
Në 154 raste, Behar Çukaj ka përdorur për transferta e shpenzime financiare dhe pjesëmarrje fiktive në tenderë, kompaninë tjetër hidrokarbure “Olsi Sh.p.k”, që ka emrin e djalit të tij Olsi Çukaj, të cilin, në zgjedhjet e vitit 2017 e kandidoi për deputet në listën e PD.
Pronari i grupit “Bol Oil”, Behar Çukaj, rezulton figurë qendrore në dosjen “Bankers”, tashmë nën hetim nga SvPAK, për evazion fiskal, mashtrim me TVSH, kontrabandë karburantesh dhe pastrim qindra milionë eurosh. Hetimet e BKH kanë zbuluar qarkullim fondesh përmes kontratave fiktive me “Bankers”, vjedhje nafte nga depot e Albpetrolit, përdorim kompanish transporti pa licencë dhe investime luksoze në pasuri të paluajtshme, përfshirë kompleksin “Tulipan” në Farkë. Dosja përfshin edhe kompani të tjera të familjes Çukaj, të përdorura për transferta ilegale, bilance false dhe pjesëmarrje fiktive në tenderë, duke e vendosur rastin si një nga skemat më të mëdha të dyshuara të krimit ekonomik në sektorin e hidrokarbureve.
Pronari i grupit “Bolv Oil”, mafiozi Behar Çukaj, përmes lidhjeve dhe ndikimit te krerë të politikës dhe pushtetit, në segmente të drejtësisë dhe përmes ryshfeteve, i ka shpëtuar ndëshkimit, megjithëse ka qenë disa herë nën hetim gjatë 15 viteve të fundit. Ndaj tij ka pasur prova për evazion fiskal, mashtrim doganor, mashtrim me TVSH, pastrim parash, kontrabandë karburantesh, bilance false, vjedhje karburanti në depozitat e “Albpetrol” dhe grabitje tokash në Tiranë, me falsifikime dokumentesh pronësie në bashkëpunim.
Emri i biznesmenit Behar Çukaj dhe kompanisë së tij “Bolv Oil” ka dalë sërish për të njëjtat vepra penale në dosjen “Bankers”, tashmë e marrë si çështje nga SPAK, pasi është klasifikuar si grup i strukturuar korrupsioni dhe krimi ekonomik-financiar. Personazh kryesor dhe tepër aktiv në këtë grup është Behar Çukaj, i cili ka përdorur kompaninë “Bolv Oil” dhe disa biznese të tjera hidrokarbure për të vjedhur shtetin dhe për të pastruar miliona euro përmes falsifikimeve dhe mashtrimeve fiskale. Për të zbuluar paligjshmëritë e Behar Çukajt, SPAK dhe BKH janë futur në “labirintet e zeza” të aktivitetit të kompanive “Bolv Oil” dhe “Olsi”, gjurmët e të cilave kanë çuar në abuzime të shumta edhe jashtë sektorit të hidrokarbureve, përmes firmave të tjera të tij.
Përveç 10 milionë eurove të qarkulluara nga “Bolv Oil” me dokumente tatimore false, në bashkëpunim me “Bankers”, të konstatuara nga hetimi fillestar i Prokurorisë së Fierit, BKH ka zbuluar edhe 310 milionë euro të tjera, që Behar Çukaj ka fshehur, sërish në bashkëpunim me “Bankers”, përmes kontratave për punë të pakryera, transferta dhe fatura TVSH-je fiktive.Që prej vitit 2008, kompania “Bankers” kishte kontraktuar kompaninë “Bolv Oil” të Behar Çukajt për kryerjen e transportit të naftës, përmes kompanisë së tij “BOLV TRANS” sh.p.k.
Kjo kompani transporti u krijua në mars 2011, pra tre vite pas lidhjes së kontratës me “Bankers”, dhe u mbyll në dhjetor 2011. Megjithatë, deri në qershor 2025 ajo vazhdonte aktivitetin pa licencë, deklaronte punë të kryera dhe lëshonte fatura TVSH-je, me të cilat i vidhte miliona shtetit.Gjurmët e milionave të përfituara nga Behar Çukaj e kanë çuar BKH-në te investimi prej 120 milionë eurosh për blerjen e 50 mijë m² tokë të grabitur në Farkë dhe ndërtimin e kompleksit “Tulipan” me vila, disa prej të cilave janë përfituar nga politikanë të korruptuar dhe persona të krimit të organizuar.
