Rreth 60 drejtues e zyrtarë të tjerë të administratës së Bashkisë së Vlorës, pjesa më e madhe e të cilëve ende në detyrë, konsiderohen përgjegjës për shkelje në një numër shumë të lartë tenderash dhe procedura të tjera financiare.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar të paktën 22 tendera, me vlerë totale rreth 6 milionë euro, të cilat janë kryer në shkelje të ligjit të Prokurimeve Publike gjatë periudhës 2023–2025, kohë kur bashkia është drejtuar nga Dritan Leli dhe Ermal Dredha. Për këta dy të fundit, KLSH-ja thotë se janë përgjegjës për mënyrën e gabuar të administrimit dhe përgatitjes së akteve të nevojshme për disiplinimin e buxhetit të Bashkisë.
Në Raportin Përfundimtar të Auditimit Financiar të publikuar këto ditë, Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon marrjen e masave administrative nga vërejtje deri në largim nga detyra për 41 zyrtarë, mes të cilëve edhe në funksione drejtuese. Ndërkohë, KLSH-ja thotë se janë gjetur në shkelje edhe 16 zyrtarë të tjerë, të cilët janë larguar nga detyra dhe për këta ka vendosur të informojë Departamentin e Administratës Publike për regjistrimin e masave disiplinore.
Audituesit shtetërorë thonë se të gjitha procedurat tenderuese të gjetura në shkelje, me fond limit që variojnë nga 100 mijë deri në 2.5 milionë euro, i janë përcjellë Agjencisë së Prokurimit Publik për hetim të mëtejshëm dhe për marrjen e masave ligjore, si edhe për rikthimin e shumave abuzive në buxhetin e Bashkisë.
Krahas këtyre tenderave, KLSH-ja thotë se janë gjetur shkelje edhe në 12 procedura tenderuese për mbikëqyrjen e punimeve publike, për të cilat ngarkohen me përgjegjësi ligjore ish-drejtuesit dhe titullari aktual i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
10 Mars15:57
Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Multigames”, gjatë të cilit janë zbuluar dy lokale ku organizoheshin në m&eu...
AKTUALITET
10 Mars15:55
Rikthehen paratë e IPARD, 146 milionë euro do të shpërndahen për bujqësinë shqiptare
Pas një periudhe 3 vjeçare të pezullimit të fondeve europiane për bujqësinë shqiptare, zhvillimet e datës 9 mars nga B...
AKTUALITET
10 Mars15:43
Shtohen truprojat për Altin Dumanin dhe Klodian Brahon, caktohen nga 8 bodyguardë për secilin
Garda e Republikës ka forcuar masat e sigurisë fizike për ish-kreun e SPAK, Altin Dumanin dhe udhëheqësin aktual të institucionit,...
AKTUALITET
10 Mars15:11
Ura e Berluskonit në aksin Milot-Lezhë po shembet! Ekspertët: 20 firma marrin inerte në lumin Mat
Veriu i Shqipërisë rrezikon të mbetet i izoluar, për shkak të dëmtimeve të shumta të urës së ngritur mbi lum...
AKTUALITET
10 Mars14:50
‘Asgjë për t’u shqetësuar’/ Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli del nga SPAK pas 1 ore
Ish kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli është paraqitur në SPAK mesditën e kësaj të marte, 10 mars.
Ende nuk ka informacio...
AKTUALITET
10 Mars14:41
Zjarr masiv në një sipërfaqe pyjore në Pogradec, era përhap flakët
Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe pyjore pranë fshatit Leshnicë në Pogradec. Flakët e zjarrit po pë...
AKTUALITET
10 Mars13:57
Çmimi i naftës shkon 198 lekë/litri, qytetarët paguajnë më shumë për karburantin
Në qarkun e Korçës, gjatë ditës së sotme është vërejtur një rritje e ndjeshme e çmimit të naft...
AKTUALITET
10 Mars13:52
Mijëra shqiptarë u bashkuan për ta shpëtuar, infermierja 22-vjeçare nga Librazhdi ndërron jetë në Itali
Klarisa, infermierja 22-vjeçare nga Librazhdi, për të cilën mijëra shqiptarë u bashkuan për t’i dhënë nj&...
AKTUALITET
10 Mars13:52
Kokaina në Frakull/ Gjykata e Posaçme lë në burg tre persona, dy të tjerët ende në kërkim
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat arrest në burg për Klevent Gjolena, Aldi Zonja dhe Musa Gjikola, në kuadër t...
AKTUALITET
10 Mars13:46
Gazetari: 45 milionë euro janë shumë pak për të luftuar korrupsionin!
Raporti i SPAK për vitin 2025 i është dërguar Kuvendit, duke evidentuar si sfida kryesore korrupsionin në nivele të larta, krimi...