Shi i dendur dhe stuhi ere në vend, temperaturat pësojnë rënie, njihuni me temperaturat për sot
Një qendër e presionit të ulët atmosferik, e zhvilluar përkatësisht mbi Adriatik, do të sjellë në vendin tonë...
Një qendër e presionit të ulët atmosferik, e zhvilluar përkatësisht mbi Adriatik, do të sjellë në vendin tonë...
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Një incident është regjistruar në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, gjatë një aksioni të forcave "Shqi...
Policia ka ndërhyrë në lulishten pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, duke nisur shoqërimet e protestuesve. Gjat&...
Prej orës 14:30 të kësaj të shtune (24 tetor) vijon përleshja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës. S...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Vetëm përgjatë tre javëve të para të muajit dhjetor 2025 janë regjistruar tre episode të ndryshme dhune ndërmjet nxënësve në disa qytete kryesore të vendit, ku grupe adoleshentësh janë sulmuar midis njëri-tjetrit fare pranë ambienteve të shkollave në Sarandë, Shkodër dhe Durrës. Në një rast me pasojë tragjike humbjen e jetës.
Dukshëm, vendimi i qeverisë shqiptare në mars të vitit 2025 për mbylljen e platformës TikTok nuk ka ndikuar në minimizimin e rasteve të dhunës në institucionet e arsimit publik shqiptar.
Blerjana Bino, drejtuese e Qendrës Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV), i tha BIRN se mbyllja e TikTok-ut për të minimizuar dhunën e të rinjve në shkolla në fakt nuk ishte zgjidhje e problemit, por transferim i përgjegjësisë së të gjithë aktorëve tek teknologjia.
“Fajësojmë TikTok-un për të dalë nga situata”, i tha BIRN Bino.
“Kjo të jep një iluzion sigurie dhe një narrativë justifikuese që, përballë një gjëme të madhe si vrasja e një të riu nga bashkëmoshatari në shkollë, duket sikur qeveria po bën diçka për të zgjidhur situatën”, i tha BIRN Blerjana Bino.
Edhe pse fillimisht vendimi për mbylljen e TikTok-ut u kritikua nga një sërë organizatash të shoqërisë civile dhe aktivistë të lirisë së shprehjes, kryeministri Rama asokohe këmbënguli se vendimi i tij nuk ishte “i nxituar”, por bazohej në një anketim me rreth 65,000 prindër, 90 për qind e të cilëve kishin kërkuar mbylljen e TikTok-ut me pretekstin se duhej luftuar fenomeni i dhunës që i kishte rrënjët në rrjetet sociale.
Drejtuesi i organizatës Qëndresa Qytetare, një organizatë që merret prej vitesh me forcimin e rolit të qytetarëve, si edhe me problemet e arsimit, i tha gjithashtu BIRN se mbyllja e TikTok-ut nuk dha rezultatin për të cilin u iniciua.
“Me shtimin e rasteve të dhunës në shkolla, mbyllja e TikTok-ut tregoi se ishte një masë pa ndikim në parandalimin e dhunës mes të miturve”, i tha BIRN Rigels Xhemollari.
“Dyshoj se për periudhën që u mbyll pati më shumë efekt kontrolli të përmbajtjeve elektorale në zgjedhje”, pranoi Xhemollari.
Ngjashëm, edhe Blerjana Bino theksoi se mbyllja e TikTok-ut, përveç se nuk zgjidhi problemin e dhunës, dëmtoi edhe komunikimin e partive me qytetarët gjatë fushatës zgjedhore 2025, duke cenuar hapësirat demokratike të komunikimit.
“Për sa kohë nuk pati një vlerësim të bazuar në evidencë për të arsyetuar vendimin e mbylljes së platformës, kjo lë hapësira për të deduktuar se ka pasur qëllime të tjera dhe siguria e të rinjve është përdorur si justifikim”, tha Bino.
Ekspertët pranuan për BIRN se dhuna ndaj të rinjve në fakt është një fenomen shoqëror kompleks dhe nuk ka një zgjidhje të vetme, të tillë si mbyllja e platformave të caktuara.
Xhemollari i tha BIRN se Qëndresa Qytetare i ka propozuar Ministrisë së Arsimit disa masa që mund të kontribuojnë realisht në uljen e nivelit të dhunës në institucionet e arsimit.
“Ne kemi propozuar orarin 8 me 4 për shkollat publike, si masë që të miturit të mbahen nën mbikëqyrje dhe kontroll gjatë kohës që janë jashtë mbikëqyrjes prindërore”, tha Xhemollari.
Sipas Xhemollarit, kjo nga ana tjetër rrit mundësinë për angazhimin sportiv, kulturor dhe individual të të rinjve, larg ofertave të kontingjentëve kriminalë dhe të drogës.
Edhe ekspertja Bino është e mendimit se theksi duhet vënë te roli parësor i shkollës dhe i të gjithë ekosistemit të arsimit publik e privat në vend.
“Përmirësimi i sigurisë, përmirësimi i orarit të mësimit dhe zbatimi real i konceptit të shkollës si qendër komunitare, ku fëmijët dhe të rinjtë mund të angazhohen në aktivitete sportive e edukuese, do të mund të ishte një zgjidhje afatgjatë”, tha Bino për BIRN.
Ajo shtoi se më tej duhen forcuar gjithashtu marrëdhëniet prindër – mësues, në mënyrë që të ketë dialog të vazhdueshëm për reagimin në kohë dhe zgjidhjen e problemeve, si edhe të forcohen kapacitetet e mësuesve dhe psikologëve në shkolla.
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Haxhiaj” të njësisë administrative Gjegjan, ...
Në vitin 2026, financimet për kontratat koncesionare dhe projektet e partneritetit publik-privat (PPP) me mbështetje nga buxheti i shtetit para...
Policia kufitare thotë se aksi rrugor Strugë-Qafë Thanë është zhbllokuar pas një aksidenti që ndodhi dy ditë më...
Ministria e Jashtme ka reaguar në lidhje me zjarrin tragjik në Zvicër, në barin e VIP-ave, ku 47 persona mbetën të vdekur dhe...
Durrësi ka kaluar një natë relativisht të qetë gjatë ndërrimit të viteve, pa incidente të rënda të rendit...
Instituti i Gjeoshkencës ka ndarë një parashikim mbi situatën meteorologjike të pasdites së sotme, e enjte (1 janar), dhe nesë...
Është zbardhur drafti i amnistisë penale, sipas të cilit pritet që rreth 380 të dënuar të lirohen menjëherë, n...
Policia ka arrestuar një 29-vjeçar në Laç. Ai u arrestua nga policia, pasi iu gjet një armë zjarri automatik me...
Një aksident ka ndodhur pak më parë në rrethrrotullimin e Plukut në Lushnje. Një mjet tip Benz ka përplasur nga mbrapa nj&eum...
Një lajm i trishtë ka ardhur në ditën e parë të vitit nga bota e mjekësisë në vendin tonë! Mjeku Eduart...