Tre shenjat me fat, Horoskopi: Diçka e madhe po vjen për ju
Dashi Përpiquni të shmangni polemikat dhe diskutimet. Edhe me fjalë nëse është e mundur thoni se jeni të disponueshëm p...
Dashi Përpiquni të shmangni polemikat dhe diskutimet. Edhe me fjalë nëse është e mundur thoni se jeni të disponueshëm p...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime (diell) si dhe alt...
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier,...
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...
Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. ...
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dh...
Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se investimi në Zvërnec do të realizohet dhe se do të lejojë që ky investim të largohet n...
Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët...

Imagjino sikur je një trafikant droge që ka sjellë në këtë kontinent një ngarkesë armësh nga Evropa Lindore; kartelet meksikane të kanë paguar një shumë të majme –le të themi 50 milionë dollarë në para të gatshme– për ato pushkë dhe municione.
Por, ajo që dukej si bekim, është kthyer në mallkim: pasi merr paratë, për shembull në shtetin Sinaloa, kupton që nuk mund t’i nxjerrësh as me avion e as tokësor drejt “kontinentit të vjetër”. Të duhet diçka që të fshehë origjinën e paligjshme të parave të tua, sepse aq shumë para të gatshme do të të zbulonin si mafioz.
Imagjino tani që pranë hotelit tënd ka një kazino. Një vend ku mijëra operacione financiare bëhen çdo ditë, dhe shumica kalojnë pa u vënë re nga një sistem mbikëqyrjeje i ngarkuar dhe i vjetruar. Akoma më mirë: atij vendi, që është përballë rrugës, i pëlqejnë klientët me para në dorë. Kështu që mbledh 50 të njohur dhe secili ndërron nga një milion dollarë në fisha me miratimin e pronarëve. Tani, paratë e tua të pista kanë bërë një hap të rëndësishëm: kanë marrë një funksion të ligjshëm — lojën e fatit, një aktivitet i lejuar në Meksikë.
Grupe me nga pesë miq ulen në të njëjtën tavolinë pokeri. Shtiren sikur nuk njihen dhe luajnë sikur të kishin fisha të pafundme. Disa humbasin shumë, të tjerë fitojnë pak në kohë rekord. S’ka rëndësi rezultati. E rëndësishme është “të humbasësh me qëllim” kundër një bashkëpunëtori që “fiton me fat”.
Kartelet meksikane pastrojnë para në kazino
Pas disa orësh, qëllimi është arritur: simulohet një aktivitet për një kohë të mjaftueshme dhe besueshmëri për autoritetet që 50 të njohurit të shkojnë te sporteli dhe të këmbejnë fitimet e tyre.
Disa marrin çeqe ose transferta që regjistrohen si fitime nga një aktivitet argëtues ose rimbursim për fisha të papërdorura; ata pastaj t’i dorëzojnë ty këto para që tashmë janë të pastra: janë fryt i lojës së fatit, jo i krimit. Të tjerë kërkojnë që transferimi të bëhet drejtpërdrejt në një llogari bankare jashtë vendit ku ti ke qasje. Origjina ligjore thotë gjithçka: “Kazinoja Filan Fisteku S.A. de C.V.”, një kompani e ligjshme që paguan taksat rregullisht.
Kështu që ti u paguan vetëm një komision lojtarëve të tu, një pjesë kazinosë dhe je gati të kthehesh në Evropë me miliona në një llogari bankare pa mbajtur asnjë kartëmonedhë të njollosur nga gjaku. Po, humbe pak, por pastrove shumë.
Ky skemë e thjeshtuar është ajo që zbuloi qeveria e SHBA tre vjet më parë dhe që e konfirmoi disa javë më parë: një rrjet kazinosh që pastronin para me bastesh të simuluara. Në këtë ushtrim hipotetik, kazinoja është një investim i Kartelit të Sinaloas dhe ti je një anëtar i rëndësishëm i mafies shqiptare.
Dyshimet për pastrim parash nga klani Hysa
Karteli i Sinaloas dhe CJNG kanë përdorur këto biznese për të pastruar para.
Më 12 nëntor, punonjësi e kazinosë Skampa dhe restorantit Ochuna në Ensenada, si dhe të kazinosë Midas në Playas de Rosarito, u dëbuan papritur nga vendet e punës. Ishin duke u përgatitur të hapnin dyert, kur një grup zyrtarësh federalë i urdhëruan të dilnin menjëherë. Në mes të kaosit, mësuan se Ministria e Brendshme po përsëriste të njëjtën manovër me 10 biznese të tjera të së njëjtës familje: një bastisje e sinkronizuar nga Baja California deri në Sinaloa.
Operacionet e tilla janë të rralla në Meksikë për shkak të personelit të madh dhe sekretit që kërkojnë. Çdo rrjedhje informacioni mund ta dëmtonte. Por stafi i Rosa Icela Rodríguez nuk mund të dështonte: kishin urdhra të firmosur nga gjykatës federalë, të aktivizuar nga kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme pas presioneve të Shtëpisë së Bardhë.
