Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...

Një nga zonat më të bukura të Detit Jon, Dhërmiu, po kthehet shumë shpejt në një Golem të dytë. E konsideruar si perla e Jugut, fshati piktorest me një nga plazhet më të bukura në Mesdhe, po shndërrohet në një masiv të madh betoni. Krahas lejeve që kanë zaptuar ujin, zhavorrin apo shkëmbinjtë, tani i ka ardhur radha edhe zonës kodrinore, duke ndërtuar një mori strukturash të stërmëdha betoni. Biznesmeni kontrovers Julian Morina, me një ta kaluar tepër të dyshimtë, ka arritur të marrë dhjetëra leje nga pushteti qendror dhe lokal, duke e “golemizuar” të gjithë zonën.
Lejet tashmë nuk janë veçse për vila 1 apo 2 katëshe, por për pallate të stërmëdha nga 5, 6 apo deri në 8 kate. Po ndërtohen qindra apartamente, me garazhe dhe po rrafshohet i gjithë mali. Gjithçka me një ritem tepër të shpejtë, ku Lul Morina ka vepruar me të tria firmat e tij “Rinia 04”, “Xheluks Construksion” apo “Drymades Dream”. Të dhënat që ka hulumtuar VoxNews tregojnë se Morina po fsheh fitimet, duke bashkëpunuar me persona të tjera, teksa është në limitet e pastrimit të parave. Ai bën bilance tepër të dyshimta, madje për njërën firmë, për të njëjtin vit, ka dy bilance.
Megjithatë, deri më tani, ai është amnistuar nga qeveria apo nga organet ligjzbatuese, pasi ndërtimi është vendi më i mirë sot për sot në Shqipëri për të fshehur paratë. Nën justifikimin e turizmit, paratë që vijnë nga burime të tjera, disa jo edhe të ligjshme, siç janë trafiqet apo edhe mashtrimet në internet nëpërmjet call centerave, investohen në hotele apo resorte luksoze.
Dhe, në Dhërmi ka vend për të gjithë, pasi biznesmeni i ka emërtuar ndërtimet në atë vend si “Morina City”.

Vendimi i KKT-së për t’i dhënë leje Morinës për pallate 8 kate në Dhërmi
Paradokset në Shqipëri s’kanë të sosur, ku vende që janë destinuar si parqe apo edhe zona të gjelbra, po shndërrohen në masive betoni. Njëjtë siç po veprohet me periferinë e Tiranës, ku në kodrat e liqenit të Farkës do të ngulen 17 kulla nga 30 kate, apo edhe në zona të tjera bregdetare, Sarandë, Vlorë apo edhe Durrës. Por, të ndërtosh pallate 8 katëshe në Dhërmi, do të thotë se e shndërron në një Durrës apo Golem të dytë! Sipas dokumenteve që ka siguruar VoxNews, Këshilli Kombëtar i Territorit ka zbardhur disa ditë më parë një tjetër leje për firmat e Lul Morinës. Bëhet fjalë për “miratimin e lejes së ndërtimit për objektin ‘Morina City’, sstruktura rezidenciale me 5, 6 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë dhe hapësira shërbimesh të përbashkëta”. Vendndodhja e këtyre pallateve 8 kate është në sementin e ri të rrugës Palasë – Dhërmi, Bashkia Himarë.

Harta ku do të ndërtohen pallatet 8 katësh në Dhërmi, në një zonë të stërmadhe betoni
VoxNews ka shfletuar dokumentet shoqëruese, ku duket edhe harta se ku do të dnërtohen këto pallate nga 8 kate. Në dokumente shkruhet se njësia ndodhet pranë vijës bregdetare të fshatit Gjilekë, në një distancë prej 600 metrash larg fshatit dhe 13.6 kilometrash nga Himara.
Por, më shumë sesa shpjegimi, ajo që duket me sy të lirë është zaptimi i të gjithë zonës bregdetare nga ndërtimet. Dikur zona ka qenë e gjelbër, ndërkohë tashmë është kthyer me pallate të stërmëdha, teksa për pak vite pamja do të jetë e njëjtë me Durrësin, Golemin, Qerretin apo edhe Shëngjinin. Në dokumente shkruhet se është bërë edhe një plan urbanistik, ku tashmë mund të ndërtosh edhe pallate të stërmëdha. Bashkia e Himarës ka përcaktuar se trualli ku mund të ngulen këta çibanë është rreth 60 hektare.

