Konflikti te 'Regina Palm' me biznesmenin Vasil Bedinaj, shpallet në kërkim edhe ish-deputeti Bujar Muça
Ish-deputeti Bujar Muça, vëllai i Luan Muçës, së Delta Group është shpallur në kërkim prej ditës s&...
Ish-deputeti Bujar Muça, vëllai i Luan Muçës, së Delta Group është shpallur në kërkim prej ditës s&...
Një aksident është regjistruar në fshatin Vajkan, ku një mjet bujqësor që transportonte produkte bujqësore ësht&e...
Policia e Tiranës finalizoi operacionin e koduar “Premtimi”, duke vënë në pranga një 58-vjeçare të dyshuar p&...
Sot në GJKKO do të mbahet seanca gjyqësore në ngarkim të 14 protestuesve, që janë arrestuar që në 1 shtator. N&e...
Një zjarr ka rënë sot në 4 shtator në fshatin Qinam të Zall Herrit. Lajmi raportohet nga gazetari Osman Stafa. Banorët ja...
Ish-ministri Ditmir Bushati, është shprehur se vdekja e Ratko Mlladiç dhe mënyra se si ajo po trajtohet nga Beogradi, tregon se Serbia n...
Skandali i radhës në sistemin shëndetësor shqiptar po merr përmasa alarmante, teksa detajet e reja tregojnë për një pl...
Vijon edhe këtë të premte protesta e qytetarëve para godinës së Gjykatës Penale, ku protestuesit janë mbledhur në...
Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor kombëtar Elbasan–Peqin, në zon&e...
Një denoncim nga një banor në zonën e Fushë-Krujës ka mbërritur në redaksinë e Piranjat News, shoqëruar edh...

Shqipëria vijon të tërheqë vëmendjen e mediave dhe ekspertëve të huaj të turizmit. Këtë herë është Ksamili ai që është renditur mes pesë plazheve më të mira për t’u vizituar në Europë, sipas një artikulli të publikuar nga Travel Off Path.
Në listën e përpiluar nga media amerikane e udhëtimeve, Ksamil renditet në vendin e parë, përkrah destinacioneve të njohura europiane si Ischia në Itali, Praia da Adraga në Portugali, Ramla Bay në Gozo të Maltës dhe Sarakiniko në ishullin grek të Milosit.
Artikulli e veçon Ksamilin për ujërat e kristalta, ngjyrën blu intensive të detit dhe plazhet me gurë të bardhë, duke e krahasuar për nga pamja me destinacionet ekzotike si Maldivet.
“Nëse dëshironi ujin e kristaltë të Maldiveve, por nuk doni të paguani mijëra dollarë për një natë, duhet të shikoni drejt Shqipërisë”, shkruan Travel Off Path.
Sipas artikullit, Riviera Shqiptare është kthyer në një zgjedhje gjithnjë e më të preferuar për turistët europianë që kërkojnë alternativa ndaj destinacioneve të mbipopulluara të Mesdheut.
Ksamil, alternativë ndaj destinacioneve të shtrenjta
Media e huaj e vlerëson Shqipërinë edhe për raportin mes cilësisë dhe çmimeve. Në artikull theksohet se vizitorët mund të shijojnë ushqime të freskëta deti pranë plazhit me çmime më të ulëta krahasuar me destinacionet e njohura turistike të Greqisë apo Italisë.
Megjithatë, artikulli nuk e anashkalon edhe një prej problemeve që ka shoqëruar rritjen e popullaritetit të Ksamilit. Gjatë muajve të pikut të sezonit veror, zona përballet me fluks të madh turistësh dhe rritje të çmimeve, duke bërë që eksperienca të jetë ndryshe nga ajo e periudhës së sezonit të ulët.
Pikërisht për këtë arsye, Travel Off Path sugjeron muajt shtator dhe tetor si një periudhë më të përshtatshme për të vizituar Ksamilin, kur temperaturat mbeten të favorshme për pushime, ndërsa fluksi i turistëve nis të bjerë.
Nga Shqipëria në Maltë e Greqi
Në listën e pesë plazheve të përzgjedhura, pas Ksamilit vjen Spiaggia dei Maronti në Ischia të Italisë, e njohur për rërën vullkanike dhe burimet termale.
Në vendin e tretë është renditur Praia da Adraga në Portugali, një plazh i rrethuar nga shkëmbinj të mëdhenj dhe dallgët e Atlantikut.
Ramla Bay në Gozo të Maltës është zgjedhur për rërën e saj karakteristike portokalli-kuqe dhe atmosferën më të qetë, ndërsa lista mbyllet me Sarakiniko Beach në Milos të Greqisë, një destinacion me shkëmbinj të bardhë vullkanikë që krijojnë një peizazh të ngjashëm me sipërfaqen e Hënës.
Përfshirja e Ksamilit në krye të kësaj liste është një tjetër vlerësim për potencialin turistik të Shqipërisë, e cila vitet e fundit është kthyer në një nga destinacionet më të kërkuara të Mesdheut.
Nga një destinacion dikur relativisht i panjohur për turistët ndërkombëtarë, Ksamil dhe Riviera Shqiptare po pozicionohen gjithnjë e më shumë në hartën e turizmit europian, duke tërhequr vëmendjen për natyrën, detin dhe çmimet konkurruese.
Një pronar bistroje familjare, në qendër të një operacioni të trafikimit të kokainës në WhatsApp së bashku m...
Protestuesit e kanë nisur ditën e 97 të revoltës duke u mbledhur para Gjykatës Penale. Një akt i tillë është nd&...
Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor kombëtar Elbasan–Peqin, në zon&e...
Një denoncim nga një banor në zonën e Fushë-Krujës ka mbërritur në redaksinë e Piranjat News, shoqëruar edh...
Rreth orës 03:15 të mëngjesit, në rrugën “Fusha e Sportit” në Vorë, ka shpërthyer një sasi e vogë...
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Last Post”, duke goditur dy raste të dyshuara të ushtrimit të prostituci...
Dy persona të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura janë arrestuar nga Poli...
Aktivistët dhe qytetarët kane paralajmëruar sot se do të protestojnë para Gjykatës Penale, për të kërkuar lirimin...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 78.6 lekë, në shitje me 79.8 lekë. Euro do të blihet me 91...
Spaçi nuk ishte thjesht burg. Ishte një kamp ku njeriu thyhej me punë të rëndë, uri, rrahje, izolim dhe poshtërim të...