Rreth një javë pasi Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e paraqitur nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja, kreu i Shtetit ka hapur garën për një vend vakant në Kushtetuese.
Njoftimi:
Presidenti i Republikës, pasi u njoh me njoftimin e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, nr. 820 Prot., datë 24.10.2025, përmes të cilit bëhet me dije se Gjykata Kushtetuese me vendimin nr. 65, datë 24.10.2025, ka vendosur: “Deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, zonjës Sonila Bejtja, në datën 25.4.2025”, duke u konstatuar kështu ligjërisht fakti se në datën 25.4.2025 në Gjykatën Kushtetuese është krijuar vakancë.
Në mbështetje të neneve 93, 125, 127, pika 1, shkronja “b” të Kushtetutës, si dhe të neneve 7, 7/a, 7/b të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, Presidenti i Republikës, me cilësinë e organit të emërtesës, dhe me qëllim plotësimin e vakancës së krijuar në Gjykatën Kushtetuese në datën 25.4.2025, me Dekretin nr. 387, datë 31.10.2025, ka miratuar:
Shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me qëllim plotësimin e vakancës së krijuar në datën 25.4.2025.
Presidenti i Republikës fton:
Çdo person të interesuar që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në Kushtetutë, nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, të marrë pjesë në këtë procedurë të konkurrimit të hapur publik për vakancën e mësipërme për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe të paraqesë pranë Institucionit të Presidentit të Republikës:
Kërkesën për shprehjen e interesit për të kandiduar për vendin vakant të shpallur;
Jetëshkrimin me të dhënat e plota të kontaktit (adresë, numër telefoni, e-mail);
Fotokopje të kartës së identitetit;
Dokumentacionin shoqërues nëpërmjet të cilit vërteton përmbushjen e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”;
Formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Formulari i vetëdeklarimit është i publikuar në faqen kryesore të Institucionit të Presidentit të Republikës;
Formularin e aplikimit të plotësuar “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29 të ligjit nr. 45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”. Ky formular është i publikuar në faqen kryesore të Institucionit të Presidentit të Republikës;
Listën e dokumentacionit që dorëzohet bashkëlidhur kërkesës së nënshkruar nga aplikuesi.
Për lehtësinë e të gjithë aplikuesve, me qëllim plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, më poshtë gjeni të botuar përmbajtjen e nenit 125, pikat 4 dhe 5 të Kushtetutës dhe nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, ku parashikohen kushtet dhe kriteret për emërimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
Neni 125
[…] 4. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të kenë arsim të lartë juridik, të paktën 15 vjet përvojë pune si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, profesorë ose lektorë të së drejtës, nëpunës të nivelit të lartë në administratën publike, me një veprimtari të spikatur në fushën e së drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në sfera të tjera të së drejtës.
5. Gjyqtari nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit. Kritere të tjera, si dhe procedura për emërimin dhe zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese rregullohen me ligj.
• Ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
Neni 7/a
Kriteret dhe kushtet e emërimit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese
1. Gjyqtari i Gjykatës Kushtuese mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte:
a) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
b) të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë;
c) të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit;
ç) të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale;
d) të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
dh) të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit.
2. Kandidati që përmbush kushtet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, duhet të plotësojë edhe këto kritere:
a) të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike;
b) të ketë një veprimtari të njohur në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës;
c) të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral.
3. Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të:
a) vjetërsisë në profesion;
b) përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës, ose këshilltar ligjor i Gjykatës Kushtetuese a Gjykatës së Lartë;
c) kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në një fushë tjetër të së drejtës;
ç) treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike;
d) ecurisë gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se 8 ose të barasvlershme me të, nëse arsimi i lartë është përfunduar jashtë vendit ose vlerësimit përfundimtar në Shkollën e Magjistraturës;
dh) informacioneve të marra nga institucione të tjera publike.
4. Organet e emërtesës marrin parasysh përbërjen e Gjykatës Kushtetuese në momentin e emërimit të kandidatit për të garantuar balancën ndërmjet përvojave profesionale të anëtarëve dhe respektimin e barazisë gjinore.
