AKTUALITET

Mbetjet toksike/ VOA: Qeveria deklaroi se strukturat shtetërore nisën hetim të përbashkët me OLAF

I.A Përditësimi i fundit 24 Gusht 2024, 22:54

Mbetjet toksike/ VOA: Qeveria deklaroi se strukturat shtetërore nisën

TIRANË- Qeveria shqiptare hodhi poshtë komentet se ajo nuk ka vepruar në lidhje me rastet e dyshuara për transport të parregullt drejt Tajlandës dhe Kinës të një sasie mallrash me përmbajtje mbetjesh të dala nga proceset teknologjike në Shqipëri dhe Kosovë.

Në deklaratën e përbashkët nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit të shtunën theksohet se dy operatorët ekonomikë, njëri në Shqipëri dhe tjetri në Kosovë, po bëjnë përpjekje të dukshme për t’iu shmangur përgjegjësive, ndaj "pritja e rezultatit të hetimeve dhe analizave përkatëse do të ishte më mirë se sa të ngarkohen me përgjegjësi agjencitë ligjzbatuese".

Qeveria deklaroi të shtunën se strukturat shtetërore nisën menjëherë një shkëmbim intensiv informacioni si dhe një hetim të përbashkët me OLAF (Zyrën e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimit) "qysh prej momentit të parë të sinjalizimit të këtyre dyshimeve" muajin e kaluar.

Në deklaratë thuhet se në të dyja rastet e përfolura të transportit, nga Elbasani drejt Tajlandës dhe nga Kosova drejt Kinës, mallrat e deklaruara si okside/hidrokside hekuri apo koncentrat zinku, “janë transportuar nga Porti i Durrësit drejt porteve evropiane përmes linjave konteinerike ndërkombëtare me reputacion të padyshimtë” dhe “nuk janë bërë objekte kontrollesh në vendet e BE-së, ku kanë ndaluar dhe janë magazinuar përkohësisht, por janë lejuar të vijojnë itinerarin e tyre”.

Ashtu si edhe ngarkesa të ngjashme në të kaluarën, edhe dy në proceset e fundit, theksohet në deklaratë, “mallra me klasifikim të tillë nuk janë konsideruar asnjëherë si mbetje të rrezikshme nga organet doganore dhe mjedisore”.

“Këto mallra nuk bëjnë pjesë në kategorizimet e parashikuara në Kodin Ndërkombëtar Detar për Mallrat e Rrezikshme (IMDG Code) dhe për pasojë nuk mund të aludohet për mosveprim të administratës portuale apo asaj detare” thuhet në deklaratë, ku theksohet se falë përvojës me protokollet e kësaj fushe të autoriteteve portuale shqiptare, "Shqipëria është klasifikuar si një vend i sigurtë, pasi është është verifikuar dhe çertifikuar në disa inspektime ndërkombëtare përgjatë viteve të fundit".

Në 10 muajt e fundit autoritetet doganore kineze kanë pranuar 360 njësi konteinerike dhe “ngarkesa të tilla janë pranuar rregullisht nga vendet tranzit dhe nga vendet e destinacionit fundor”, thuhet në deklaratë.

“Nuk mundet që Shqipëria të pranojë a priori rikthimin e ngarkesave të tilla vetëm mbi bazën e dyshimeve e të spekullimeve, pa realizimin e analizave shteruese dhe provave ligjore të besueshme dhe të verifikueshme”, thuhet në deklaratë.

Hetimet e organeve ligjzbatuese duhen pritur, sipas deklaratës, edhe në rastin kur ngarkesa duhet deklaruar si mall i rrezikshëm apo mbetje e rrezikshme, gjë që është detyrim i eksportuesit apo importuesit me dokumenta, analiza dhe autorizime, sipas konventave ndërkombëtare.

Dy ministritë theksuan se prej disa ditësh “disa burime mediatike të caktuara” përmes “lajmeve toksike” po bëjnë aludime për “mallra të rrezikshme”, që kanë dalë nga Shqipëria, dhe “pa pritur rezultatet e hetimeve” po denigrojnë agjencitë ligjzbatuese përmes “fabrikimeve e të akuzave të pandalura”.

Prokuroria e Durrësit njoftoi të mërkurën se ka nisur hetimet, në bashkëpunim me Zyrën Europiane kundër Mashtrimit Ekonomik (OLAF), mbi më shumë se 800 ton mbetje që dyshohet të jenë të rrezikshme, të ngarkuara në 100 kontenierë të nisur nga Porti i Durrësit në fillim të muajit korrik.

Hetimi ka nisur mbi dyshimet për kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara mbi materialet nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ndërsa Drejtoria e Policisë së Durrësit ka dorëzuar një tjetër material hetimor nën dyshimet për transportim të mbetjeve dhe shpërdorim i detyrës./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë