AKTUALITET

KLSH “ngel në klasë” Emiriana Sakon: Investimet janë programuar në buxhet, por nuk janë realizuar në terren!

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Mars 2026, 10:59

KLSH “ngel në klasë” Emiriana Sakon: Investimet janë

Auditimi financiar i realizuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit mbi Bashkinë Durrës nxjerr në pah një seri problematikash të rëndësishme në mënyrën se si janë menaxhuar fondet publike, planifikuar investimet dhe raportuar pasqyrat financiare.

Raporti përfundimtar i auditimit evidenton mangësi në sistemin e kontrollit të brendshëm, mosrealizim të një pjese të konsiderueshme të projekteve të planifikuara dhe pasaktësi në raportimin financiar të institucionit vendor, çka ka çuar në dhënien e një opinioni auditimi të modifikuar me rezervë për pasqyrat financiare.

Një nga elementët më domethënës të raportit lidhet me realizimin e buxhetit të Bashkisë Durrës, i cili rezulton dukshëm më i ulët nga sa ishte planifikuar. Për vitin 2023, nga rreth 10.07 miliardë lekë të planifikuara, janë realizuar rreth 7.68 miliardë lekë, ose afërsisht 76% e planit.

Edhe në vitin 2024 situata mbetet e ngjashme, pasi nga 8.62 miliardë lekë të planifikuara janë shpenzuar rreth 6.87 miliardë lekë, ose rreth 79.6%. Kjo diferencë tregon një hendek të qartë mes planifikimit buxhetor dhe kapacitetit real të administratës për ta zbatuar atë në praktikë.

Auditimi thekson se problemi kryesor lidhet me investimet publike, të cilat shpesh janë programuar në buxhet por nuk janë realizuar në terren. Në shumë raste projektet nuk janë nisur për shkak të mungesës së procedurave të prokurimit, vonesave në lidhjen e kontratave apo mbylljes së punimeve përtej afateve të vitit buxhetor. Vetëm për vitin 2023 janë evidentuar 19 projekte të planifikuara që nuk janë realizuar fare, ndërsa dhjetëra të tjera janë financuar vetëm pjesërisht për shkak të vonesave në procedura apo mosmbylljes së punimeve brenda afatit.

Një tjetër problematikë lidhet me projektet e rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019, të cilat sipas auditimit vijojnë të kenë ritme realizimi më të ulëta nga sa ishte parashikuar.

Për vitin 2023 realizimi i këtyre projekteve ka qenë vetëm rreth 61% e planit financiar, ndërsa në vitin 2024 rreth 64%. Vonesat lidhen kryesisht me mosrespektimin e afateve nga kontraktorët, procedura administrative të ngadalta dhe mungesën e dokumentacionit për likuidim të punimeve të përfunduara.

Raporti tregon gjithashtu se Bashkia Durrës mbetet shumë e varur nga financimi i buxhetit të shtetit. Për vitin 2023 rreth 75% e buxhetit është financuar nga transfertat e buxhetit qendror, ndërsa vetëm rreth 25% nga të ardhurat e veta vendore. Edhe në vitin 2024 struktura mbetet pothuajse e njëjtë. Kjo tregon një kapacitet relativisht të kufizuar të bashkisë për të gjeneruar të ardhura nga taksat dhe tarifat vendore, duke e bërë funksionimin e saj financiar shumë të varur nga fondet që vijnë nga qeveria qendrore.

Auditimi evidenton gjithashtu probleme në administrimin e të ardhurave dhe në mbledhjen e detyrimeve nga qytetarët dhe bizneset. Sipas raportit, detyrimet e papaguara për taksa dhe tarifa vendore janë rritur ndjeshëm, duke kaluar nga rreth 635 milionë lekë në mbi 1.29 miliardë lekë brenda një viti. Kjo rritje tregon dobësi në sistemin e administrimit fiskal vendor dhe mungesë analizash të detajuara mbi debitorët dhe detyrimet e tyre.

Një pjesë e rëndësishme e gjetjeve lidhet me saktësinë e pasqyrave financiare. Auditimi ka identifikuar një sërë gabimesh dhe mospërputhjesh në kontabilitetin e bashkisë, përfshirë mbivlerësime dhe nënvlerësime të disa llogarive financiare. Për shembull, një llogari e lidhur me financimin nga buxheti është nënvlerësuar me rreth 380 milionë lekë, ndërsa një tjetër llogari shpenzimesh është mbivlerësuar me mbi 309 milionë lekë. Në raste të tjera janë konstatuar klasifikime të pasakta të aktiveve apo regjistrime që nuk përputhen me standardet kontabël të sektorit publik.

Problemet nuk kufizohen vetëm te raportimi financiar. Auditimi evidenton edhe dobësi të konsiderueshme në sistemin e kontrollit të brendshëm të bashkisë. Sipas raportit, institucioni nuk ka hartuar një strategji të mirëfilltë për menaxhimin e riskut, nuk ka raportime periodike të strukturuara nga njësitë e brendshme dhe nuk ka ndarje të qartë të përgjegjësive në proceset financiare. Mungesa e manualeve të procedurave dhe mekanizmave të monitorimit krijon një terren ku gabimet administrative dhe financiare mund të kalojnë pa u identifikuar në kohë.

Në total, auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka evidentuar 19 gjetje dhe ka dhënë 19 rekomandime për përmirësimin e menaxhimit financiar dhe të kontrollit të brendshëm në Bashkinë Durrës.

Rekomandimet synojnë përmirësimin e planifikimit të buxhetit, përshpejtimin e procedurave të prokurimit, korrigjimin e pasqyrave financiare dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit të brendshëm.

Në një plan më të gjerë, gjetjet e këtij auditimi reflektojnë një problem të njohur në administrimin financiar të njësive të qeverisjes vendore në Shqipëri: planifikime buxhetore ambicioze që nuk shoqërohen me kapacitete reale për t’u realizuar, investime që mbeten në letër dhe sisteme kontrolli që nuk arrijnë të garantojnë transparencë dhe llogaridhënie të plotë në përdorimin e fondeve publike. Për qytetarët kjo përkthehet në projekte të vonuara, shërbime që realizohen me ritme të ngadalta dhe një administrim financiar që ende ka nevojë për reforma të thella në nivel lokal./Piranjat News

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan