AKTUALITET

Malltezi: Shkatërrimi i Shkumbinit, krim mjedisor i miratuar nga qeveria, askush nuk mban përgjegjësi

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2026, 14:03

Malltezi: Shkatërrimi i Shkumbinit, krim mjedisor i miratuar nga qeveria,

Në një deklaratë për mediat, Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, foli mbi krimin e rëndë mjedisorë që po ndodh në lumin Shkumbin, ku u shpreh se shkatërrimi i shtratit të lumit, infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore po bëhet me miratim institucional dhe në kundërshtim flagrant me interesin publik.

Malltezi akuzoi qeverinë Rama, si dhe ministra të kabinetit, se përmes lejeve zyrtare kanë legalizuar, sipas tij, një “masakër mjedisore” me pasoja të parikuperueshme për ekosistemin dhe sigurinë infrastrukturore.

Sipas tij, nxjerrja e inerteve nga shtrati i Shkumbinit përbën një akt kriminal që po dëmton jo vetëm natyrën, por edhe interesin afatgjatë të qytetarëve shqiptarë.

Deklarata e plotë

Krimet mjedisore që po ndodhin çdo ditë kanë autorë, por jo përgjegjës.

Shkatërrimi i Shkumbin-it, rrugës dhe hekurudhës kombëtare po ndodh me miratimin e atyre që paguhen nga taksat tona për t’i mbrojtur.

Shkumbini, dikur një lum i mrekullueshëm me ekosistem plot pemë, është kthyer në një moçal me kantiere ndërtimi përgjatë gjithë shtratit.

Në vend që të mbështeten zgjidhje përmes infrastrukturës së gjelbër urbane, qeveria e babëzitur e Edi Rama-s i ka shpallur luftë mjedisit dhe natyrës.

Lëpirësit e pushtetit po thonë që ka leje mjedisore dhe kjo, sipas tyre, e bën normale apo të ligjshme. Pikërisht pse kanë dhënë LEJE mjedisore për të kryer këtë masakër në shtrat lumi, është KRIM!

Edi Rama, Belinda Balluku, Mirela Kumbaro dhe kumbareshat e saj duhet të përgjigjen për krimin mjedisor të parikuperueshëm dhe dëmin e jashtëzakonshëm infrastrukturor.

Lejet e Këshilli Kombëtar i Ujit për marrjen e inerteve lumore në shtrat të Shkumbinit për kompaninë ANK, në Dragostunjë, dhe në Papër për Salillarin, janë akte kriminale mjedisore, pasi shkatërrojnë shtratet lumore mijëravjeçare, shkatërrojnë ekosistemin, dëmtojnë akuiferët nëntokësorë dhe mund të rezultojnë – siç rezultuan – në deformim të skarpateve breglumore dhe ndryshime tektonike dhe hidrodinamike të shtratit të lumit. Gërryerja e zhavorreve natyrore mijëravjeçare është si të gërryesh organet e brendshme dhe të pretendosh se nuk do të ketë pasoja.

Por, në një vend ku kryehajduti ka kapur drejtësinë dhe nuk lejon asnjë procedim penal që nuk ka qejf, këto krime mjedisore me pasoja të rënda financiare dhe infrastrukturore, ndonëse kanë autorë, mbesin pa përgjegjësi.

Ndaj ka nevojë të protestojmë edhe për këto krime, se qeveria nuk po vjedh veç demokratët, por gjithë shqiptarët, pa dallime partiake. Madje po vjedh dhe shkatërron mjedisin, gjë që sjell pasoja afatgjata edhe te fëmijët e të gjithëve.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?