Shqipëria vijon të digjet, 25 vatra zjarri në 24 orë, 5 mbeten aktive
25 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 5 prej tyre vijojnë të j...
25 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 5 prej tyre vijojnë të j...
Zjarri në zonën e Drenies në Mallakastër është riaktivizuar gjatë ditës së sotme, kryesisht në pjesën v...
Deputetja e Reform UK, Sarah Pochin, ka kërkuar që qeveria britanike t’i vendosë Shqipërisë një ultimatum për të...
Kurora e gjelbër e qytetit të Pukës është rrezikuar seriozisht mëngjesin e kësaj të marte, pasi një vatër zj...
Me flokët e saj të kuq të çrregullt, sytë e gjelbër plot gjallëri dhe pamjen joshëse, 23-vjeçarja Anna Chapma...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka firmosur një urdhër që kërkon reduktimin e numrit të vaksinave të rekomanduara p&eum...
Kruja vijon të përballet me flakët, ndërsa gjatë gjithë natës ka vijuar lufta për shuarjen e zjarrit mbi Zidoll dhe n&...
Qeveria shqiptare po përgatitet të shtetëzojë koncesionin e kontrollit mjekësor bazë në shtator, duke ia kaluar shërbi...
Presidenti amerikan Donald Trump u transportua fshehurazi larg samitit të NATO-s muajin e kaluar në Ankara të Turqis&e...
Spitalet vijojnë të kenë mangësi në pajisje, përveç mungesëa së konstatuar dhe të ngritur si problematik&e...
Nga 7 gushti kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, të cilat sjellin masa më të ashpra për drejtuesit që shkelin rregullat e qarkullimit. Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, ka prezantuar ndryshimet dhe ka bërë apel për më shumë përgjegjshmëri në rrugë.
Një nga masat më të forta lidhet me drejtimin e automjetit pa leje drejtimi. Personave që kapen duke drejtuar mjet pa qenë të pajisur me patentë, e drejta për t’u pajisur me leje drejtimi u shtyhet deri në 1 vit, ndërsa për të miturit kjo periudhë shkon deri në 2 vjet.
Ashpërsohen ndjeshëm edhe masat për drejtimin e automjetit nën efektin e alkoolit. Leja e drejtimit hiqet përgjithmonë kur një drejtues rezulton me më shumë se 0.5 g/l alkool në gjak, nëse më parë është konstatuar dhe ndëshkuar për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit ose në gjendje të dehur.
Sipas Policisë Rrugore, masa synon të adresojë numrin e aksidenteve me pasoja të rënda që lidhen me drejtimin e mjeteve nën efektin e alkoolit. Ndryshime të tjera prekin sjelljet agresive dhe të rrezikshme në rrugë, veçanërisht në zonat urbane, pranë shkollave, kryqëzimeve dhe degëzimeve.
Për shkelje të tilla, përfshirë mosrregullimin e shpejtësisë në rrugë me fushëpamje të kufizuar, ndryshimet e shpeshta të korsisë pa sinjalizim dhe manovrat që rrezikojnë përdoruesit e tjerë të rrugës, gjoba është rritur nga 20 mijë në 60 mijë lekë.
Përdorimi i telefonit celular gjatë drejtimit nuk ndëshkohet më vetëm për drejtuesit e automjeteve. Kodi i ri parashikon sanksionim edhe për përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të biçikletave, motomjeteve deri në 50 cc dhe monopatinave me motor. Ndërkohë, për drejtuesit e automjeteve është ashpërsuar edhe rregulli për përsëritjen e shkeljes: patenta pezullohet pas dy ndëshkimeve brenda të njëjtit vit për përdorimin e telefonit, nga tre shkelje që kërkoheshin më parë.
Policia e konsideron përdorimin e celularit një ndër faktorët kryesorë që çon në humbjen e kontrollit mbi mjetin dhe në aksidente. Masa të posaçme janë vendosur edhe për personat që kanë marrë patentën gjatë 24 muajve të fundit. Për këtë kategori parashikohen rregulla të veçanta lidhur me drejtimin nën ndikimin e alkoolit, si dhe kufizime specifike të shpejtësisë.
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është heqja e mundësisë për të shmangur pezullimin e patentës përmes pagesës së një shume sa dyfishi i gjobës maksimale. Deri më 7 gusht, në disa raste drejtuesi që ndëshkohej me gjobë dhe pezullim të patentës mund të zgjidhte pagesën e dyfishit të masës maksimale administrative, duke shmangur pezullimin.
Kjo mundësi është hequr. Në rastet kur Kodi parashikon pezullimin e lejes së drejtimit, ajo tashmë pezullohet automatikisht. Policia Rrugore ka njoftuar se strukturat në të gjithë vendin janë informuar për ndryshimet dhe janë udhëzuar për zbatimin e tyre.
Policia u ka bërë apel drejtuesve të mos tejkalojnë shpejtësinë e lejuar, të mos drejtojnë nën efektin e alkoolit, të mos përdorin telefonin në timon dhe të shmangin parakalimet apo manovrat e rrezikshme.
Aktivisti Edison Lika, gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë, në protestën kundër qeverisë, paralajmëroi një...
Banorët e Divjakës kanë vijuar edhe mbrëmjen e së hënës protestën kundër projektit për bashkimin e Bashkis&eum...
Protesta kundër qeverisë vijon për të 72-tën ditë radhazi, ndërsa qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur së...
Një i moshuar italian është shpallur i humbur në jug të Shqipërisë, ndërsa familjarët dhe të afërmit e ti...
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka denoncuar ndotjen e detit në Porto Palermo, ku pushuesit raportoh...
Një trafik i rënduar prej disa kilometrash është krijuar në aksin Tiranë-Elbasan, duke shkaktuar radhë të gjata automjet...
Protesta kundër qeverisë ka hyrë sot në ditën e 72-të, ndërsa qytetarë janë mbledhur në shesh për të...
Teksa familja Zuko ka hapur dyert e mortit dhe pritet t’i japë nesër lamtumirën e fundit 20-vjeçarit Joan Zuko, të tjera detaje...
Gjykata Kushtetuese nuk e kaloi në seancë ankimin e ish-zëvendësministres Rovena Voda, e cila pretendoi, mes të tjerash, se një de...
Ka nisur sot protesta e 72-të radhazi e qytetarëve në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar, duke vi...