Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË - Ofruesit e internetit në Shqipëri u urdhëruan të bllokojnë TikTok-un më 13 mars, pas një vendimi të qeverisë për të vendosur një ndalim njëvjeçar – por aplikacioni në versionin për celular vazhdonte të funksiononte për disa përdorues edhe të premten.
Megjithatë, TikTok nuk ka qenë i aksesueshëm në versionin e tij në ueb që prej vendosjes së ndalimit, duke shkaktuar kritika nga organizatat për lirinë e medias.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike deklaroi se më 13 mars, i kishte kërkuar ofruesve të internetit marrjen e masave të nevojshme për të bllokuar aksesin në aplikacionin TikTok dhe infrastrukturën e tij dixhitale në territorin shqiptar.
Sipas autoritetit, ndalimi do të zbatohet teknikisht përmes bllokimit të IP-ve (protokollit të internetit) të TikTok në Shqipëri, bllokimit të DNS-ve (sistemit të emrave të domain-eve) të TikTok në Shqipëri, bllokimit të SNI-ve (indeksimeve të emrave të serverëve) të TikTok në Shqipëri dhe bllokimit të IP-ve të kompanisë që zotëron platformën, ByteDance, në Shqipëri.
Ofruesit e shërbimeve të internetit u urdhëruan të dërgonin një konfirmim me shkrim pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike se kishin mbyllur aksesin në IP-të dhe domain-et përkatëse deri më 13 mars.
Orkidea Xhaferraj, eksperte pranë Qendrës për Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim, i tha BIRN-it se “ka shumë pak informacion publik mbi masat teknike që po ndërmerren lidhur me ndërprerjen e aksesit në platformën TikTok”.
“Në përgjigje të kërkesës sonë për informacion, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike sqaroi se po përdoren metoda filtrimi të DNS-ve, IP-ve dhe SNI-ve – informacion i cili është bërë publik edhe nga mediat online”, tha Xhaferraj.
“Filtrimi i SNI-ve në shkallë kombëtare kërkon më shumë kohë për t’u zbatuar teknikisht dhe mund të kërkojë përdorimin e zgjidhjeve të caktuara harduerike dhe softuerike”, shtoi ajo.
Xhaferraj theksoi se është e rëndësishme që ky proces të jetë transparent, “duke qenë se vendimi për të bllokuar aksesin në TikTok në Shqipëri prek të drejtat dixhitale të qytetarëve, lirinë e shprehjes dhe aksesin në informacion”.
Kryeministri Edi Rama e propozoi për herë të parë ndalimin në dhjetor, një muaj pas vrasjes me thikë të një 14-vjeçari, pas një serie konfliktesh në rrjetet sociale.
Sipas Politico, pas vrasjes disa video në TikTok tregonin të rinj që shprehnin mbështetje për autorin e krimit. Megjithatë, TikTok i tha BIRN-it se nuk kishte prova që autori ose viktima kishin llogari në TikTok. Platforma tha se raportet sugjerojnë që videot për ngjarjen ishin postuar në një tjetër rrjet social dhe jo në TikTok.
Kryeministri socialist, në pushtet që nga viti 2013, këmbënguli se vendimi nuk ishte “i nxituar”, por bazohej në një anketim me rreth 65 mijë prindër, 90 për qind e të cilëve kishin kërkuar mbylljen e TikTok-ut.
Vendimi për të vendosur ndalimin është parë nga disa si një lëvizje populiste në prag të zgjedhjeve të majit në Shqipëri. Ai është kritikuar nga partitë opozitare, të cilat organizuan një protestë kundër ndalimit më 15 mars në Tiranë.
Daniel Prroni, studiues në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim, i tha BIRN-it se “mbyllja e TikTok nuk i zgjidh shqetësimet për rrjetet sociale, por mund t’i thellojë ato”.
“Zgjidhja më e qëndrueshme është përafrimi me Aktin për Shërbimet Dixhitale të BE-së, i cili forcon të drejtat e përdoruesve dhe vendos rregulla të qarta për moderimin e përmbajtjes. Institucionet duhet të përqendrojnë përpjekjet në këtë drejtim,” tha Prroni.
Dy organizata evropiane për lirinë e medias, Safe Journalists Network dhe Media Freedom Rapid Response, shprehën “shqetësim serioz” për vendimin e qeverisë shqiptare.
“Ne theksojmë se ndalimi total i një platforme përbën një kufizim ekstrem të të drejtës për lirinë e shprehjes dhe aksesin në informacion. Ndalimi i plotë i një platforme cënon proporcionalitetin, duke ndikuar te shprehja legjitime e të gjithë përdoruesve dhe duke kufizuar debatin publik dhe aksesin në burime të ndryshme informacioni,” thuhet në deklaratën e tyre.
“Zgjidhjet alternative të synuara, si moderimi i fortë i përmbajtjes, verifikimi i moshës dhe programet e avancuara të edukimit të përdoruesve, duhet të ishin eksploruar plotësisht para vendosjes së një ndalimi total. Natyrshëm, masa e përgjithshme krijon një precedent të rrezikshëm për ndërhyrje të tepruara të shtetit në të drejtat dixhitale,” shtuan ata.
Platforma kineze për ndarjen e videove është jashtëzakonisht e popullore në Shqipëri, me 1.53 milionë përdorues mbi moshën 18 vjeç që nga fillimi i vitit 2024, sipas të dhënave të kompanisë mëmë ByteDance. Shqipëria ka një popullsi prej 2.4 milionë banorësh./BIRN
Foto ilustruese TIRANË - Le të shërbejë tragjedia e fqinjëve si kambanë alarmi për të marrë sa më sh...
Foto ilustruese TIRANË - Numri i banorëve në zonat rurale ka rënë me rreth 18% nga 2011-2023 sipas rezultateve të Censit p&eu...
SELANIK- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e dy shqiptarëve në Selanik. Mediat greke raportojnë se ngjarja e p...
SELANIK- Një ngjarje e rëndë është regjistrua diën e sotme në Evosmos të Selanikut. Raportohet se një përles...
ITALI- Autoritetet italiane kanë zhvilluar së fundmi një operacion antidrogë ku kanë vënë në pranga 9 persona. Më...
Majlinda Bufi ROSKOVEC- Disa ditë më parë, VoxNews denoncoi ekskluzivisht se kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, re...
TIRANË- Një grup që merrej me trafikimin e vajzave të huaja dhe shfrytëzimin e tyre për prostitucion është goditu...
SPANJË- Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë, pasi u kap me 799 bimë marijuanë në makinë....
ITALI- Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi ishte i përfshirë në grup të trafikut t&eum...
KAMËZ- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin e rrugës Fushë Krujë-Kamëz pranë Niklës. Mësohet ...