Pallatet e “Morina City”, të miratuara nga KKT-ja
Në dokumente shkruhet se zona e ndërhyrjes ka karakter të përzier, pasi përbëhet nga objete me funskione hoteleri, banim dhe shërbime. Sipas saj, objektet janë ndërtime të reja, të ndërtuara kryesisht në 5-10 vitet e fundit, ndërkohë që ndërtesat me funksion banim janë objekte individuale nga 2-3 kate, ndërsa objektet hoteleri nga nga 6 kate në total.
Rëndom në dokumente shkruhet se “rajoni karakterizohet nga një dominim i bimësisë, një lloj jetë bimore shumë domethënëse ë gjendet kryesisht në të githë pellgund e Mesdheut”. Por, nëse do të shikojmë fotot e projektit, bimësia as nuk duket në atë zonë, pasi është përpirë nga betoni. Të tria pallatet do të kenë më shumë se 200 apartamente dhe po aq parkime nëntokë, duke e kthyer zonën jo në elitare, por në një masiv të madh betoni.
(Bilanci i Rinia 04)
Faksimile: Bilanci i firmës Rinia 04, i datës 18 qershor 2025
Por, kush është firma që do t’i ndërtojë?! Sipas dokumenteve që hulumtoi VoxNews, firma ndërtuese është Rinia 04, në pronësi 100 % të Juljan Morinës, ose siç njiet ndryshe Lul Morina. Megjithëse firmat e tij janë kapur me shkelje në ndërtimet në Tiranë, në shkelje të lejes së ndërtimit, ai sërish ka arritur që të marrë një mori lejesh në zonat elitare në bregdet.
Biznesmeni është akuzuar disa herë për pastrim parash, pasi ka shitur dhe blerë aksione personave të huaj, siç është rasti edhe i vëllezërve indianë. Megjithëse firma e tij kryesore Rinia 04 ndërton pallate në Tiranë e Dhërmi, sërish ajo del me fitime minimale në sektorin e ndërtimit. Madje, bën edhe bilance të ndryshme për të njëjtin vit, duke shtuar akoma edhe më shumë dyshime se po “fsheh” diçka. Në datën 18 qershor 2025, pronari i firmës Lul Morina firmosi dokumentin e bilancit, duke “miratuar raportin e administrimit, inventarët, llogaritë vjetore të ushtrimit 2024 si edhe fitimin e rezultuar në shumën 52.808.705 lekë. Fitimi, pas tatimit, do të përdoret nga shoqëria për investime duke
u sistemuar në postin rezerva të tjera”.

Bilanci i firmës Rinia 04 i vitit 2024, i publikuar në datën 26 qershor, është i ndryshëm nga i datës 18 qershor
Brenda disa ditësh, e njëjta firmë publikon 2 bilance të ndryshëm. Nëse ai i datës 18 qershor e nxori firmën me një fitim prej 52 milionë lekësh, ai i datës 26 qershor ka rezultuar në shumën prej 49 milionë lekësh. Më pak se i pari, madje për të njëjtën periudhë (viti 2024).
Si mund të ketë 2 bilance të ndryshme e njëjta firmë për të njëjtën periudhë?!

Lul Morina ka fituar vetëm 26 mijë euro nga firma Xheluks
Në të njëjtin vend, Dhërmi, një tjetër firmë e Lul Morinës ka marrë leje për resort. Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka miratuar në fund të vitit 2024 një vendim me numër 24, me objekt “për miratimin e lejes së ndërtimit për objektin ‘In the Ëild’, kompleks hoteleri, rezidencial dhe shërbime, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë”.
Firma që qendron pas kësaj leje është “Xheluks Construction” me pronar z. Juljan Morina. Ndërtimet duhet të kenë nisur, teksa e njëjta firmë megjithëse ka bërë shitje dhe transaksione, del me një fitim minimal për vitin 2024 në shumën e 26 mijë eurosh. Fitime mininale për një kompani që ndërton dhe shet prona në bregdet. Me aq para, nuk blen dot as 10 metër katrorë në atë zonë!
Lul Morina bëri biznes me vëllezërit indianë Sandesara, që kërkoheshin për mashtrim në vlerën e 1 miliard USD në vendlindje.

I njëjti biznesmen është pronar i një tjetër firme që operon në Dhërmi, Drymades Dream. Një kompani që menaxhon hotelet luksoze, e cila ashtu si edhe dy “motrat” e saj Rinia dhe Xheluks del me fitime minimale.
Por, kjo kompani ka ndryshuar disa duar dhe çuditërisht nuk është hetuar. Disa vite më parë, pronari i saj i sotëm, Lul Morina, bëri biznes me vëllezërit Sandesara, të kërkuar në vendlindje për mashtrim në vlerën e 1 miliard USD. Për 120 mijë euro me dokumente, Morina i shiti indianëve 50 % të aksioneve të firmës Drymades.
Disa muaj më pas, Morina ia mori sërish aksioneve, duke u dhënë indianëe një apartament në Vlorë. Transaksione tepër të dyshimta, për aksione dhe prona që vlejnë miliona USD. Ka dyshime se Morina ka hyrë garant për indianët, me qëllim që ata të pastronin paratë në Shqipëri. Madje, punonjësit e Morinës i kanë bërë dokumentet indianëve edhe në disa firma të tjera. Por, çuditërisht, deri më sot ai është amnistuar nga institucionet ligjzbatuese, teksa qeveria vazhdon dhe i jep leje pambarimisht./voxnews
Banori i Vaut të Dejës, Gjon Dodani ka rrëfyer në një prononcim për mediat sesi iu përmbyt gjithçka për gjysm&e...
Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, teksa akuzohet për dhunë. Policia bën me dije se 45-vje&cc...
Shoqata e Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka ndërprerë operacionet e kërkimit në fshatrat pranë kufirit të...
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Thumanë-Kashar. Në pamjet e siguruara nga Piranjat.al, ngjarja ka ndodh...
Gjiri i Durrësit është përfshirë këtë të diel nga një mot i paqëndrueshëm me erë të fortë...
Një operacion shpëtimi i Rojës Bregdetare Greke në ujërat pranë ishullit "Prasoudi" të Igumenicës përfundoi me su...
Në muajin shkurt 2024 oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kryen një kontroll në banesën e Drejtorit t&eu...
Mjaftuan vetëm pak orë shi në Qarkun e Shkodrës, që Bashkia e Vaut të Dejës të përmbytej. Luçiano Bo&ccedi...
Katër shqiptarë, të dyshuar si pjesë e një bande të organizuar për grabitje, janë arrestuar nga karabinierët n&eu...
Në qarkun e Kukësit, reshjet e shiut vazhdojnë me intensitet të lartë, duke sjellë një seri problematikash për qytetar...