Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Prokuroria e Tiranës ka lëshuar tre masa sigurie për të shtetas, pasi akuzohen se kanë kryer shitje fiktive në favor të kompanisë ‘5D Konstruksion’ si dhe krijuan skemë mashtruese fiskale për përfitime.
Të akuzuarit janë Ilir Allmeta, i cili është arrestuar si dhe Ermir Gjoklaj dhe Mirash Lula.
Njoftimi:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dha tre masa sigurie për tre shtetas, I.A., ‘Arrest në burg’, E.Gj, ‘Detyrim paraqitje’ dhe M.L., ‘Detyrim paraqitje’, të dyshuar për përfshirjen në krijimin e skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), ‘Fshehjen e të ardhurave’, si dhe ‘Falsifikimin e vulave, stampave ose formularëve’, parashikuar nga nenet 144/a, 180 dhe 190 të Kodit Penal.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.2578 të vitit 2025, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Seksionin e Krimit Ekonomik në Drejtorinvë e Policisë Tiranë, rezultoi se subjektet tregtare “Allmeta 02”, “TT” dhe “Valbona Alb”, kanë kryer shitje të dyshuara fiktive në favor të subjektit “5D Konstruksion”, me një vlerë totale prej 370,299,847 lekësh, duke gjeneruar një TVSH dhe Tatim Fitimi të përllogaritur në shumën prej 108,004,122 lekë.
Subjekti ‘5D Konstruksion’ është hetuar nga Prokuroria e Posaçme, duke dërguar në përfundim të hetimeve në gjykim shtetasit, G.C., E.M., T.M. dhe B.Ç. Ky subjekt dyshohet se ka ritur në mënyrë fiktive shpenzimet për punët publike të tenderuara nga Bashkia Tiranë, duke administruar dhe deklaruar faturat fiktive të lëshuara nga personat nën hetim, I.A. E.Gj. dhe M.L. me vlerën rreth 370,299,847 lekë.
Këto veprime janë realizuar përmes deklarimeve të pavërteta dhe përdorimit të faturave fiktive, me qëllim krijimin e një skemë mashtruese fiskale, që synonte përfitimin e padrejtë të kreditimit të TVSH-së dhe uljen e bazës së tatueshme për Tatimin mbi Fitimin, duke dëmtuar interesat financiare të shtetit.
Nga hetimi rezultoi se vlera e plotë prej 370,299,847 lekësh, e krijuar nëpërmjet shitjeve të dyshuara fiktive, është përfshirë nga subjekti “5D Konstruksion” sh.p.k. në situacionet e punimeve të deklaruara në tenderat publikë, me qëllim rritjen artificiale të volumit dhe kostove të punimeve të kryera. Kjo vlerë është pasqyruar si shpenzim i justifikuar në dokumentacionin për zbatimin e kontratave publike, duke i mundësuar subjektit përfitues të arkëtojë nga fondet publike vlerën e plotë të këtij transaksioni fiktiv, në dëm të buxhetit të shtetit. Si rrjedhojë, veprimet e kryera jo vetëm që kanë krijuar avantazhe tatimore të padrejta, në TVSH dhe TF, por kanë rezultuar edhe në përvetësimin e pajustifikuar të fondeve publike, përmes paraqitjes së rreme të shpenzimeve në raportet financiare të tenderëve.
Në këtë kuadër, veprimet e koordinuara të këtyre subjekteve përbëjnë elementët përbërës të veprës penale të "Krijimit të skemave mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar", në bashkëpunim, në kuptim të nenit 144/a dhe nenit 25 të Kodit Penal.
Hetimet vijojnë në drejtim të identifikimit të personave të tjerë të përfshirë, si dhe për dokumentimin e plotë të skemës mashtruese dhe pasojave financiare të saj.
Një 23-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Korçës, pasi akuzohet se i ka vjedhur kartën e bankës pro...
Të tjera detaje janë zbardhur nga arsenali i armëve të zbuluara një ditë më parë në zonën e “Myslym Sh...
Një 58-vjeçar u arrestua nga policia e Malësisë së Madhe pasi rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga auto...
Një shtetas i shpallur në kërkim me urdhër të Gjykatës së Posaçme (GJKKO) si pjesë e një grupi të str...
Në përfundim të operacionit policor të koduar “The Van”, të finalizuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të P...
Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, pranë një shkolle private. Në ngjarje janë p&e...
Një furgon me arsenal u kap një ditë më parë nga policia në Tiranë. Sipas Ervin Karamuçës, ky është ...
Sot, më 30 tetor 2025, dollari amerikan blihet me 82.6 lekë dhe shitet me 83.6 lekë. Euro blihet me 96.5 lekë dhe shitet 97.3 lekë. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe ...
Emisioni “Plug” Sonte do t`ju njohim me çuçkën e Kolonjës. Erion Isai, aktori që u bë kryetar bashkie, që du...