Ndryshime në qeveri/ Rama pritet të shkarkojë sot Besfort Lamallarin, ja kush pritet të zërë vendin e tij
Kryeministri Edi Rama pritet të bëjë sot ndryshime në qeveri. Bëhet me dije se në mbledhjen e qeverisë, të parashikuar p...
Kryeministri Edi Rama pritet të bëjë sot ndryshime në qeveri. Bëhet me dije se në mbledhjen e qeverisë, të parashikuar p...
Gjatë ditës së sotme janë raportuar 30 vatra zjarri në territorin e vendit, prej të cilave 7 mbeten aktive, 10 janë në...
Më 14 shtator të vitit 2020, në orën 18:49, në adresën elektronike të ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda B...
Dy mjekët e arrestuar në hetimin për vdekjen e Giorgos Mazonakis pritet të paraqiten para prokurorit sot, të prem...
Një dron sekret kinez, i njohur si WZ-X ose “Përbindëshi i Malanit”, ka tërhequr vëmendjen e ekspertëve ushtarak&eum...
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk është penduar për vendimin për të nisur luftën me Iranin dhe se, nëse ...
Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 78.7 lekë dhe do shitet me 80 lekë. Ndërkoh...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka sekuestruar dy vila luksoze në jug të vendit ish z&eu...
Mëngjesi i 11 shtatorit 2001 ishte i kthjellët në New York City. Në orën 8:46 të mëngjesit, Fluturimi 11 i A...

Ligji i shumëpritur i dhënies së “Amnistisë” për të dënuarit pritet të miratohet në Parlament më 18 qershor 2026 dhe, pas publikimit në Fletoren Zyrtare, më 30 qershor administrata e burgjeve pritet ta implementojë, duke sjellë lirimin e të dënuarve përfitues.
Bëhet fjalë për 467 të dënuar që pritet të lënë qelitë, pasi plotësojnë kriteret përfituese të amnistisë. Gjatë diskutimit në Komisionin e Ligjeve në Kuvend, amnistia pati disa ndryshime në disa pika, ku u përjashtuan nga përfitimi personat e dënuar për krime seksuale.
Si dhe, njëherësh, u ndryshua edhe afati i zbatimit të amnistisë, ku nga 31 dhjetor 2025, zbatimi i saj do të realizohet deri më 31 maj 2026.
Pra, çdo person që është dënuar me vendim gjykate deri në periudhën 31 maj 2026 përfiton amnistinë, për kategorinë e veprave penale që ka parashikuar ligji që pritet të miratohet në Parlament më 18 qershor.
Sipas relacionit shoqërues të projektligjit, rreth 467 persona pritet të përfitojnë lirim të menjëhershëm nga burgu, ndërsa afro 900 të tjerë do të përfitojnë ulje të dënimit. Nga përfituesit e lirimit të menjëhershëm, 4 janë të mitur, 5 gra dhe 7 shtetas të huaj.
Ndërsa mes përfituesve të uljes së dënimit janë 10 gra, 3 të mitur dhe 12 shtetas të huaj.
Projektligji parashikon që të përfitojnë meshkujt e dënuar deri në 3 vite burgim ose ata që kanë deri në 3 vite dënim të pavuajtur, gratë e dënuara deri në 4 vite burgim ose me deri në 4 vite të mbetura për të vuajtur, gratë mbi 50 vjeç, burrat mbi 60 vjeç, si dhe personat që kanë qenë nën moshën 18 vjeç në momentin e kryerjes së veprës penale.
Megjithatë, amnistia nuk do të zbatohet për të dënuarit për korrupsion, krim të organizuar, terrorizëm, vrasje, krime seksuale, trafikim, krime zgjedhore dhe një sërë veprash të tjera me rrezikshmëri të lartë.
Gjithashtu, nuk përfitojnë personat e dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe ata që i janë shmangur drejtësisë.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, amnistia synon të përmirësojë kushtet në sistemin penitenciar dhe të ulë ngarkesën në burgje. Aktualisht, në institucionet e vuajtjes së dënimit ndodhen 4.982 persona, ndërsa lirimi i menjëhershëm i 467 të dënuarve do ta ulte ndjeshëm nivelin e zënies së kapaciteteve në sistem.
Projektligji parashikon gjithashtu pushimin e ndjekjes penale për një kategori veprash të lehta, të kryera deri më 31 maj 2026, për të cilat Kodi Penal parashikon dënim maksimal deri në 3 vite burgim, me përjashtim të veprave të listuara si ndaluese në ligj.
Autoritetet shqiptare kanë arrestuar një shtetas të dyshuar si koordinatori i një rrjeti që tentoi të rikuperonte mbi 80 kilogra...
Në 30 mars, Drejtoria Rajonale e OSSH-së në Tiranë, shpalli një tender me vlerë 395.6 milionë lekë ose 4.1 milionë...
Ashtu si edhe në provimet e tjera, edhe këtë herë Ministria e Arsimit ka dështuar. Teza e provimit të Gjuhës Shqipës ...
Sadik Llanaj, autori i vrasjes së 27-vjeçarit Ardian Baloshi vijon të mbetet në arrati. Nëpërmjet analizimit të pamjeve ...
Një qytetar ka denoncuar një situatë problematike në zonën e Karpenit të Kavajës, duke pretenduar se mëngjesin e sot&e...
Policia e Tiranës është ende në ndjekje të 39-vjeçarit Sadik Llani, autorit të vrasjes së 27-vjeçarit Ardian ...
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 24 qershor, ora 09:00, seancën gjyqësore ndaj ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj, i pandeh...
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, ka komentuar vrasjen në Paskuqan të regjistruar një ditë më parë, ndërsa analizoi zo...
Sipas banorëve të zonës, pasditen e djeshme rreth orës 17:00, në fshatin Radomirë, Njësia Administrative Kala e Dodës,...
Prej datës 4 qershor, një 35-vjeçar i quajtur Eglant Koçi, është zhdukur pa lënë gjurmë në Tiranës,...