Një denoncim shqetësues ka mbërritur nga qytetarë të Kavajës, të cilët thonë se në ambientet e varrezave të qytetit janë kryer ndërhyrje të rënda me mjete të rënda, duke hapur një kanal pranë varreve për të kulluar ujërat e bizneseve përreth.
Sipas qytetarëve, pranë murit të varrezave ndodhen disa lavazhe dhe dyshohet se për të larguar ujërat e përdorura është hapur një vijë kanali brenda territorit të varrezave. Ata thonë se kanali është rreth 50 metra i gjatë dhe është hapur shumë pranë varreve, duke krijuar një gropë të madhe që ka dëmtuar zonën dhe ka shkaktuar indinjatë tek familjarët e të ndjerëve.
Nga pamjet e dërguara, duket qartë se punimet janë kryer brenda rrethimit të varrezave, gjë që sipas qytetarëve nuk mund të ndodhte pa lejen e institucioneve vendore. Ata ngrenë dyshime se ndërhyrja është bërë me miratimin e Bashkisë Kavajë, pasi futja e fadromave dhe mjeteve të rënda brenda këtij territori konsiderohet e pamundur pa një autorizim.
“Kanë hyrë në ambientet e varrezave dhe kanë hapur një kanal rreth 50 metra të gjatë pranë varreve, për të kulluar ujërat e lavazheve që janë ngjitur me murin e varrezave. Janë varret e familjarëve tanë dhe është e papranueshme të bëhen ndërhyrje të tilla,” shprehen qytetarët në denoncimin e tyre.
Qytetarët kërkojnë reagim dhe sqarim nga Bashkia Kavajë për këtë situatë, si dhe marrjen e masave për ndalimin e ndërhyrjeve që, sipas tyre, cenojnë respektin ndaj të ndjerëve dhe dinjitetin e varrezave të qytetit.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
16 Mars21:32
VIDEO/ Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit, ndërhyn policia
Një konflikt mes disa personave është parandaluar nga policia dhe forcat Shqiponja të Tiranës.
Pesë persona kanë dhunuar dy ...
AKTUALITET
16 Mars21:28
“Akt vetëvrasje”/ Detaje të reja nga zjarri tragjik në autobusin zviceran
Autoritetet zvicerane kanë publikuar detaje të reja lidhur me zjarrin tragjik në autobusin postar në Chiètres, kantoni Fribourg, ngja...
AKTUALITET
16 Mars21:19
Tronditëse në Këlcyrë/ 67-vjeçari abuzoi s*ksualisht 10-vjeçaren, akuza edhe për dy të mitur të tjerë, njëri me autizëm
Një ngjarje e rëndë që ka tronditur komunitetin e Këlcyrës ka çuar në arrestimin e një 67-vjeçari, i cili ...
AKTUALITET
16 Mars21:07
U kap me 22 kg kanabis në valixhe, shqiptari 20-vjeçar: Mendova se ishin rroba
Nëntëmbëdhjetë pako kanabis, gjithsej 22.5 kilogramë: kjo është sasia e drogës që gjeti dogana në valixhen e n...
AKTUALITET
16 Mars21:06
Ironia e gazetarit: Lufta në Iran rrit vetëm çmimin e karburantit në Shqipëri
Analisti dhe gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar me ironi ndaj justifikimeve për rritjen e çmimit të karburantit në Shqipëri, duke e l...
AKTUALITET
16 Mars20:43
"Më sillni dy të bardha"/ Karabinierët arrestojnë shqiptarin në Spanjë. Këto janë veçantitë e organizatës së kokainës
Në gjysmën e parë të marsit, karabinierët përfunduan një hetim të gjerë nën drejtimin e Prokurorisë s&eum...
AKTUALITET
16 Mars20:28
VIDEO/ Sulm i madh pakistanez ndaj infrastrukturës në Kabul, raportohet edhe për viktima
Një sulm i madh pakistanez ndaj Kabulit ndodhi më herët, konkretisht në infrastrukturën e ndërtimit në kryeqytet. Siç ...
AKTUALITET
16 Mars18:44
Sherri me gazetaren Ambrozia Meta/ Federata Evropiane e Gazetarëve: I bëjmë thirrje Ramës të ndalojnë së shënjestruari median!
Federata Evropiane e Gazetarëve reagoi ashpër pas vendimit të paprecedent të kryeministrit Edi Rama për të larguar gazet...
AKTUALITET
16 Mars17:44
E-Albania xhiron bosh; Bizneset e kalojnë ditën e pushimit me “shtetin online, që nuk punon”
Sot është pushim zyrtare, për shkak se “Dita e Verës”, qëlloi të shtunën dhe sipas ligjit nuk punohet as të ...
AKTUALITET
16 Mars17:16
Garë e ashpër për drejtor policie/ Del foto e kandidatit në kafe me Altin Dumanin
Nuk është sekret që prokurorët e SPAK gjithnjë kanë pasur pakënaqësi për drejtuesit e niveleve të larta në...