BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
RUSI- Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme (SVR) i Federatës Ruse ka akuzuar Serbinë se, “pavarësisht deklaratave se është neutrale”, po vazhdon të dërgojë municione në Ukrainë.
Në një deklaratë të publikuar më 28 maj në faqen zyrtare të SVR-së, përmenden emrat e disa kompanive serbe të industrisë së mbrojtjes, municionet e të cilave thuhet se kanë përfunduar në duart e ushtrisë ukrainase.
“Në ‘korridorin e vdekjes’, të organizuar në Serbi – një vend mik i Rusisë – janë të përfshira kompanitë më të mëdha të industrisë ushtarake, përfshirë ‘Jugoimport SDPR’, ‘Zenitprom’, ‘Krushik’, ‘Sofag’, ‘Reyer DTI’, ‘Slloboda’, ‘Përvi Partizan’ dhe të tjera”, thuhet në deklaratë.
SVR-ja pretendoi se këto kompani kanë furnizuar “qindra mijëra predha për raketahedhës dhe obusë, si dhe miliona plumba për armë të vogla zjarri”.
Sipas inteligjencës ruse, kjo ndihmë ndaj Ukrainës po maskohet përmes “certifikatave të rreme të përdoruesit final dhe përdorimit të shteteve ndërmjetëse – kryesisht shtete të NATO-s si Çekia, Polonia dhe Bullgaria – si dhe në kohët e fundit, edhe përmes kanaleve më ekzotike që përfshijnë shtete afrikane”.
Në deklaratën me tone të ashpra, SVR tha se “etja për pasuri e prodhuesve serbë të armatimit dhe mbështetësve të tyre, në kurriz të gjakut të popujve vëllazërorë sllavë, ka bërë që ata të harrojnë plotësisht se kush janë miqtë e vërtetë dhe kush armiqtë”.
Radio Evropa e Lirë ka kërkuar komente për këtë çështje nga Qeveria e Serbisë, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Presidenca, por nuk ka marrë përgjigje. Po ashtu, asnjë nga kompanitë e përmendura nga SVR-ja nuk ka kthyer përgjigje.
Edhe më parë është raportuar për mundësinë e eksportit të armëve nga Serbia në Ukrainë. Në fillim të vitit 2023, portali rus “Mash” publikoi një video që, sipas tij, tregonte ngarkimin e raketave “GRAD” 122 milimetra në një depo në Bratisllavë, duke pretenduar se bëhej fjalë për raketa të kompanisë “Krushik” nga Valjeva që ishin dërguar në Ukrainë përmes Turqisë dhe Sllovakisë.
“Krushik” dhe ish-ministri serb i Mbrojtjes, Milosh Vuçeviç, i kanë mohuar këto pretendime.
Edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, më 3 mars 2023 deklaroi para gazetarëve në Beograd se që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Serbia nuk ka eksportuar armë për asnjë palë të përfshirë në konflikt.
Në mars 2022, në rrjetet sociale ruse u publikua një foto e një ushtari të të ashtuquajturës “Republika Popullore e Donjeckut” që mbante në duar një minë të pashpërthyer. Radio Evropa e Lirë, përmes analizimit të shënimeve në minë, verifikoi se ajo ishte prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2016 në fabrikën shtetërore serbe “Krushik”.
Autoritetet serbe kanë deklaruar se nga viti 2014 deri në 2021 nuk ka pasur eksporte të armatimit në Ukrainë. Ministria e Tregtisë ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se gjatë kësaj periudhe nuk është eksportuar armë as në ndonjë vend tjetër ku përdoruesi final do të ishte Ukraina.
Serbia, së bashku me Turqinë, është një nga vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë pas fillimit të pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022. Autoritetet serbe thonë se kjo vjen për shkak të “miqësisë tradicionale”, mbështetjes së Rusisë për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe varësisë nga gazi rus.
Megjithatë, Serbia ka mbështetur integritetin territorial të Ukrainës dhe ka votuar disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë agresionin rus – përfshirë edhe atë të 24 shkurtit, ku votoi në favor të Ukrainës. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u kërkoi falje qytetarëve serbë për këtë votim, duke thënë se përfaqësuesi i Serbisë në OKB duhej të kishte abstenuar./ REL
ambasada amerikane TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë në rrjetet sociale, mesazhin e sekretarit të shtetit në...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO ka dënuar me 1 vit burg Nikolin Nikën, i...
MALIQ- Një 64-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme nga policia në Maliq. Arrestimi i tij mësohet se k...
alibej, cela TIRANË- Erjon Alibej në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme ka vijuar me dëshminë e tij si bashk&e...
TIRANË- Erion Alibej gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Posaçme për dosjen "Plumbi i Artë" ka ...
erjon dhe endrit alibej TIRANË- Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erjon Alibej vijon më dëshminë e tij në seanc&eum...
foto ilustruese TIRANË- Një sërë ndryshimësh dhe transferimesh janë bërë në policinë e Tiranës. Sip...
foto ilustruese TIRANË- Kredia për ekonominë frenoi lehtë në muajin prill, por deri tani këtë vit vazhdon të jet&e...
TIRANA- Bashkimi Europian po përjeton nivelin më të lartë të besimit nga qytetarët e saj që prej vitit 2007, sipas Eurobaro...
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet sot një tjetër seancë gjyqësore për dosjen "Plumbi i Artë...