Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është përgjigjur zyrtarisht kërkesës së kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit për mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.
Në letrën e firmosur nga kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, nënvizohet se mbledhja e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm, kur kërkohet nga jo më pak se një e pesta e deputetëve, si një prej subjekteve kushtetuese që përmendet shprehimisht në nenin 74, pika 2 e Kushtetutës, është e detyrueshme për Kryetaren e Kuvendit, që ka vetëm një përgjegjësi që datën e sesionit ta caktojë brenda periudhës “3 ditë nga paraqitja e kërkesës”.
Më tej thuhet se mbledhja e Këshillit të Legjislacionit në këtë rast, konsiderohet nga ata si krejtësisht të panevojshme, duke sjell në vëmendje se vetë Gjykata Kushtetuese, në vendimin nr. 55/2024 ka konsideruar se Kuvendi nuk ka vepruar në përputhje me Kushtetutën për sa kohë çështjen e ekzekutimit të vendimit të saj ia ka nënshtruar vlerësimit të Këshillit për Legjislacionin dhe Këshillit për Mandatet.
Grupi Parlamentar i PD e konsideron jo vetëm padije juridike, por një shkelje të rëndë të Kushtetutës, qëndrimin e Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali.
LETRA E PLOTË:
Lënda: Kthim përgjigje mbi qëndrimin tuaj për kërkesën e 1/5 së deputetëve për thirrjen e Kuvendit në një sesion të jashtëzakonshëm
Drejtuar: Znj. Elisa SPIROPALI Kryetare e Kuvendit
E nderuar Znj. Kryetare e Kuvendit
Në përgjigje të shkresës suaj nr. 3155/1 Prot., datë 08.08.2024, përsa i përket kërkesës së jo më pak se 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, protokolluar në Kuvend me nr. 3155 Prot., datë 07.08.2024, ju bëjmë me dije sa më poshtë vijon: deputetëve, si një prej subjekteve kushtetuese që përmendet shprehimisht në nenin 74, pika 2 e Kushtetutës, është e detyrueshme për Kryetaren e Kuvendit, që ka vetëm një përgjegjësi që datën e duke përcaktuar që “Kryetari thërret mbledhjen”.
Mbledhja e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm, kur kërkohet nga jo më pak se një e pesta e sesionit ta caktojë brenda periudhës “3 ditë nga paraqitja e kërkesës”. Kjo buron drejtpërdrejt nga Kushtetuta, e cila nuk e ka lënë opsionale mbledhjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm, por ka urdhëruar që “Kuvendi mblidhet”, duke shmangur përdorimin e togfjalëshit “mund të mblidhet”.
Edhe Rregullorja e Kuvendit, në të njëjtin linjë me Kushtetutën, cakton detyrimin e Kryetarit të Kuvendit, Rezulton se ju keni thirrur në fakt një sesion të jashtëzakonshëm të Kuvendit, duke urdhëruar “mbledhjen jashtë sesionit të Këshillit të Legjislacionit”, por në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, së pari, e keni caktuar mbledhjen e organeve të Kuvendit përtej afatit “3 ditor” që përcakton qartësisht Rregullorja; dhe së dyti, nuk keni caktuar mbledhje të seancës plenare. Në vlerësimin tonë, mbledhja e Këshillit të Legjislacionit në këtë rast është krejtësisht e panevojshme, për shkak se vendimi nr. 55/2024 i Gjykatës Kushtetuese nuk ka nevojë për vlerësim dhe për më tepër është një çështje e përsëritur dhe në vijim të një tjetër vendimi të Gjykatës Kushtetuese, vendimit nr. 1/2023.
Edhe vetë Gjykata Kushtetuese, në vendimin nr. 55/2024 ka konsideruar se: “Kuvendi nuk ka vepruar në përputhje me Kushtetutën për sa kohë çështjen e ekzekutimit të vendimit të saj ia ka nënshtruar vlerësimit të Këshillit për Legjislacionin dhe Këshillit për Mandatet……… Megjithatë edhe nëse nga ana juaj emohet se në këtë rast, në zbatim të nenit 87 të Rregullores së Kuvendit, duhet të mblidhet paraprakisht Këshilli i Legjislacionit, ju keni detyrimin që të harmonizoni veprimet e Kuvendit në përputhje me kuadrin e plotë kushtetutes dhe rregullator të tij. Si rregull, mbledhja e Kuvendit në një sesion të jashtëzakonshëm, pra në një seancë plenare të jashtëzakonshme, paraprihet edhe nga mbledhja e organeve të tjera të Kuvendit, pra të komisioneve apo këshillave parlamentar. Për këtë arsye, pika 2 e nenit 42 të Rregullores së Kuvendit, ka vendosur dy detyrime për Kryetarin e Kuvendit, për thirrjen e një sesioni të jashtëzakonshëm: 1- Thirrjen e mbledhjes së Kuvendit jo më vonë se 3 ditë nga paraqitja e kërkesës; 2- Caktimi i një rendi të mbledhjeve të komisioneve dhe të seancës plenare brenda këtij afati. Konkretisht, në zbatim të nenit 74, pika 2 dhe 3, të Kushtetutës, neni 42, pika 2 e Rregullores parashikon se: “Kuvendi thirret në sesion të jashtëzakonshëm me kërkesë të motivuar me shkrim të Presidentit të Republikës, të Kryeministrit ose të paktën një të pestës së të gjithë deputetëve. Kryetari thërret mbledhjen e Kuvendit jo më vonë se 3 ditë nga paraqitja e kërkesës, mbi bazën e një rendi dite të mbledhjeve të komisioneve dhe të seancës plenare të përcaktuar prej tij.”.
Është jo vetëm padije juridike, por një shkelje e rëndë e Kushtetutës, qëndrimi juaj se “kërkesa e paraqitur nga 1/5 e deputeteve per thirrje të Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm, në kushtet e mungesës së një akti të Këshillit, (raport/projektvendim”, i cili duhet paraqitur Kryetarit te Kuvendit dhe më tej seancës plenare, e bën të pamundur zbatimin e nenit 74, pika 3, të Kushtetutës dhe nenit 42, pika 2, të Rregullores së Kuvendit”. Kjo nënkupton që një dispozitë e Rregullores së Kuvendit (konkretisht neni 87 i Rregullores), bën të pamundur zbatimin e një dispozite të Kushtetutës (konkretisht nenit 74, pika 3 të Kushtetutës) apo edhe dispozitat e tjera të Rregullores së Kuvendit (konkretisht nenit 42, pika 2 i Rregullores). Një qëndrim i tillë cenon rëndë parimet e shtetit ligjor, parimin e hierarkisë së akteve normative dhe parimin e supremacisë së Kushtetutës, sanksionuar në nenin 4 të Kushtetutës, ku parashikohet se “Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë”.
Pra, nëse do të kishte kontraditë mes dispozitave të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, prevalojnë dispozitat e Kushtetutës dhe ato duhet të zbatohen drejtpërsëdrejti. Por, në rastin konkret nuk ka asnjë kontraditë mes nenit 74 të Kushtetutës dhe neneve 42 dhe 87 të Rregullores së Kuvendit. Konkretisht, në harmoni me nenin 74 të Kushtetutës dhe nenet 42 dhe 87 të Rregullores së Kuvendit, ju kishit detyrimin kushtetues që të caktonit një rend dite për mbledhjen Këshillit të Legjislacionit dhe të seancës plenare, brenda afatit të posaçëm të caktuar nga rregullorja e Kuvendit “jo më vonë se 3 ditë nga paraqitja e kërkesës”. Kjo për faktin se mes afatit të përgjithshëm që parashikon Rregullorja e Kuvendit (není 87-30 ditë) dhe afatit të posaçëm që parashikon po Rregullorja e Kuvendit (neni 423 ditë), në rastin e sesionit të jashtëzakonshëm zbatohet rregulli dhe afati i posaçëm.
Nisur nga sa më lart, qëndrimi juaj i shprehur me shkresën nr. 3155/1 Prot., datë 08.08.2024 si dhe çdo urdhër i miratuar nga ana juaj mbi këtë çështje, është antikushtetues, sepse cenon nenin 74 të Kushtetutës dhe nenin 42 të Rregullores së Kuvendit. Për këtë arsye, kërkojmë nga ana juaj si Kryetare e Kuvendit që të zbatoni Kushtetutën dhe të përmbushni me korrektësi detyrimet që burojnë nga dispozitat kushtetutese dhe të Rregullores së Kuvendit, duke thirrur sesionin e jashtëzakonshëm brenda afatit ligjor të përcaktuar.
GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE: Kryetari Gazment BARDHI
foto ilustruese TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se 61-vjeçari B.S është...
pamje nga ngjarja SARANDË- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se 28-vjeçari L.S shiste ...
Antonela, Mariela dhe Klea TIRANË- E reja e cila u dhunua brutalisht ditën e martë në një lokal të Tiranës ka reagu...
miniera BULQIZË- Një aksident ka ndodhur në zonën D në minierën e Bulqizës. I plagosur ka mbetur një 33-vjeç...
azili TIRANË- Policia vuri në pranga kryeinfermieren dhe një infermiere në azilin privat në Tiranë ku një i moshuar humb...
prokuroria e fierit FIER- Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim dy persona të cilët akuzohen për pastrim të parave që...
zjarri\ TIRANË- Një 28-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi preu pemë në Zall Bastar dhe më pas i vuri zjarrin pyl...
foto ilustruese DURRËS- Një 24-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Durrës. Mësohet se Shkëlzen...
zjarri BULQIZË- Zjarri në masivin pyjor me pishë, ah e bredh në kurorën e gjelbërt në Zerqan të Bulqizës ka d...
foto ilustruese TIRANË- Një i shpallur në kërkim për mashtrim është arrestuar ditën e sotme në Fushë...