Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- Dr. Liri Berisha, presidente e Fondacionit ‘Fëmijët Shqiptarë’ dhe Salvador Kaçaj u vlerësuan me “Medalje Merite” nga Konfederata Ndërkombëtare e Prioritateve të Mëdha Autonome, Kalorësit e Maltës, gjatë punimeve të konferencës shkencore “Bota e Autizmit”, e cila u mbajt sot në Tiranë.
Dr. Liri Berisha theksoi rëndësinë që ka zëri i profesionistëve të fushës dhe kërkoi që risitë e konferencave të tilla, të kenë më shumë vëmëndje nga mediat. Ajo vlerësoi traditën e Fondacionit ‘Fëmijët Shqiptarë’ në organizimin e konferencave dhe rolin e tyre në mbështetjen e botës së autizmit.
"Autizmi nuk mund të quhet më sindromë izolimi. Ai mund të sfidohet nga prindërit heronj, siç jeni ju dhe nga specialistët që jeni po në këtë sallë. Dua të theksoj fort se sot më shumë se kurrë, zëri i profesionistëve të vërtetë të fushës, dhe risitë e konferencave të tilla duhet të dëgjohen më shumë nga ju mediat, vetëm kështu do të përcjellim mesazhin e kolauduar shkencërisht dhe për rrjedhojë do të kemi qasjen e duhur në zgjidhjen e çështjeve që ne sot na mungojnë.
Do të doja që profesionistët e rinj të fushës, ata që janë sot në hapat e para të trajtimit të fëmijëve të vegjël me këtë fenomen, të bëhen sy e veshë ndaj profesionistëve më në zë që ka fituar sot ky format shkencor, dhe të përfitojnë sa më shumë nga eksperienca dhe faktet që ata do të sjellin këto ditë në vendin tonë.
Fondacioni ‘Fëmijët Shqiptarë’, siç e ka bërë traditë organizimin e konferencave të të gjitha profileve, do të vijojë të jetë zëri i tyre të gjithëve në botën e autizmit. Zëri i profesionistëve, i mjekëve, i akademikëve, i prindërve, si dhe i fëmijëve tashmë të rritur që artikulojnë kaq bukur dhe lirshëm mesazhet e tyre.
Në fillimin e punimeve të kësaj konference, dua të përcjell falënderim për të gjitha përpjekjet që po bëni, duke sjellë pak dritë dhe shpresë në familjet që vuajnë këtë diagnozë.Shpresoj që Tirana dhe fondacioni ‘Fëmijët Shqiptarë’ të jenë sërish mikpritësit e projekteve madhore në botën e autizmit”, tha Liri Berisha.
Në fjalën e tij, Salvador Kaçaj përfaqësues i Priorisë së Madhe Autonome të Kalorësve të Maltës në Shqipëri bëri thirrje për një shoqëri më të ndjeshme, më të dashur dhe më njerëzore ndaj personave në spektrin e autizmit.
“Unë vetë kam një pjesëtar në familjen time me autizëm, nipin tim. Për shkak se i ati i tij ka ndërruar jetë, jam kujdesur unë për të. Këta fëmijë kanë nevojë për shumë dashuri dhe urtësi. Jam edhe unë i emocionuar, ashtu siç tha edhe doktoresha, sepse për fat të keq shoqëria jonë nuk është ende mjaft e ndjeshme. Këtu kanë ardhur njerëz nga e gjithë bota për të mbështetur këtë shtresë të ndjeshme. I falënderoj të gjithë zotërinjtë dhe zonjat që kanë ardhur nga jashtë kufijve tanë për të ndihmuar këta fëmijë. Për hir të së vërtetës, është detyrë e shoqërisë sonë të jemi më të ndjeshëm, më të vërtetë, më njerëzorë ndaj tyre.
Kjo shtresë ka nevojë për ne. Janë shtresa më brilante, më të mirë se ne. Ai që nuk e kupton këtë, i mjeri ai, sepse një ditë do të dënohet dhe do të japë llogari para Zotit.Për këta fëmijë, Zoti i tyre në tokë jemi ne, ne që duhet të kujdesemi për ta dhe t’u shërbejmë me përkushtim. Dua t’ju falënderoj përzemërsisht dhe shpresoj që vitin tjetër, në muajin e autizmit, të organizojmë një konferencë edhe më të madhe. Unë jam i përkushtuar, së bashku me Urdhrin e Maltës, për të kontribuar në të gjithë Shqipërinë në mbështetje të këtyre fëmijëve dhe për çdo njeri që ndihmon këtë shtresë.
Kjo shtresë meriton me shpirt dhe me zemër shërbim, dashuri dhe përkushtim. U uroj të gjithëve që kanë këta fëmijë jetë të gjatë, dhe sa më shumë dashuri e ngrohtësi në jetën e tyre”, tha Salvador Kaçaj.
KAVAJË- Policia e Kavajës ka arrestuar ditën e sotme në flagrancë 68-vjeçaren që drejtonte kompaninë teknike të...
KRUJË- Një 22-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në zonën e Krastës të qytetit të Krujës....
GREQI- Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar nga efektivët e grupit DIAS në Aharnes. Autori është akuzuar p&eu...
BULIQIZË- Policia ka referuar materialet në SPAK për veprën penale 'pengimi i subjekteve zgjedhore' për Kalosh Murrën. Kjo ...
VLORA- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konfirmuar praninë e aflatoksinës M1 në disa mostra qumështi të analizuara në...
ELBASAN- Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe prokurorë të SPAK kanë zbarkuar sot në qytetin e Elbasan...
FIER- Një furgon pasagjerësh është përmbysur në aksin Fier- Levan. Sipas informacioneve në automjet ndodhej vet&e...
TIRANË- Një 38-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë nga policia, pasi në bashkëpunim me per...
TIRANA- Vendi ynë do të vijojë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë gjithë paradites, k...
TIRANË- Para pak minutash ka ndodhur një përplasje me sende të forta ka ndodhur në Farkë të Tiranës. Policia bën ...