Kërkesa dhe dokumentet shoqëruese mund të dorëzohen me postë ose drejtpërdrejt në ambientet e Institucionit të Presidentit të Republikës, në adresën: Institucioni i Presidentit të Republikës, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 1 Tiranë, Kodi Postar 1001.
Afati i paraqitjes së kërkesës me dokumentacionin e nevojshëm është brenda datës 30 nëntor 2025.
Pas administrimit të dokumentacionit, lista e aplikuesve do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të Institucionit të Presidentit të Republikës dhe në mjetet e informimit publik. Më tej, dosjet respektive për secilin aplikues do t’i përcillen Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për vlerësim sipas Kushtetutës dhe ligjit.
Institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë transparent çdo rezultat të këtij procesi në përputhje me Kushtetutën dhe procedurën e parashikuar në nenin 7/b të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.
Njihu me vendimin nr. 65, datë 24.10.2025 të Gjykatës Kushtetuese: Vendim Nr 65 Datë 24.10.25
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
31 Tetor18:18
“Mos e kërko vëllain se ka vdekur”/ Flet motra e Aranit Kurtit krimit në lokal: Nuk besoj se u vra për një kafe
Në orët e para të 22 tetorit, një debat në dukje banal për një kafe përfundoi tragjikisht me vrasjen e dy personave.
33...
AKTUALITET
31 Tetor18:10
Kryepeshkopi i Shqipërisë Joan Pelushi takohet me Papa Leo XIV: Duhet të luftojmë për paqe
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi është takuar me Papa Leoni XIV. Ky takim ësht&e...
AKTUALITET
31 Tetor18:01
BIRN: Zv.kryeministrja Belinda Balluku, e pandehur për tenderin e tunelit të Llogarasë
Zv. kryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë u paraqit pasditen e të premtes në Prok...
AKTUALITET
31 Tetor17:16
Pas shtatë orësh “liri”, Erion Veliaj kthehet në burgun e Durrësit
Pas më shumë se 7 orësh diskutimesh, ka përfunduar në orën 17:00 seanca në Gjykatën Kushtetuese ku u shqyrtua ankimi i E...
AKTUALITET
31 Tetor17:06
Ballukut i komunikohet akuzë pa masë sigurie
Numri i dy i qeverisë 'Rama', Belinda Balluku është marrë zyrtarisht e pandehur për shkelje të barazisë të pjesëmar...
AKTUALITET
31 Tetor16:53
E rëndë/ 39-vjeçari në Pogradec gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë
Një 39-vjeçar në fshatin Mëmëlisht të Pogradecit është gjendur i vdekur nga familjarët. Sipas burimeve, familja...
AKTUALITET
31 Tetor16:41
SPAK reagim zyrtar për akuzën ndaj Belinda Ballukut. Ja për çfarë u mor e pandehur
Prokuroria e Posaçme dha njoftim zyrtar për vënien nën akuzë të Belinda Ballukut.
Sipas SPAK, Balluku është vën&...
AKTUALITET
31 Tetor16:30
Çuarja e Pamela Qirkos për çështjen ‘Belinda’/ A po tentohet përjashtimi i prokurorit Prençi nga dosja. Ja arsyeja
Teksa në derën e prokurorisë së posaçme u shfaq fillimisht Pamela Qirko, e motra e Ballukut e cila me sa duket në të ardh...
AKTUALITET
31 Tetor16:20
A mund të përcaktojë presidenti se ku duhet shqyrtuar një çështje? Rusmajli: Sqarimi ynë për dekretin ishte ligjor, jo urdhërues
Ilirjan Rusmali, përfaqësues i Presidencës, u pyet nëse Presidenca ka kompetencë që të përcaktojë juridiksionin e...
AKTUALITET
31 Tetor16:08
Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit, ndryshime në drejtimin e komisariateve
Kryekomisari Besmir Qibini, më parë shef i Komisariatit të Kukësit, është emëruar shef i Komisariatit nr. 3 në Tiran&e...