E rëndë në Skrapar! Foshnja transportohet drejt Traumës, dyshohet se ka dëmtuar dorën me grirëse mishi
Një foshnje 1-vjeçare është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi dyshohet se ka dë...
Një foshnje 1-vjeçare është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi dyshohet se ka dë...
Eurodeputetët kërkojnë hetim ndaj Metës pas pezullimit masiv të llogarive që raportonin për protestat në ShqipëriLi...
Zinedine Zidane ka nisur zyrtarisht detyrën si trajner i Kombëtares së Francës, duke sjellë ndryshime të dukshme në më...
Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe në Sektor Rinia në Durrës. Mësohet se shërbimi zjarrfikës i Du...
Kosova do të përballet në Nations League me Irlandën, Austrinë dhe Izraelin. Pak më parë, tekniku i dardanëve, Franco ...
I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, ka sfiduar pretendimin e presidentit rus Vladimir Putin se Rusia mun...
Policia spanjolle ka filluar zhvendosjen e qindra emigrantëve në Ceuta në një vend të ri me tenda në zonën portuale të...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi komentoi miratimin e ligjit për pagat e magjistratët si dhe çështjen e Belinda Ballukut, i...
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiç, ka reaguar ndaj deklaratës së Komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila ...
Ndryshe nga Harry Kane, Lamine Yamal është totalisht i bindur kur pyetet në lidhje me favoritin për “Topin e Artë”. N&eu...
Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë kundërshtuar formulën e re të pagave të magjistratëve, të miratuar nga Kuvendi. Me anë të një deklarate të përbashkët, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë dhe Forumi i Grave Gjyqtare njoftojnë se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar pezullimin dhe shfuqizimin e ligjit.
Katër organizata shprehin bindjen e plotë në integritetin e procesit kushtetues dhe besimin se Gjykata Kushtetuese do të rivendosë standardet kushtetuese të cenuara. Ata theksojnë se kjo çështje nuk ka të bëjë me interesa financiare, siç është tentuar, në mënyrë të shtrembëruar, t’i paraqitet opinionit publik gjatë gjithë këtij procesi. Sipas organizatave, çështja lidhet me respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, garantimin e pavarësisë së organeve të drejtësisë dhe mbrojtjen e themeleve të shtetit të së drejtës.
Deklarata
Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë dhe Forumi i Grave Gjyqtare të Shqipërisë shprehin vendosmërinë e tyre për të vijuar ndjekjen e procesit kushtetues lidhur me pagat e magjistratëve.
Me keqardhje kemi ndjekur procedurën parlamentare për miratimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’”. Që në fillim, kjo procedurë është karakterizuar, në vlerësimin tonë, nga shkelje të kërkesave kushtetuese, duke nisur nga miratimi i projektligjit përtej afatit kushtetues, mungesa e një analize financiare nga Këshilli i Ministrave, mungesa e konsultimit efektiv dhe dëgjimi tërësisht formal i grupeve të interesit dhe, në fund, hyrja e menjëhershme në fuqi e ligjit.
Shoqatat tona mbeten të palëkundura në qëndrimin e tyre për rivendosjen e të drejtave kushtetuese të magjistratëve, të cilat janë cenuar haptazi nga ligji i miratuar në orët e mesnatës. Në këtë kuadër, informojmë opinionin publik se, me të njëjtën urgjencë me të cilën ky projektligj u shqyrtua, u miratua dhe u dekretua, do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar pezullimin e zbatimit të ligjit, shfuqizimin e tij si të papajtueshëm me Kushtetutën, si dhe shqyrtimin e çështjes me përparësi.
Kjo kërkesë bëhet e domosdoshme pasi, përmes këtij ligji, cenohet jo vetëm statusi financiar i magjistratëve, i cili është i lidhur ngushtësisht me garantimin e pavarësisë së tyre, por edhe vetë themelet e shtetit të së drejtës, për shkak të mosrespektimit të hapur të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.
Shoqatat tona shprehin bindjen e plotë në integritetin e procesit kushtetues dhe besimin se Gjykata Kushtetuese do të rivendosë standardet kushtetuese të cenuara. Kemi besimin e plotë se do të jetë pikërisht procesi kushtetues ai që do të sqarojë çështjet e ngritura dhe do të hedhë poshtë përpjekjet për të diskredituar magjistratët dhe kërkesat e tyre legjitime.
Theksojmë edhe një herë se kjo çështje nuk ka të bëjë me interesa financiare, siç është tentuar, në mënyrë të shtrembëruar, t’i paraqitet opinionit publik gjatë gjithë këtij procesi. Ajo lidhet me respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, garantimin e pavarësisë së organeve të drejtësisë dhe mbrojtjen e themeleve të shtetit të së drejtës. Për mbrojtjen e këtyre parimeve dhe vlerave kushtetuese, shoqatat tona mbeten të palëkundura dhe do të përdorin çdo mjet ligjor që Kushtetuta dhe ligji u vënë në dispozicion.
Ngërçi me pagat në gjyqësor
Kriza e pagave në sistemin e drejtësisë u përshkallëzua pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik formulën e re të pagave, në përputhje me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese. Pas skadimit të afatit, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) vendosën që, nga 1 gushti, paga referuese të llogaritej mbi bazën e 222 mijë e 425 lekëve, duke i shtuar edhe 14 mijë lekë për kualifikimin. Megjithatë, Ministria e Financave nuk i ekzekutoi listëpagesat sipas kësaj formule, me argumentin se përcaktimi i pagave të magjistratëve dhe administratës së drejtësisë është kompetencë e Kuvendit.
Gjykata ka lënë në burg kushëririn e Ergys Agasit, Eno Agasin, i akuzuar se ka larguar verëra me vlerë 950 mijë euro nga vila...
Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe në Sektor Rinia në Durrës. Mësohet se shërbimi zjarrfikës i Du...
Ndryshojnë vlerat e zhdoganimit të automjeteve. Në Fletoren Zyrtare është botuar udhëzimi, që sjell rritje të ndjeshme t...
Loer Kume, deputet i Partisë Socialiste për Durrësin dhe prozator e eseist i njohur, ka njoftuar mesditën e kësaj të premte ndar...
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka njoftuar lidhjen e kontratës me operatorin fitues FUSHA për projektin e transformimit të vijës bregdetare t...
Ermal Jauri është emëruar drejtor i ri i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të...
Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor Elbasan- Peqin, ku dy persona kanë mbetur të ...
Gjykata e Tiranës vendos vijimin e masës “arrest në burg” për Eno Agasin dhe ka pranuar kërkesën e prokurorit Bledar...
Policia e Mirditës ka kryer disa kontrolle me dronë në zona të thella malore, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të b...
U shua shpejt entuziasmi në Ministrinë e Infrastrukturës për “fitoren” në Londër, në përballjen me kompani...