Në dosjen hetimore është përfshirë edhe vjedhja e 1.3 milionë litrave naftë nga depozitat shtetërore të “Albpetrol”, për të cilat Behar Çukaj është proceduar në katër raste gjatë viteve 2014–2021, por hetimet janë pushuar nga Prokuroria e Fierit. Më 17 shtator 2021, Behar Çukaj krijoi firmën “Kolegji Alma Mater Europaea Campus College Rezonanca”, me aktivitet përgatitjen e specialistëve të mjekësisë me studime universitare dhe pasuniversitare në fizioterapi, farmaci, gjinekologji, infermieri, biokimi laboratorike dhe stomatologji. Gjatë një viti aktivitet pa licencë, kjo kompani shërbeu për pastrimin e rreth 60 milionë eurove dhe më pas u mbyll pa bilance.
Sipas raportit hetimor, në 154 raste Behar Çukaj ka përdorur për transferta dhe shpenzime financiare ilegale, si dhe për pjesëmarrje fiktive në tenderë, kompaninë tjetër hidrokarbure “Olsi” sh.p.k., e regjistruar në emër të djalit të tij Olsi Çukaj, të cilin në vitin 2017 e kandidoi për deputet në listën e PD-së.
Pastrim parash dhe transferta milionash, mafiozi Behar Çukaj i “Bolv Oil” ka kryer edhe përmes kompanive të tij “R.C. RIRA”, “INBI”, “SH.R.S.F. OLSI” dhe “B&O Construction”./ORA
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
1 Shkurt15:19
Dogji një dyqan me materiale të përdorura dhe tentoi të digjte një gomisteri, arrestohet 52-vjeçari në Mirditë
Policia ka arrestuar ditën e sotme një 52-vjeçar në Mirditë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi dogji një dyqan me material...
AKTUALITET
1 Shkurt15:12
Bllokimi në Kthesat e Dragostunjës/ Fadromat e “ANK” përkeqësojnë situatën, hedhin në rrugë masiv gurësh e dherash
Kompania ANK shpk e cila po punon për ndërtimin e segmentit rrugor, pjesë e Korridorit Tetë, ka nisur punimet për shembjen e pjesë...
AKTUALITET
1 Shkurt15:05
Shembja e masivit të dheut në aksin Librazhd-Qafë Thanë, flasin dëshmitarët: Isha vetëm 100 metra larg!
Dy dëshmitarë që ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes gjatë rrëshkitjes së dheut në aksin Librazhd-Qaf&eu...
AKTUALITET
1 Shkurt14:49
Analizat tronditëse fundosin KURUM-in / Miliona kilogramë mbetje të rrezikshme dhe arrestime në horizont
Skandali i mbetjeve të KURUM prej kohësh po zien nën sipërfaqe, ndërsa interesi publik duket se është lënë më...
AKTUALITET
1 Shkurt14:44
Bllokimi i aksit Librazhd-Qafë Thanë/ PD: Ky është bilanci i vjedhjes së Belinda Ballukut
Deputetja e Partisë Demokratike për qarkun e Korçës, Ledina Alolli ka reaguar në lidhje me bllokimin e rrugës në aksin Li...
AKTUALITET
1 Shkurt14:28
“Kishte shumë pengje”/ Rrëfimi në lot i Redon Makashit për humbjen e të atit: Duhet të vlerësohej kur ishte gjallë
I biri i aktorit të njohur, këngëtari Redon Makashi, ndau dhimbjen e madhe për ndarjen nga jeta të babait të tij.
“Na ra ...
AKTUALITET
1 Shkurt14:20
Shembja e gurëve bllokon ambulancën në Librazhd! Pacientja transportohet me barelë në këmbë
Shembja e masivit të gurëve në aksin Librazhd-Qafë Thanë ka shkaktuar një situatë kaotike, ku automjetet prej orësh q&...
AKTUALITET
1 Shkurt14:18
Ndarja nga jeta e aktorit Fitim Makashi, Rajmonda Bulku: Burrë i rrallë në oborrin e teatrit, aktor brilant
Aktorja Rajmonda Bulku shprehet se Makashi ishte aktor brilant dhe do të kujtohet gjithmonë për rolet e tij, por edhe karakterin luftarak q&eum...
AKTUALITET
1 Shkurt14:02
Durrës/ Tentoi të shmangte kontrollin doganor, arrestohet 37-vjeçari për kontrabandim mallrash të padeklaruara
Në portin e Durrësit, policia ka arrestuar një 37-vjeçar që tentoi të kontrabandonte mallra të padeklaruara. Gjatë kon...
AKTUALITET
1 Shkurt13:55
Bizneset në Ferizaj ankohen për gjendjen e rëndë të rrugës: Paguajmë taksa, por komuna nuk investon asnjë lopatë zhavorr
Disa biznese që operojnë në Komunën e Ferizajt kanë shprehur indinjatën e tyre lidhur me infrastrukturën e shkatërru...