Kemi një situatë të tillë-pronari i kompanicë farmaceutike, Nadir Çausholli, krijon dy kompani të tjera, “Medex Albania” dhe “Pharma Plus”. Për të fshehur gjurmët, ai i vendos këto shoqëri në emër të vartëseve të tij dhe i përdor për të lëshuar fatura fiktive, me qëllim përfitimin e rimbursimin e parave nga Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor.
Prokuroria e Tiranës thotë se kompanitë “fiktive” të Çaushollit i kanë shitur subjektit “CFO Pharma” medikamente të llojit “Foster” dhe “Trimbow”, për të cilat ka ekskluzivitetin një tjetër shoqëri, “Medicamenta”.
Prokuroria thotë gjithashtu se Çausholli është ndihmuar nga ish-titullari i Fondit të Kujdesit Shëndëtësor, Spartak Zekja, dhe disa punonjëse të tjera të institucionit publik, Zade Mali, Esjana Gjishti dhe Romina Agalliu, për të falsifikuar dokumentat.
Vlera e përfitimit monetar, të dyshuar të paligjshëm, përllogaritet aktualisht në vlerën 70 milionë lekë të reja, ndërkohë që dyshimet e publikuara më herët flasin për një shifër që arrin deri në 60 milionë euro.
Pra, gjithçka duket qartë. Në qendër të skemës së dyshuar mashtruese qëndron “CFO Pharma” dhe pronari i saj, Nadir Çausholli.
Por, kur vjen çështja tek aplikimi i masave të sigurimit, e gjithë përgjegjësia shkarkohet tek administratori i “CFO Pharma”, Frigul Milla, vartës i Nadir Çaushollit.
Ligji për “Shoqëritë Tregtare” përcakton se administratori i subjekteve private është përgjegjësi kryesor për aktivitetin e përditshëm të kompanisë, përfshirë edhe mbajtjen e librave të shit-blerjeve. Administratori jep llogari para ortakut ose asamblesë së ortakëve.
Në statusin e kompanisë “CFO Pharma”, administratori “kryen të gjitha veprimet e administrimit të veprimtarisë tregtare të shoqërisë, duke zbatuar politikat tregtare të vendosura nga ortaku”.
Në rastin konkret, administratori Frigul Milla, duket se ka zbatuar pikërisht “politikat tregtare të vendosura nga ortaku” Nadir Çausholli.
Ortaku i vetëm i “CFO Pharma” ka krijuar dy kompani “fiktive”, siç e pranon vetë Prokuroria, ndërsa administratori ka “zbatuar politikën” e Çaushollit për të kryer fatura jo-reale me ato dy subjekte.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
6 Nëntor10:31
Një minutë heshtje për Fatos Nanon në Kuvend! Sot në rend dite edhe projekt-ligji për barazinë gjinore
Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të ish-kryeministrit të Shqipërisë dhe një prej...
AKTUALITET
6 Nëntor10:24
Mediat e Turqisë: Kompania turke shkakton krizë politike në Shqipëri, fitoi 32 mln euro pa vënë asnjë tullë
Skandali i Edi Ramës dhe Belinda Ballukut me tunelin e Llogarasë po bën jehonë edhe në mediat turke. Gazeta e njohur e Stambollit, S&...
AKTUALITET
6 Nëntor10:16
Dorëhiqet nga policia Ritvan Pali, Ilir Proda i uli gradat pas arrestimit të Altin Morinës
Ritvan Pali, ish-shefi i Komisariatit nr. 2 që arrestoi të shumëkërkuarin Altin Morina, një ish-efektiv i RENEA-s i dyshuar për ...
AKTUALITET
6 Nëntor10:10
“Ka vetëm dy gjini”/ Nis protesta para Kuvendit kundër pr.ligjit për barazinë gjinore
Kur sot pritet të kalohet në kuvend nga maxhoranca projekt-ligji për barazinë gjinore, qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur...
AKTUALITET
6 Nëntor10:06
Prokuroria lëshon urdhër arresti për avokatinë në Vlorë! Si u vodhi mbi 19 milionë lekë dy klientëve
Prokuroria e Vlorës ka lëshuar urdhër arresti ditën e sotme për një avokat. Sipas njoftimit, avokati akuzohet për veprat pe...
AKTUALITET
6 Nëntor09:59
Plagosja e 24-vjeçarit në Bathore/ Vihet në pranga autori, policia jep detajet për ngjarjen
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Bathore, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 2...
AKTUALITET
6 Nëntor09:34
Akuza për korrupsion/ “Më jep 60 mijë lekë, të të zhbllokoj mjetin”, AMP arreston policin në Durrës
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrup...
AKTUALITET
6 Nëntor08:45
Kuçovë/ Sekuestrohen armë, municion dhe drogë, në pranga dy persona
Dy persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni policor, i cili u zhvillua në zonën e Kuçovës dhe Dimalit...
AKTUALITET
6 Nëntor07:47
Parashikimi i motit për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Orët me diell do të mbizotërojnë n...
AKTUALITET
6 Nëntor07:20
Këmbimi valutor/ Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 83.5 lekë, në shitje me 84.5 lekë.
Euro do të blihet me 96...