënjejë. Edhe kësaj mund t'i bëni një foto. është prokura që autorizon ëh avokatin, sepse edhe në këtë, në këto moment, vijohet dhe gënjehet, pra quhet falsifikim në deklarim, Këshilli i Lartë Gjyqësor, sepse thotë, prokurën ja kam dhënë kur kanë filluar të flasin mediat dhe mediat kanë filluar të flasin në mars të 2024-ës. Shumë lehtësisht e dalloni që prokura është datë 31 mars 2003 dhe nëse e shikojmë prokurën për pak në led, çfarë thotë?

Pra, çfarë thotë prokura? Ëh Irena Maneku në këtë prokurë, po me mbiemrin e vajzërisë, sepse Gjoka ka mbiemrin e bashkëshortit aktual, thotë që autorizoj ëh avokatin që të më heqi dy ekspulset. Ja shikojeni. Ekspulsi numër 14, datë 24.12.2002 dhe ekspulsi numër 7, datë 13.02.2003. Atëherë të ndalojmë pak se ka shumë rëndësi. Ëh, edhe në këto proceset që ka iniciuar, Irena Maneku Shpata Gjoka, vë në lëvizje gjykatën për ekspulsin e dytë ose dëbimin e dytë. Nuk merret fare me ekspulsin e parë, sepse i nderuar, në ekspulsin e parë është kapur me vizë dhe vulë të falsifikuar.

Ka marrë një vizë greke për minoritarët, 100 ditore, ndërkohë që vendimi penal, po edhe dy vendimet e gjykatave administrative, thonë që ëh është falsifikuar fleta 17 e pashaportës me vizë greke. Ndërkohë, ndërkohë, ngrihet pretendimi vetëm për datën 13 shkurt 2003, sepse në këtë moment, në fakt, autoritetet greke nuk e kanë lejuar të futet, pra nuk e kanë dëbuar qartazi si në rastin e parë, po nuk e kanë lejuar të futet.

Për shkak, jo, për shkak se ka një proces penal të hapur me rastin e parë, se ka vizë të falsifikuar dhe vulë të falsifikuar. Dhe të kalojmë sërish tek fotoja që para dhamë pak çaste më parë. Jo, atë do ta lëmë, do ta lëmë pak më vonë. Një pretendim tjetër tek foto që kishim në fillim fare, atë të prokurorisë, të shtatorit. Pra, ajo që ishte një foto, dy foto në një dokument. Atëherë, po të shikoni, në paragrafin e fundit thuhet, nëpërmjet së cilës, pra Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, dega e policisë së qarkut Fier, thotë, pashaporta numër 1068376 fraksion 98, që thotë viti 98, figuron në grupin e pashaportave e tjerë e tjerë, por që janë asgjësuar për shkak të kalimit të afatit.

Çfarë ka thënë te pretendimet e veta para KLGJ-së? Që, sepse këtë numër pashaporte e ka dhe vendimi i gjykatës. Po çfarë ka thënë Irena me tre mbiemra? Që kjo nuk është pashaporta ime. Ja ku e vërteton dhe shkresa e policisë dhe prokuroria, shkresa këto dhe të gjithë shkresat e tjera, që unë për lehtësi të publikut që të mos e ngarkojmë me shkresa, nuk i solla, janë të gjitha në dosjen voluminoze që sot kishte për analizë dhe për vendimmarrje KLGJ-ja. Tashti kemi dhe një dokument tjetër. Më jepni edhe foton, foton tjetër, foton dy. Ëh, ka qenë, ka qenë rast i veçantë Irena Gjoka në Shqipëri?

Pra, nuk është rast, unë thashë, Irena me tre mbiemra është normë në sistem. Është investim i drejtpërdrejtë i Edi Ramës, sepse ka dhe një gjë tjetër. Në fakt, unë kam përdorur dhe kam përmendur si dhe juve, shumë vendimmarrje dhe më shumë jemi ndalur te vendimmarrjet e kësaj gjyqtareje që rastësisht, në thonjëza, merren vetëm me kryetarët e opozitës, me armiqtë e Edi Ramës’, u shpreh Adriana Kalaja .

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë