AKTUALITET

Mafia ballkanike në Amerikën Latine/ Si u bënë shqiptarët hallka kyçe e trafikut të kokainës

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Maj 2026, 15:17
Mafia ballkanike në Amerikën Latine/ Si u bënë

Nga portet e Ekuadorit dhe Brazilit te tregjet evropiane të kokainës, rrjetet kriminale shqiptare dhe ballkanike kanë ndërtuar aleanca me kartelet latino-amerikane duke u kthyer në lojtarë kyç të krimit global.

Arrestimi së fundmi i shqiptarit Ervin Mata në Brazil, ka rikthyer në qendër të vëmendjes praninë gjithnjë e më të fuqishme të grupeve kriminale ballkanike në Amerikën Latine.

Mata, i arrestuar më 26 prill pranë São Paulo-s, dyshohet se shërbente si urë lidhëse mes furnizuesve të kokainës në Amerikën e Jugut dhe blerësve në Evropë për llogari të një organizate kriminale ballkanike që koordinonte dërgesat e drogës drejt porteve evropiane, kryesisht në Spanjë dhe Gjermani.

Rasti i tij është vetëm një episod në një histori shumë më të gjerë që prej vitesh po shqetëson autoritetet ndërkombëtare. Figura të botës së krimit nga Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi janë shfaqur vazhdimisht në hetimet për trafik droge, pastrim parash dhe korrupsion në Amerikën Latine, duke ndërtuar një rrjet të fuqishëm bashkëpunimi me kartelet lokale.

Në dallim nga organizatat tradicionale kriminale latino-amerikane, të cilat kontrollojnë territore përmes dhunës dhe strukturave të forta hierarkike, grupet ballkanike kanë zgjedhur një model më fleksibël dhe më pak të dukshëm.

Ato janë specializuar në logjistikë, koordinim dhe ndërmjetësim, duke u bërë hallka që lidh prodhuesit e kokainës në Ande me tregjet fitimprurëse të Evropës. Në vend që të ndërtojnë “fortesa” kriminale në terren, këto rrjete operojnë përmes aleancave të përkohshme, lidhjeve familjare dhe kontakteve të drejtpërdrejta me prodhuesit dhe grupet lokale në Kolumbi, Ekuador, Brazil dhe Meksikë.

Pikërisht kjo strukturë e decentralizuar, i ka bërë ato më të vështira për t’u goditur nga agjencitë ligjzbatuese.

Një nga figurat më të njohura të këtij modeli ishte shqiptari Dritan Rexhepi, emër i njohur për drejtësinë evropiane për shkak të arratisjeve spektakolare nga burgjet në Itali dhe Belgjikë.

Rexhepi konsiderohej një prej figurave kyçe të rrjetit kriminal shqiptar “Kompania Bello”, një organizatë e përbërë nga 14 familje kriminale me aktivitet në Evropë dhe Amerikën Latine. Ai u arrestua në Ekuador në vitin 2014 së bashku me një ngarkesë kokaine.

Por edhe nga burgu dyshohet se vazhdoi të koordinonte dërgesa droge me grupet kriminale kolumbiane dhe ekuadoriane. Sipas autoriteteve evropiane, rrjeti i tij kishte krijuar lidhje të drejtpërdrejta me prodhuesit e kokainës, duke shmangur ndërmjetësit tradicionalë dhe duke rritur ndjeshëm fitimet.

Edhe pse Europol deklaroi në vitin 2020 se “Kompania Bello” ishte çmontuar, disa prej ish-anëtarëve të saj vazhdojnë të përmenden në hetime ndërkombëtare të lidhura me trafikun e kokainës. Një tjetër shembull është “Klani Farruku”, organizatë kriminale shqiptare që dyshohet se koordinonte trafikun e kokainës mes Ekuadorit dhe Spanjës.

Hetimet tregojnë se grupi kishte dërguar emisarë në Guayaquil për të bashkëpunuar me grupet ekuadoriane në eksportin e drogës drejt Evropës. Një prej tyre, Ergys Dashi, u vra

në vitin 2022 në qytetin portual ekuadorian, vetëm pak ditë pasi autoritetet spanjolle sekuestruan 2 ton kokainë të lidhura me organizatën.

Trafikantët e pavarur dhe bizneset-fasadë

Jo të gjithë pjesëtarët ballkanikë të krimit në Amerikën Latine, veprojnë nën urdhrat e organizatave të mëdha. Disa prej tyre kanë ndërtuar rrjete të pavarura trafiku, duke krijuar lidhje direkte me prodhuesit e drogës dhe duke përdorur kompani legjitime eksporti si mbulesë për aktivitetet kriminale.

Një nga rastet më të njohura është ai i shqiptarit Dritan Gjika. I vendosur në Ekuador, ku mori edhe shtetësinë ekuadoriane, Gjika ngriti një rrjet kompanish eksporti që tregtonin produkte si bananet, një nga eksportet kryesore të vendit.

Sipas hetuesve, këto kompani përdoreshin për të fshehur dhe transportuar kokainë drejt porteve evropiane. Autoritetet pretendojnë se Gjika kishte krijuar marrëdhënie direkte me prodhuesit kolumbianë dhe me grupet ekuadoriane që kontrollonin portet dhe magazinat e drogës në Guayaquil.

Ai u arrestua në Abu Dhabi në qershor 2025 dhe aktualisht përballet me procedura ekstradimi drejt Ekuadorit për akuza që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Modeli i përdorur nga Gjika është ndjekur edhe nga shqiptarë të tjerë si Adriatik Tresa dhe Arber Çekaj, të cilët ngritën kompani eksporti në Ekuador dhe dyshohet se fshehnin kokainën në dërgesa bananesh drejt Evropës.

Tresa u vra në Guayaquil në vitin 2020, ndërsa Çekaj u arrestua në Gjermani në vitin 2018.

Ekspertët e pastrimit të parave

Përveç trafikut të drogës, grupet ballkanike janë bërë aktorë të rëndësishëm edhe në pastrimin ndërkombëtar të parave. Përmes kompanive fasadë, investimeve në pasuri të paluajtshme, kazinove, restoranteve dhe bizneseve luksoze, ato kanë ndërtuar mekanizma të sofistikuar për legalizimin e fitimeve të krijuara nga kokaina.

Sipas prokurorëve ekuadorianë, rrjeti i Dritan Gjikës dyshohet se mes viteve 2015-2024 ka pastruar më shumë se 31 milionë dollarë përmes sistemit financiar të Ekuadorit. Në një tjetër operacion të madh, Departamenti Amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj 27 individëve dhe kompanive të lidhura me familjen shqiptare Hysa, e akuzuar për drejtimin e një skeme pastrimi parash në bashkëpunim me Kartelin Sinaloa në Meksikë.

Sipas autoriteteve amerikane, rrjeti përdorte kazino dhe restorante luksoze në disa shtete meksikane për të legalizuar fitimet e drogës. Edhe shtetasi serb Jezdimir Srdan u përfshi në hetime të rëndësishme financiare.

Pasi siguroi një lirim të parakohshëm kontrovers nga burgu në Ekuador në vitin 2018 për akuza trafiku droge, ai u arrestua sërish në vitin 2024 dhe u dënua me 10 vite burg për pastrim parash.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

Reagon Cllevio!

Reagon Cllevio!

Matilda,Piranja jonë vegjetariane: gjatë javës kap të korruptuarit, të dielën thyen rekorde në male!

Deklarata e Gjestit!

7 September 2026

Pamje apokaliptike nga Puka!

7 September 2026

Aida, piranja jonë e parë, rikthehet në skuadër më e motivuar se kurrë për të kapur maniakët.

Qytetarët na frymëzojnë çdo ditë. Bisedat e mikpritja e tyre na japin motiv për punën me pasion.

Luela Gaxhja, “stari” i Piranjave, që kërkon çdo ditë rritje rroge.

5 September 2026

5 September 2026

Florjan Binaj rikonfirmon: Do kandidoj sërish si kandidat i pavarur

Edon Kuqi/Piranja jonë politike që ngatërroi ëndrrën e gazetarit me atletin 100m.

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Humbi jetën në aksidentin tragjik, një muaj më parë i propozoi për martesë.

Qytetarja denoncon me video ngacmimin ne autobus. #news

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve