AKTUALITET

‘Kunati i shokut Xhemal’: KLP finalizon transferimin e motrës së Felajt në Tiranë, disa kundër: Lidhje nepotike! Duhet të kujdesemi për konfliktin e interesit

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Korrik 2023, 17:00
‘Kunati i shokut Xhemal’: KLP finalizon transferimin e motrës

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP miratoi të hënën me gjashtë vota pro dhe tre vota kundër transferimin e prokurores Eranda Felaj në Prokurorinë e Tiranës. Eranda Felaj është motra e deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj dhe i bashkohet në këtë prokurori vëllait të saj, Armando Felaj, oficer i policisë gjyqësore, bashkëshortes së këtij të fundit, prokurores Alma Felaj si dhe kunatit të saj, Bledar Valikaj. Në favor të transferimit votuan gjashtë prej anëtarëve të pranishëm: konkretisht zëvendëskryetari Tartar Bazaj; Bujar Sheshi; Esmeralda Cami; Eloida Goxhi; Arta Mandro dhe Ledina Riza. Kundër votuan anëtarët Sokol Stojani, Nurihan Seiti dhe Mirela Bogdani.

Ndërkohë, nuk ishin të pranishëm në mbledhje kryetari i KLP-së, Alfred Balla dhe anëtari Zeqir Hoda. Votimi për transferimin e Felajt u parapri nga diskutime mes anëtarëve të KLP-së për shkak të mbledhjes në të njëjtën prokurori të katër familjarëve të ngushtë të deputetes Felaj.

Anëtarja Nurihan Seiti tha se Këshilli “duhet të jetë i ndjeshëm ndaj ndjeshmërisë së kësaj situate”.

“Ndryshe nuk jemi në funksion të ligjit,” vërejti Seiti dhe kërkoi që Këshilli të kujdeset për besimin e publikut, që të mos duket sikur nuk ka ndryshuar asnjë gjë krahasuar me prokurorinë e mëparshme që ishte organ i centralizuar. Ajo kërkoi kohë për trajtimin e transferimit të Felajt, duke sugjeruar që t'i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të gjetur zgjidhje.

Zëvendëskryetari Tartar Baze ndërhyri duke konstatuar se në Gjykatën Kushtetuese dërgohen për interpretim vetëm ato pjesë të legjislacionit që janë të paqarta. Ndërsa Mandro propozoi që të bëhet studim për të evidentuar nëse ka raste të ngjashme dhe se çfarë impakti kanë sjellë në funksionimin e prokurorisë. Ajo vërejti se KLP nuk ka ende një rregullore që të përcaktojë situatat e papajtueshmërisë ambjentale, megjithëse ligji e detyron të hartojë një të tillë.

Anëtari Bujar Sheshi evidentoi se Gjykata Kushtetuse e kishte shfyqizuar nenin e mëparshëm, duke e konsideruar si pengesë për zhvillimin e karrierës dhe se më vonë, në vitin 2019, Kuvendi kishte miratuar ndryshimet përkatëse. Në vijim paraqiti mendimin e tij edhe anëtari Sokol Stojani. Sipas tij, një prej qëllimeve të reformës në drejtësi ishte edhe goditja e burokracive dhe situatave të tilla.

“Ne jemi vend i vogël dhe aty janë disa familjarë në një prokurori. As në diktaturë nuk është lejuar nepotizmi. Papajtueshmëria ambjentale është përcaktuar për të rritur besimin e publikut tek drejtësia. Kjo është lidhje nepotike,” tha ai dhe shtoi se ishte mirë që po trajtohej kjo situatë, pasi në këtë mënyrë mund t'i tërhiqej vëmendja edhe ligjvënësit.

“Të mos bëhemi qesharakë. Edhe në kohën e diktaturës situata të tilla u trajtuan dhe goditën nëpërmjet humorit, si në rastin e ‘Kunatit të shokut Xhemal'”, solli Stojani në vëmendje të Këshillit skeçin humoristik të mirënjohur të estradës shkodrane.

“Ne duhet të kujdesemi për konfliktin e interesit. Kjo kërcet. Nuk mendoj se kjo është rruga e duhur, mund të vijë dhe baxhanaku dhe kunati i motrës,” vijoi ai.

Ndërsa anëtarja Riza u shpreh se nuk dihej nëse kjo çështje do të diskutohej kaq shumë, po të mos ishte mbiemri në fjalë. Por menjëherë ndërhyri Seiti, e cila i kërkoi të mos e ngatërronte situatën me mbiemra. Sipas kësaj të fundit, i rëndësishëm është fakti se janë persona me lidhje familjare në një institucion.

Anëtarja Bogdani tha se do të kishte qenë më mirë që projektakti për transferimin e prokuores Eranda Felaj të pezullohej. Ajo theksoi se shqetësohej për besimin e publikut tek Këshilli dhe solli në vëmendje se një pjesë e magjistratëve janë shkarkuar pikërisht për cënim të besimit të publikut tek drejtësia.

Por pavarësisht shqetësimeve të ngritura në Këshill, kreu i KLP-së, Alfred Balla deklaroi thuajse në të njëjtën kohë gjatë raportimit të tij në Kuvend, se “ne i lidhte emrat e prokurorëve me deputetë”.

“Neve na shqetëson vetëm papajtueshmëria ambientale. Duhet të dini që vetë ju në vitin 2019 keni miratuar një ligj, i cili ka ardhur si nevojë e shfuqizimit të Gjykata Kushtetuese i ka bërë këtij neni. Ne e kemi diskutuar dhe rasti i fundit që e lidhni me disa emërime që kanë lidhje krushqie kunat, motër vëlla pranë Prokurorisë së Tiranës. Ka qenë një koincidencë që në këtë prokurori të madhe të aplikojnë,” tha Balla.

Lidhur me këtë situatë pati replika të hënën mes ish-kryeministrit Sali Berisha, deputetëve të tjerë të opozitës dhe deputetes socialiste, Ermonela Felaj.

“Ta dish ti që familjarëve të mi dhe mua vetë nuk na i kanë dhënë titujt politika, por arsimi zotëri. Se magjistrat të bënë shkolla, nuk jemi plepista, nuk jemi nga lista e Sali Berishës kur ishte president që i bënte gjyqtarët dhe prokurorët me lista,” tha Felaj.

Katër familjarët e deputetes socialiste u transferuan në Prokurorinë e Tiranës brenda katër viteve të fundit. Në mars të vitit 2019, KLP vendosi të emërojë si prokuror në Tiranë përmes një procedure të diskutueshme bashkëshortin e deputetes, Bledar Valikajn, pa kaluar më parë procesin e vetingut. Në maj 2019, Prokuroria e Përgjithshme përzgjodhi pas një procedure konkurruese vëllanë e deputetes, Armando Felaj si oficer të policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës. Në mbledhjen plenare të datës 29 maj, u miratua projektakti për transaferimin e bashkëshortes së këtij të fundit, Alma Felaj nga Prokuroria e Durrësit në atë të Tiranës. Të hënën më 3 korrik u transferua nga Vlora edhe motra e deputetes socialiste, prokurorja Eranda Felaj./BIRN

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan