6 mandate në krye të FSHF-së/ Armand Duka tërheq mbështetjen për Infantinon për “çështje integriteti”
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të tërheqë mbështetjen e saj për kandidaturën e Gianni Infantinos për një man...
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të tërheqë mbështetjen e saj për kandidaturën e Gianni Infantinos për një man...
Një javë më parë, kryeministri Edi Rama premtoi se Shqipëria do të kishte dy ose tre avionë zjarrfikës deri në fund...
Rruga “Terzia” në fshatin Shoshaj të Bashkisë së Matit ndodhet në gjendje thuajse të pakalueshme. Nëpërmjet...
Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...
Një sportist i klubit “Studenti” i është drejtuar redaksisë së Piranjat News, duke denoncuar se prej më shumë se ...
Një fazë e sipërme e raketës Falcon 9 të kompanisë SpaceX është përplasur me sipërfaqen e Hënës, d...
Një aksident i trefishtë automobilistik ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në rrugën nacionale Sarandë–Ksami...
Një projektligj i qeverisë për krijimin e një shoqërie shtetërore, e cila do të marrë nën administrim pothuajse t...
Kompania MABCO, e drejtuar nga Behgjet Pacolli, ka kundërshtuar zgjidhjen e kontratës së koncesionit për Aeroportin e Vlorë...
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar gjatë ditës së sotme pas publikimit të lajmit se kompania që ka fituar tenderin për avionë...

MABCO Constructions SA zyrtarizoi qëndrimin se do të përdorë mekanizmat ndërkombëtarë për mbrojtjen e investimit të saj në Aeroportin e Vlorës, pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nisi procedurën për zgjidhjen e kontratës së koncesionit.
Reagimi i kompanisë me një deklaratë për shtyp erdhi një ditë pasi u bë publik lajmi se MIE kishte nisur procedurat për ndërprerjen e kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. MABCO kundërshton pretendimet e autoritetit kontraktor dhe thotë se ka tentuar ta shmangë dërgimin e mosmarrëveshjes në arbitrazh ndërkombëtar.
“MABCO bëri gjithçka të mundur për të shmangur arbitrazhin ndërkombëtar”, thuhet në deklaratën e kompanisë. Në fund të dokumentit, MABCO njofton se do të përdorë të drejtat që, sipas saj, burojnë nga legjislacioni, kontrata e koncesionit, marrëveshja dypalëshe Shqipëri-Zvicër për mbrojtjen e investimeve dhe mekanizmat ndërkombëtarë.
Edhe pse deklarata nuk njofton depozitimin formal të një kërkese për arbitrazh ajo sinjalizon se kompania e konsideron të konsumuar përpjekjen për zgjidhjen e çështjes vetëm përmes komunikimit me autoritetet shqiptare.
MABCO thotë se zotëron 98% të kuotave në shoqërinë koncesionare Vlora International Airport, ose VIA, dhe pretendon se është mbajtur jashtë kantierit dhe kontrollit të shoqërisë për gati një vit. Kompania thotë se i ka drejtuar MIE-së më shumë se 90 shkresa lidhur me situatën e projektit.
Një nga pikat e mosmarrëveshjes lidhet me arsyet e mosrealizimit të punimeve sipas afateve. MABCO kundërshton që vonesat t’i atribuohen vetëm asaj, duke pretenduar se hyrja e kompanisë dhe e nënkontraktorëve në kantier është ndaluar që prej 18 majit 2026.
“MIE thotë se punimet nuk janë përfunduar, por hesht për arsyen pse ato nuk janë përfunduar”, thuhet në deklaratë. Kompania pretendon gjithashtu se ka siguruar dakordësinë e Dublin Airport Authority për rolin e operatorit ndërkombëtar dhe se ministria ishte vënë në dijeni për këtë proces.
MIE ka mbajtur më herët qëndrimin se mosmarrëveshja ndërmjet ortakëve është një konflikt privat që nuk mund të përdoret si arsye për moszbatimin e detyrimeve të koncesionarit. Ministri Enea Karakaçi do të shprehej pak kohë më parë se operacionaliteti i aeroportit dhe përmbushja e kontratës janë përgjegjësi të shoqërisë koncesionare dhe se shteti do të përdorë instrumentet kontraktore për mbrojtjen e interesit publik.
Në fund të majit, ministria i kërkoi palëve që të gjenin brenda 30 ditësh një zgjidhje për konfliktin dhe të paraqisnin dokumentacionin e kërkuar për vijimin e projektit. Ajo kishte paralajmëruar se, në mungesë të një zgjidhjeje, do të ushtronte të drejtat e parashikuara nga kontrata e koncesionit dhe legjislacioni në fuqi.
Lëvizja e MIE-së për zgjidhjen e kontratës dhe reagimi i MABCO-s e zhvendosin mosmarrëveshjen nga përplasja për administrimin dhe vijimin e punimeve të Aeroportit të Vlorës drejt një konflikti të mundshëm juridik ndërkombëtar. Kontrata koncesionare prej kohësh është bërë mollë sherri për të cilën mbetet për t’u parë nëse barra do të bjerë edhe një herë mbi kompaninë apo taksapaguesit.
Një situatë kritike me zjarret po regjistrohet në masivin pyjor të Drenijës, ku vatrat e flakëve kanë dalë jashtë...
Numri i veprave penale të evidentuara në Shqipëri ka shënuar rënie gjatë vitit 2024, por të dhënat e publikuara nga IN...
Situata e zjarreve në Mallakastër mbetet problematike, megjithëse është arritur të vihet nën kontroll një nga vatrat m...
6 gushti shënon 118-vjetorin e lindjes së gjuhëtarit dhe albanologut, prof. Eqrem Çabej. Çabej lindi me 6 gusht të vitit 19...
Zeqine Çaushi është shfaqur në një foto duke reklamuar rrushin e Roskovecit. Në foto bie në sy, përveç filtra...
Gjykata e kryeqytetit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat për shtetasin Barkay Gulbas, i cili kërkohet nga au...
Komisariati nr. 5 vijon hetimet për zbardhjen e grabitjes së argjendarisë në Paskuqan. Burime bëjnë me dije se 2 autorët, t...
Zbardhen detaje të reja nga grabitja e argjendarisë në Paskuqan, ku dy persona të maskuar morën nën kërcënimin e arm&e...
Një taksist është grabitur në qytetin e Lezhës, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve. Sipas k...
Është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare Besnik Çota, ish-kapiteni dhe ish-trajneri i KF Sopotit, pas një beteje ...