AKTUALITET

Konflikti në Lindjen e Mesme, operatorët paralajmërojnë deri në 20 lekë rritje për naftën edhe në tregun vendas

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Mars 2026, 19:36
Konflikti në Lindjen e Mesme, operatorët paralajmërojnë deri

Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare pas konfliktit në Lindjen e Mesme pritet që brenda 3–4 ditëve të reflektohet në tregun vendas, me shtrenjtim prej 15–20 lekë për litër.

Pas rritjes së çmimeve në bursat globale, pritet që të ketë efekte edhe në tarifat e transportit të mallrave.

Menjëherë pas nisjes së konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, më 28 shkurt 2026, i cili shpërtheu me sulme ushtarake të njëpasnjëshme, ndikimi i parë u shfaq me shtrenjtimin e çmimeve të naftës.

Në bursat ndërkombëtare, çmimet e naftës u rritën deri 13%, ndërsa çmimet e gazit arritën 24%, duke reflektuar pasigurinë mbi furnizimet dhe tensionet e rritura në një rajon kyç për prodhimin dhe transportin e energjisë.

Në mesin e ditës së sotme (2 mars 2026), çmimi i naftës Brent crude në bursë arriti 79 USD për fuçi, nga 75 USD që ishte në orët e para të mëngjesit. Para sulmeve, çmimi varionte nga 62 deri 65 USD për fuçi.

Si importuesit e naftës, ashtu edhe kompanitë e transportit nga vendet e rajonit dhe Europa drejt Shqipërisë me rrugë tokësore raportojnë furnizime me çmime deri 10% më të larta.

Përfaqësues të Shoqatës së Hidrokarbureve thanë për “Monitor” se ditët menjëherë pas sulmit janë furnizuar me naftë me çmim 900 USD për ton, nga 740 USD për ton që ishte më parë.

“Shtrenjtimi i çmimeve në bursë pritet të reflektohet brenda 4 ditëve në tregun e pakicës, me rritje çmimi nga 15 deri 20 lekë për litër”, pohuan nga Shoqata e Hidrokarbureve.

Aktualisht, në pikat e karburanteve, çmimi i shitjes së naftës është 170-175 lekë për litër dhe pritet të arrijë 185–190 lekë për litër.

Përfaqësues të Shoqatës paralajmërojnë se në rast të zgjerimit të hartës së sulmeve, ose përfshirjes së tyre nga Hamas, çmimet e naftës në bursë mund të arrijnë edhe 110 USD për fuçi, duke ndikuar menjëherë edhe çmimin për konsumatorin vendas.

Do shtrenjtohen edhe tarifat e transportit të mallrave

Shtrenjtimi i karburantit pritet gjithashtu të ndikojë tek tarifat e transportit të mallrave, pasi shpenzimet për naftë përbëjnë një pjesë të madhe të kostove në këtë sektor.

Por me çmime më të lartë deri 10% në furnizimet e naftës po përballen edhe kompanitë e transportit të mallrave tregtare.

Rritja e çmimit të naftës pas përshkallëzimit të sulmeve ushtarake nuk është fenomen i ri. Në muajin mars 2022 pas sulmeve të Rusisë në Ukrainë, çmimi i naftës Brent u rrit ndjeshëm duke arritur mbi 100 USD për fuçi, nga rreth 92 USD për fuçi para nisjes së luftës, duke arritur nivele si mbi 105 USD për fuçi në ditët e para të konfliktit. Në ditët e para të luftës rritja e çmimeve ishte nga 8 deri 12%./Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?