Presionet erdhën veçanërisht nga OFAC — Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja — që kishte lëshuar një alarm të kuq: mafia shqiptare po pastronte para në Meksikë përmes kazinove dhe restoranteve luksoze të lidhura me shtëpi bastesh të afërta me La Mayiza-n, fraksioni i Kartelit të Sinaloas besnik ndaj Mayo Zambadës.
Klanet shqiptare në veri të Meksikës — familja Hysa — dyshohen prej vitesh për pastrim parash dhe lidhje me La Mayiza-n. Anëtarët Luftar, Arben, Ramiz, Fatos dhe Fabjon Hysa, sipas SHBA, kanë përdorur investime dhe biznese të ndryshme në Meksikë për të pastruar para të trafikut të drogës, duke operuar me miratimin e Kartelit të Sinaloas.
Luftar Hysa, në vitin 2022, pagoi miliona për publikime në gazetat kryesore në përpjekje për t’u distancuar nga akuzat se ishte partner i Mayo Zambadës.
“Janë fjalë të poshtra. Nuk e njoh Ismael El Mayo-n. Nuk e kam parë kurrë. Dhuntitë e mia të vetme janë karizma dhe aftësia për biznes”, mburrej ai.
Tre vite më vonë, bizneset e tij janë mbyllur me urdhër të presidentit Donald Trump. Pretendohet se skema hipotetike e përshkruar në fillim ka funksionuar për vite me sofistikim të lartë.
Mafia shqiptare në Ballkan dhe në Amerikë Latine
Mafia shqiptare, e lindur si rrjet klanesh me lidhje gjaku, nderi e besnikërie, u fuqizua pas konflikteve të viteve ’90. Ajo bëri aleancë me ’Ndrangheta-n italiane, duke kombinuar rrugët ballkanike të trafikut me ekspertizën italiane në pastrim parash.
Kjo aleancë konsolidoi rolin e Ballkanit në tregtinë e kokainës, heroinës, armëve, trafikut të njerëzve dhe pastrimit të parave në Evropë.
Më pas, mafia shqiptare u zgjerua në Amerikën Latine, duke u infiltruar në Kolumbi, Venezuelë, Ekuador, Peru dhe Brazil — jo me dhunë, por me aleanca të fshehta me grupet vendase.
Rreth vitit 2020, Karteli i Sinaloas Sinaloa dhe CJNG – megjithëse të famshëm për dhunë ekstreme – arritën të bindin fiset shqiptare të hapnin dyert për tregtinë drejt Evropës.
Kështu u krijua një trekëndësh kriminal i fuqishëm: Meksikë – Shqipëri – Itali. Meksikanët sjellin drogë dhe kapital; italianët rrjetin financiar dhe tregtar; shqiptarët logjistikë dhe pastrim parash.
Dhe tani… kush do të jetë “pastruesi” yt i ardhshëm?
Imagjino sërish se je trafikant, ke sjellë një ngarkesë tjetër armësh nga Evropa Lindore, por mafia shqiptare është tani nën hetim nga SHBA. Nuk mund të mbështetesh më te klanet e tyre.
Por krimi i organizuar i Ballkanit ka një ofertë të re: bullgarë, rumunë, kroatë, grekë e deri te turqit, të famshëm për “ndërmjetës” që lidhin familjet kriminale nga kontinenti në kontinent.
Kë do zgjedhësh për të qenë pastruesi yt i radhës në një kazino në Sinaloa?/ DOSSIER POLITICO
Një mjet tip Audi është përfshirë në një aksident në daljen jugore të Lushnjes pak minuta pas mesnatës. Mak...
Një aksident ka ndodhur në fshatin Mushqeta, Tiranë, ku një djalë 12-vjeçar ka marrë automjetin e të atit dhe ka hum...
Një makinë e djegur është gjetur në fshatin Mirakë. Sipas informacioneve dyshohet se automjeti u përket autorëve t&eu...
Pacientët me sëmundje tumorale në spitalin Onkologjik në QSUT përballen me kushte çnjerëzore dhe metoda mjekësore t&...
Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho shprehet se buxheti që qeveria ka parashikuar për shëndetësinë vit...
Ndotja akustike po bëhet një nga problemet më serioze të mjedisit urban, pasi niveli i zhurmës në qytete është rritur ...
Policia e Tiranës sqaron se nga aksidenti i një nate më parë (30 nëntor), ku një autobus linje përplasi një 18-vje&cce...
Elbasani u trondit mbrëmjen e së dielës nga një atentat me armë zjarri, ku një biznesmen 43-vjeçar u ekzekutua brenda aut...
Banorët në disa zona të vendit po shprehin shqetësimin e tyre lidhur me rritjen e vazhdueshme të çmimeve dhe mungesën e e...
Udhëtarët thonë se lëvizja e mjeteve është tepër e kufizuar dhe radha është zgjeruar ndjeshëm që gjat&e...