“Reuters”: Mijëra në rrugë, protesta më e madhe deri tani në Tiranë
Mijëra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, të mërkurën në demonstrat&e...
Mijëra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, të mërkurën në demonstrat&e...
Protesta qytetare para kryeministrisë që kërkon dorëheqjen Edi Ramës, ka shënuar një pjesëmarrje më të m...
Ish-oficeri i policisë Krenar Ahmeti, i është bashkuar protestës para kryeministrisë në Tiranë, ku i ka dhënë &ldqu...
Protesta qytetare në kryeqytet është shoqëruar edhe këtë mbrëmje me pankarta të shumta dhe slogane kundër qeveris&e...
Pas shumë lëvizjeve në hyrje, si zyrtare ashtu edhe në formë thashethemesh, Real Madridi ka filluar të mendojë edhe për ...
Gazetarja Klodiana Lala komentoi protestën që ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët, dhe protestojnë duke kërkua...
Sulmuesi kuqezi, Giacomo Vrioni është zyrtarizuar si afrimi më i ri i Wolfsburger në Austri. Lajmi është bërë i ditur ...
Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia për mallra kontrabandë të dyshuara të futura ilegalisht nga Maqedonia e Ve...
Analisti Fatos Lubonja komentoi protestat masive të qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë mbushur prej ditësh sheshin kund&eu...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e Piranjave ngre shqetësime për ndotje të mjedisit në fshatin Shakuj të Lushn...

Të dhënat e sakta mbi sipërfaqen që po jepet për leje ndërtimit po bëhen të pakapshme pasi INSTAT nuk përfshin në raportim lejet e dhëna nga Këshilli Kombëtar Territorit, i cili vitet e fundit mori atributet për lejet e kullave të larta dhe fshatrave turistike.
Por përmasa e vërtetë e lejeve reale të ndërtimit u zbulua së fundmi nga rritja rekord e të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë në buxhetin e shtetit që vilet ndaj lejeve të reja.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave të ardhurat nga taksat lokale, që përfaqësohen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë (TNI) për periudhën janar- shkurt 2026 arritën një rekord historik duke kapur shifrën prej 11,2 miliardë lekë.
Të ardhurat nga kjo taksë janë më shumë se katërfishi i vitit paraardhës (2,586 milionë lekë në 2M-2025) dhe thyen çdo rekord të 30 viteve të fundit. Madje është dy herë më e lartë se arkëtimet e vitit 2022 ku ishte rekordi i lejeve në të ndërtimit me 2.6 milionë metër katror.
Taksa e ndikimit në infrastrukturë e cila paguhet nga ndërtuesit në masën 8% të vlerës së shitjes për çdo metër katror të lejuar në kryeqytet dhe nga 4-8% në rrethe, shërben si pasqyra më e saktë e volumit të ndërtimeve të reja. Të ardhurat nga kjo taksë ishin aq të larta në dy-mujorin e parë, saqë kontribuuan në 63 për qind te të ardhurave shtesë që arkëtoi buxheti në këtë periudhë.
Të dhënat historike tregojnë se 70 për qind e lejeve të ndërtimit jepen në Tiranë. Viti 2026 ka dyfishuar edhe kulmin e vitit 2022, duke treguar se Tirana po kalon një fazë intensive betonizimi që nuk po deklarohet plotësisht në të dhënat të INSTAT i cili nuk pasqyron fluksin e lejeve nga KKT-ja.
Edhe pse numri i lejeve të ndërtimit zyrtare mbetet i nën-raportuar fluksi i taksave nga lejet e ndërtimit konfirmon se Shqipëria dhe sidomos Tirana po përjeton një valë të re dhe masive ndërtimesh, përmasat e të cilës po tentohen të minimizohen përpara opinionit publik.
Edhe në bregdet, sidomos në zonën e Durrësit e Golemi dhe në jug po ndërtohet pa fund, duke zënë pothuajse çdo hapësirë të lirë që kishte mbetur.
Një pjesë e taksës së ndikimit në infrastrukturë paguhet në momentin që merret leja e ndërtimit. Një rritje e tillë kaq drastike e arkëtimeve tregon se sipërfaqja reale e ndërtimit për të cilën janë dhënë leje është shumë më e lartë se 1,3 milionë metër katror që u raportua nga INSTAT në vitin 2025. Teksa arkëtimet janë rritur me 4-fish, logjikisht edhe sipërfaqja e ndërtimit ka ndjekur të njëjtin trend.
Shumë prej lejeve të dhëna në zonën e qendrës ku çmimi referencë i shitjes është i lartë që ndikon edhe në rritjen e të ardhurave.
Në vitin 2016, buxheti i shtetit arkëtoi në janar -shkurt vetëm 681 milionë lekë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, ndërsa në vitin 2026, kjo shifër është 16 herë më e lartë.
Nëse arkëtimet janë rritur me 333%, nga 2.5 miliardë lekë në 2 mujorin e parë 2025 në 11.2 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të 2026, kjo nënkupton se volumi i ndërtimit ose vlera e projekteve të miratuara është rritur në të njëjtën përmasë.
Meqenëse çmimet e referencës janë rritur, një pjesë e rritjes vjen nga vlera, por pjesa dërrmuese vjen nga sipërfaqja e re e ndërtimit që fshihet në raportim zyrtare të INSTAT, por që më pas paguhet në arkën e shtetit.
Të ardhurat e bashkive në dekadën e fundit kanë rritur varësinë nga Taksa e Ndikimit në infrastrukturë, por kjo varësi tani po dominon edhe të ardhurat e pushtetit qendror.
Taksat mbi ndërtimin sollën dy të tretat e shtesës së të ardhurave për 2 mujorin
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave në dy mujorin e parë 2026 në pothuajse dy në çdo tre lekë shtesë që kanë hyrë në buxhet kanë ardhur nga tarifat që paguajnë ndërtuesit për lejet e reja.
Kontributi i TVSH-së në rritjen totale është minimal, duke zënë vetëm 4.3% të peshës së shtesës, çka tregon se pa injektimin masiv nga lejet e ndërtimit, rritja e buxhetit do të ishte anemike. Ndërkohë, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore kanë arritur të kontribuojnë me 17% në këtë rritje, duke u renditur si burimi i dytë më i rëndësishëm, por sërish shumë larg volumit që po prodhon taksimi i infrastrukturës në nivel lokal.
Kjo strukturë konfirmon varësinë e lartë të financave publike nga një sektor i vetëm, ndërkohë që taksat e tjera si akcizat apo doganat kanë pasur një ndikim thuajse të papërfillshëm në rritjen e përgjithshme prej 11.5% te të ardhurave./Monitor
Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka zbuluar në Top Story fitimet e aktivitetit të eskortave në Shqipëri. Ai shpre...
Në vitin 2025 në Shqipëri u importua rreth 740 mijë ton naftë, sipas të dhënave nga Doganat. Importet janë rritur vazh...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 82.7 lekë, në shitje me 83.7 lekë. Euro do të blihet me 95...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak...
Arjan Ndoja ka folur për herë të parë në lidhje me atentatin e bërë ndaj tij më 1 nëntor të 2019, në zo...
Pasditen e së mërkurës, më 18 mars, policia kreu një bastisje në një depo në fshat pranë Vignola-s (Modena), ku ide...
Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar mbledhjen e sotme të kryeministrit Edi Rama me tregtarët e karburanteve, duke e quajtur të paprecedentë...
Në një kohë kur qytetarët prisnin një frymëmarrje nga çmimet e larta të karburanteve, qeveria ka vendosur të ndje...
Ndërkohë policia e Tiranës ka informuar atë të Durrësit për të kthyer të miturën tek familja e saj. Dyshohet ...
Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme dy vëllezër shqiptarë. Ata u arrestuan nga autoritetet italaine, pasi përdorën di...