Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug! Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Sami Sheen, vajza e aktorit të njohur Charlie Sheen dhe aktores Denise Richards, ka reaguar publikisht ndaj pretendimeve se jeta e saj luksoze financohet...
Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vj...
Stuhia e fuqishme që ka përfshirë zonën bregdetare të Sarandës ka shkaktuar probleme për disa mjete lundruese, duke detyrua...
Kontrolle të befasishme janë bërë këtë mëngjes në ambientet e burgut të Drenovës. Mësohet se gjat&...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...

Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, është arrestuar tre ditë më parë, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi dënimin me 1 vit burg për veprën penale “korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.
Hetimet ndaj Memollës nisën pas publikimit në media të një audio-përgjimi, ku sipas SPAK-ut, ai dëgjohej duke ndërhyrë te një punonjës i OSHEE-së për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenteje debitore, me qëllim që të siguronte votën e saj në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022.
Në atë kohë, Memolla kandidonte për kryetar bashkie nën siglën e Partisë Socialiste. SPAK përfundoi hetimet për këtë çështje më 2 nëntor 2023, ndërsa tashmë, me vendimin e formës së prerë, dënimi ka hyrë në fuqi.
Por me kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, “Piranjat” është njohur në rrethana të tjera.
Disa muaj më parë, emisioni dokumentoi fenomenin e nepotizmit në këtë bashki. Edison Memolla kishte vendosur në pozicionet kyçe të bashkisë të gjithë familjarët dhe miqtë e afërt të tij.
Në postin e këshilltares kishte emëruar vajzën e xhaxhait, Erinda Memolla, ndërsa bashkëshortin e saj e kishte vendosur në postin e nënkryetarit.
Ndërkohë, postin e besueshëm të sekretares dhe përgjegjëses së protokollit e zotëron Xhulia Kalemi, e cila është kushërira e kryetarit. Ndërsa vëllait të saj, Renato Kalemit, i është besuar pozicioni i punonjësit të shërbimeve. Në postin e magazinierit të Drejtorisë së Shërbimeve është Mariglen Memolla, djali i xhaxhait të kryetarit.
Ndërsa kushëririt të dytë, Gëzim Memollës, i është besuar pozicioni i skrepistit.
Postin e drejtorit të Arsimit, Sportit dhe Kulturës ia ka dhuruar Orges Toskut, kunatit të xhaxhait. Në pozicionin e drejtorit të Financës është vendosur Rezart Vogli, i cili bie kushëri me kryetarin. Ndërsa bashkëshortja e tij, Raimonda Vogli, është përgjegjëse te Qendra Kulturore e bashkisë.
Blerina Methasani Memolla, bashkëshortja e djalit të xhaxhait të kryetarit, është caktuar në pozicionin e përgjegjëses së financës. Fadil Halitin, djalin e hallës, e ka bërë shofer.
Pas Renatos dhe Erindës, kalojmë te një tjetër fenomen që nuk paraqitet asnjë ditë të vetme në punë, pavarësisht se paguhet rregullisht nga taksat e qytetarëve të Rrogozhinës. Ky zotëri quhet Harun Murrani, pensionist dhe njëkohësisht specialist i shërbimit social, në letra, pasi Harunin e gjen në një tjetër detyrë, më të rëndësishme se punët e bashkisë, në treg, duke shitur fruta-perime.
Lidhur me këtë akuzë, Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, mohoi kushërinjtë e tij, duke thënë se nuk ishte e vërtetë që i kishte të afërm.
Është e qartë, të gjitha postet që përmendëm janë “qoka” të kryetarit, në rastin më të mirë me konkurse fiktive kur bëhet fjalë për nëpunës civilë, ose aspak në bazë të aftësive individuale për stafin e ngushtë të Memollës./Piranjat.news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Banorët e prekur nga projekti TID janë mbledhur sërish sot para bashkisë së Durrësit. Atyre u është njoftuar se do t&e...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me 81.8 lekë. Ndërk...
Mëngjesin e sotëm, banorët e fshatit Baks Rrojit në Velipojë, dolën sërish në protestë për të ndaluar p...
Një magazinë e rrënuar e ish-pesticideve në fshatin Hysgjokaj të Lushnjes po kthehet në rrezik serioz për shëndetin e ...
Është zbardhur dinamika e ngjarjes së ndodhur pak pas mesnate në zonën e Saukut, ku 18-vjeçarja Natalia Murati u paraqit e pla...
Emrat e të gjithë personave të përfshirë në vetëplagsjen e 18-vjeçares Natalia Murati janë zbardhur. Mësoh...
Është zbardhur dëshmia e 18-vjeçares Natalia Murati, e cila është vetëplagosur me armë zjarri në mesnatë, ...
Historia e zonjës nga Shkodra Miriana Karini e ka zanafillën në vitin 2019, kur ajo kishte dalë në qytet për të pirë n...
Nikolla Velçoja nuk do ta harrojë kurrë fundjavën e tretë të dhjetorit 1981. Ishte 26 vjeç, i diplomuar disa muaj m&eum...
Një 18-vjeçare është gjetur e plagosur me armë zjarri te rrethrrotullimi i Fakultetit të Ekonomikut. Sipas bluve të Tira...