Konflikt mes disa të rinjve në Korçë, plagoset me thikë 19-vjeçari, autori theu arrestin e shtëpisë
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Deklaratat e Edi Ramës, i cili u shpreh se ishte kujdesur që Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë p...
“Vrasës me pagesë” është mesazhi që protestuesit kanë shkruar në asfalt në Rrugën e Durrësit, n&...
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pasi u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit në Tiran&eum...
Protestuesit janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës së njoftuar për orën 14:00...
Antikushtetuese e ka cilësuar kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi kundërshtuar paketën ligjore të prezantuar nga kryeministri Edi Rama p...
Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë mbështetjen e Demokratëve Evropianë, të cilët nga kongresi i tyre n&e...
Franca është përfshirë nga një tjetër valë protestash masive kundër shtrenjtimit të jetesës dhe kushteve t&e...
Studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas tubimit të djes...
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka denoncuar publikisht presione të dyshuara të policisë n...

Konsumi i karburanteve ka shënuar një rënie të ndjeshme në muajin prill, sipas të dhënave zyrtare të vëna në dispozicion për Monitor nga Drejtoria e Doganave.
Në prill gjithsej në pompat e pikave të tregtimit me pakicë qarkulluan 33 mijë ton naftë, ose 39.2 milionë litra nga gati 40 mijë ton ose 47 milionë litra në të njëjtin muaj të një viti më parë (shih grafikun). Rënia e konsumit është e fortë prej 16.4%.
Operatorët e tregut pohojnë se rënia e konsumit lidhet me shtrenjtimin e çmimit të naftës në vend dhe diferencën e tij me vendet e tjera të rajonit, sidomos Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo ka bërë që shumë makina të furnizohen në pikat kufitare me këto dy shtete.
Çmimi mesatar i naftës në vend në prill ishte rreth 210 lekë për litër, sipas vendimeve të Bordit të Transparencës, ndërsa një vit më parë luhatej në rreth 172-175 lekë/litër.
Ndërsa në vendet e rajonit, nafta ishte 30-40% më e lirë, si rrjedhojë e barrës më të ulët në taksa dhe masave më të forta fiskale që ato morën për të mos lejuar rritjen e çmimeve finale që paguhen nga konsumatori.
Për 4 mujorin, konsumi ishte 142.7 mijë ton, me një tkurrje prej 3.6% me bazë vjetore, teksa në tre muajt e parë të vitit ai kishte qenë i qëndrueshëm (rritje 1%).
Edhe importet kanë ndjekur të njëjtën tendencë rënëse, duke rënë me 14%, në 52 mijë ton për muajin prill. Për 4 mujorin, importet ranë me 5%.
Qeveria nuk humbi asgjë, e kompensoi rënien e konsumit, pasi arkëtoi më shumë taksa nga çmimi i lartë
Të dhënat e doganave tregojnë se megjithëse konsumi dhe importi kanë qenë në rënie në prill, të ardhurat doganore nga karburanti i zhdoganuar kanë qenë të qëndrueshme, si rrjedhojë e rritjes së çmimit të zhdoganimit.
Sipas të dhënave zyrtare, në prill 2026, vlera e zhdoganuar për njësi ishte 99 lekë për litër, përkundrejt 49.8 lekë për litër në të njëjtin muaj të një viti më parë, ose dy herë më e lartë. Si rrjedhojë, të ardhurat doganore nga karburanti i zhdoganuar (taksa doganore, akcizë+TVSH) ishin 2.86 miliardë lekë në prill, pothuajse me të njëjtët nivele sa një vit më parë (2.97 miliardë lekë).
Ndërkohë për gjithë 4 mujorin, të ardhurat doganore ishin 10.7 miliardë lekë, me një rritje prej 1.5% me bazë vjetore. Rritja më e fortë ishte në mars, me 16.5%, ku qeveria arkëto më shumë si nga çmimi më i lartë (81.4 lekë zhdoganimi, përkundrejt 57 lekë një vit më parë), ashtu dhe nga shtimi i konsumit.
Duke përfshirë dhe benzinë, të ardhurat doganorë për 4 mujorin 2026 arritën në 13.1 miliardë lekë, me rritje 2.1% me bazë vjetore./ Monitor
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime vranësira dhe...
Kompanitë e naftës kanë paralajmëruar qeverinë se do ta hedhin në gjyq dhe do të kërkojnë dëmshpërblim ...
Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në Zvicër pasi policia gjeti rreth një kilogram heroinë dhe 1,700 franga zvicer...
Teksa na ndajnë vetëm disa ditë nga nisja e provimeve të maturës shtetërore, nxënësit I fillojnë përgatitjet s...
Një qytetare ka denoncuar gjendjen aktuale të rrugës “Prishtina” në qytetin e Durrësit. Sipas saj, segmenti rrugor ndodhet...
AKSHI është një gropë e zezë që nuk i dihet fundi. Kështu deklaroi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ...
Në mars, cikloni tropikal “Jolina” shkaktoi dëme të mëdha në Afrikën e Veriut. Më herët, stuhitë &ldquo...
Një incident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në rrugën Myslym Shyri në kryeqytet, ku një shtë...
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës s&e...
Gjykata e Lartë vendosi sot të rrëzojë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për ndryshimin e masës së...