AKTUALITET

Katër investitorë të rinj strategjikë, vila e hotele në Lukovë e Gjirokastër, projektet 120 mln euro

n.f Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2024, 09:08
Katër investitorë të rinj strategjikë, vila e hotele në
Foto ilustruese

TIRANË- Katër projekte të reja kanë marrë status të investimit strategjik në mbledhjen e fundit të Komitetit të Investimeve Strategjike(KIS). Vendimet e marra në fund të korrikut të këtij viti, por të bëra publike tani, tregojnë se bëhet fjalë për një total prej 120 milionë eurosh investime të parashikuara teksa ajo që bie në sy tashmë është shtrirja e interesit për këto investime përtej vijës bregdetare, edhe pse kjo e fundit nuk mungon. Por cilët janë në fakt projektet që kanë marrë miratimin këtë herë?

Kompleks vila e hotel në Gjirokastër

Projekti që ka vlerën më të madhe të parashikuar të investimit prej 60 milionë eurosh është propozuar në Gjirokastër. Sipas vendimit të KIS bëhet fjalë për “Gerhot Village, Gjirokastër” propozuar nga Kumi Konstruksion shpk. Komiteti ka dhënë miratimin e Statusit “Projekt me Potencial Strategjik”  dhe kompanisë i është lënë një vit kohë për të aplikuar për përfitimin e statusit përfundimtar “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”.

Projekti në fjalë parashikon një kompleks turistik i cili do të ketë në përbërje hotel, vila dhe zonë tregtare por nuk jep të dhëna mbi të punësimin potencial. Projekti synohet të realizohet në një sipërfaqe prej 40 Ha dhe shtrihet në fshatin Gërhot, Bashkia Gjirokastër

Vresht, kantinë dhe agroturizëm në Lezhë

Projekti i dytë që ka marrë miratimin  e Statusit “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Asistuar” është ai i kompanisë X ONE sh.p.k në Lezhë që parashikon “Ndërtim vresht, kantinë & agroturizëm”. Sipas vendimit statusi është i kushtëzuar dhe kompania duhet që brenda një viti të dorëzojë projektin e rishikuar. Projekti ka një vlerë investimi të parashikuar prej 5 milionë eurosh dhe do të punësojë 80 persona.

“Për masën mbështetëse të kërkuar vënie në dispozicion të pasurive të paluajtshme shtetërore me sipërfaqe totale 137,2 ha, kjo masë do duhet të rishqyrtohet sërish nga Komiteti i Investimeve Strategjike (KIS), pas dorëzimit të projektit nga subjekti” thuhet në vendim.

Hotele dhe vila në Lukovë

Një tjetër projekt i miratuar nga KIS me status “Investim/Investitor strategjik procedurë e veçantë” është ai “Atara Resort & Vilas” i propozuar nga subjektet Lukova Bayside Hotel & Spa shpk. Në vendim nënvizohet se resorti, hotelet dhe vilat do të kenë funksion turistik.

“Projekti “Atara Resort & Vilas” parashikon ndërtimin e një resorti turistik luksoz, cili do të realizohet në dy zona kryesore.

Në zonën 1 synon të zhvillohet një Hotel me 5 yje me ambiente shërbimi, ndërsa zona 2 përfshin zhvillimin e 4 hoteleve dhe një fshati turistik me vila të cilat do të shërbejnë si struktura akomoduese në Bashkinë Himarë” thuhet në dokument.

Në projektet e mëparshme të bregdetit që kanë marrë status strategjik ka pasur kryesisht vila rezidenciale që janë kritikuar nga operatorët turistike teksa dhe qeveria në strategjinë e fundit theksoi se projektet rezidenciale nuk i shërbejnë turizmit dhe se kjo do të rishihet në vijim me projektet që do të zbatohen.

Lidhur me masat mbështetëse të këtij projekti vendimi i KIS përcakton disa ndër të tjera edhe tokën.

“Miratohet në parim masa mbështetëse vënie në dispozicion të pasurisë së paluajtshme shtetërore me sipërfaqe prej 76,950 m2, në ZK. 2518, e zërit kadastral “ullishte” dhe “pemëtore”, vetëm pasi të jenë kryer të gjitha verifikimet e nevojshme dhe konfirmimet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës përsa i përket saktësimit të vendndodhjes (parcelat e detajuara), sipërfaqes, statusit të tyre juridik dhe për aq kohë sa nuk ekzistojnë mosmarrëveshje administrative dhe/ose gjyqësore me shtetin në pasurinë objekt të investimit strategjik” thuhet në dokument.

Investim për Resort në Bogë

Një projekt që parashikon ndërtimin e një resorti turistik në Bogë është gjithashtu mes të tjerëve që kanë përfituar nga vendimet e KIS. Në këtë rast bëhet fjalë për “Boga Valley Resort” me subjekt Boga Valley Resort Shpk. Komiteti miratoi në parim të Statusit “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Asistuar” për projektin e investimit, status ky i kushtëzuar me dorëzimin e projektit të rishikuar, i cili duhet të jetë në përputhje të plotë me kriteret zhvillimore të zonës, parashikuar në dokumentet e miratuar të planifikimit e zhvillimit të territorit, duke u bazuar gjithashtu në parashikimet e legjislacionit për zonat e mbrojtura, Planit të Përgjithshëm Vendor Malësi e Madhe dhe Planit të Detajuar Vendor.

“Projekti i investimit parashikon ndërtimin e një resorti turistik, ku do të ketë një hotel dhe disa vila, së bashku me ambientet e shërbimit në Bashkinë Malësi e Madhe. Ndërtimi është parashikuar të jetë i kombinuar me punime guri dhe druri në harmoni me natyrën.

Vlera e investimit për projektin e propozuar parashikohet të jetë 5,100,000 Euro (pesë milion e njëqind mijë) Euro dhe numri i të punësuarve parashikohet të jetë 90 (nëntëdhjetë) punonjës.

Projekti do të realizohet në një sipërfaqe totale prej 12,68 ha, në ZK 1237, Bogë, Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe, pronë “shtet”, përkatësisht në pasuritë me nr. 3/1 me sipërfaqe 2,69 ha dhe nr. 35 me sipërfaqe 9,99 ha. Subjekti ka një marrëveshje qiraje për pasurinë me nr. 1 me sipërfaqe 0,3 ha, pronë private për të cilën dëshmon me dokumentacion VENDI NR. _, DATË _._.2016 marrëdhënien me pronën” thuhet në parashtrimin e vendimit të KIS./ Monitor

katër investitorë të rinj strategjikë gjirokaster lukove projekt

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan